Laborator dhe Radiologji

Dhurimi i gjakut në verë, pse është i rëndësishëm

Dhurimi i gjakut është një akt altruist që shpëton mijëra jetë njerëzore çdo vit. Në këto kohët e pandemisë ku të gjithë ishin të izoluar institucione të ndryshme u përfshin në sensibilizimin për dhurimin e gjakut. Por në verë dhurimi i gjakut bëhet veçanërisht i rëndësishëm. Në muajt qershor, korrik e gusht intensifikohen fushatat për të sensibilizuar dhurimin e gjakut. Arsyeja kryesore është se në këto muaj të vitit reduktohet në mënyrë drastike numri i dhuruesve për shkak të pushimeve. 14 qershori ishte dita botërore e Dhurimit të Gjakut dhe eventi global këtë vit u bë në Itali.

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM

Kur nis sezoni i pushimeve shumë njerëz të tjerë janë të sëmurë apo të shtruar në spitale. Disa prej tyre në trajtim kemioterapeutik pasi po luftojnë me kancerin e të tjerë në nevojë për një transplant urgjennt organi.
Pa kontributin e vullnetarëve, këta njerëz nuk do të mund të mbijetonin. Gjaku është i domosdoshëm në shumë situata dhe jo vetëm në rastet që përmendëm më sipër.

Numri i aksidenteve është më i lartë në verë

Një tjetër arsye pse është e rëndësishme të dhuroni gjak në verë është se në këtë stinë rritet numri i aksidenteve rrugore. Udhëtimet e gjata me makinë pa pushim, asfalti i lagur nga shiu apo udhëtimi natën shkaktojnë viktima nëpër rrugë.

Kujtohuni të dhuroni gjak apo plazmën para se të niseni me pushime për të ndihmuar spitalet të përballin më mirë këtë situatë të pakëndshme.

Dhurimi i gjakut shpëton jetë!
Dhurimi i gjakut në verë është i rëndësishëm por i nevojshëm për gjatë gjithë vitit. Çdo ditë mijëra persona të plagosur në aksidente kanë nevojë për një transfuzion. Gjaku gjithashtu është i nevojshëm edhe në shumë raste të tjera:
Gratë që pas një lindje kanë pësuar hemorragji
Fëmijët me anemi të rëndë
Persona që kanë pësuar një lezion të rëndë që mund të mos jetë nga një aksident rrugor
Pacientë që i nënshtrohen një operacioni kirurgjikal
Njerëzit talasemikë

Gjithashtu duhet të dimë se edhe gjaku, si çdo dhurim tjetër ka një datë skadence. Për më tepër që ka grupe gjaku që vështirë të gjenden.
A e keni menduar të bëheni një dhurues gjaku? Nëse gëzoni shëndet të plotë dhe e keni mundësinë, mos hezitoni. Dhuroni pak nga gjaku juaj për të shpëtuar shumë njerëz./MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

3 weeks ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

1 month ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 months ago