Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Opioidët, përdorimi i tyre dhe si t’i njohim

Ilaçet opioide janë substanca kimike, natyrale apo të prodhuara në laborator, që prodhojnë efekte farmakologjike duke imituar opioidet endogjenë. Në fakt vetë opioidët janë substanca që prodhohen normalisht nga trupi i njeriut dhe veprojnë duke u lidhur me receptorë specifike të pranishëm kryesisht në sistemin nervor dhe në një masë më të vogël në sistemin gastro-intestinal.

Ilaçet opioide përdoren ne mjekësi me funksionin:
Analgjezik, në trajtimin e dhimbjes akute apo kronike
Antidiarreik, në trajtimin e disa llojeve të diarresë
Antikollë, në trajtimin e kollës së thatë
Antidispnoik, në trajtimin e edemës polmonare akute.

PAK HISTORI

Opioidët janë ilaçet më antike në botë që daton që në vitet 3 mijë para Krishtit dhe ka gjurmë të njohjes së disa prej viteve të opiumit në kulturën kineze dhe arabe. Duke nisur nga viti 300 para Krishtit gjenden dokumentet e para të shkruara mbi vetitë e opiumit falë Theophrastus, filozofit dhe botanistit grek.

Në 1806 u izolua nga Serturner duke izoluar molekulën morfinë nga opiumi dhe nisi të përhapej përdorimi i saj në botë që fillimisht besohej se nuk shkaktonin varësi.

OPIOIDËT ENDOGJENË

Opioidët endogjenë prodhohen fiziologjikisht nga trupi i njeriut dhe veprojnë me qëllim kontrollin dhe modifikimin e funksioneve të ndryshme:
Funksionet shqisore: qëllimi kryesor është frenimi i stimujve të dhimbjes
Funksioni modelues i sistemit gastro-intestinal dhe endokrin
Funksioni emocional, kjo shihet mbi të gjitha në kapacitetet e fuqishme të varësisë që mud të krijohet nga opioidet sintetikë.
Funksione konjitive: veprojnë në sjellje dhe kujtesë.

Në trupin e njeriut prodhohen tre lloje të ndryshme opioidësh endogjenë: enkefaline, endorfine dhe dinorfine të cilët lidhen me receptorët e tyre specifikë.

ILAÇET OPIOIDE

Në bazë të karakteristikave të tyre kimike ilaçet opioide mund të ndahen në:

Opioide natyrale
Janë ato ilaçe që vijnë direkt nga opiumi. Bëhet fjalë për alkaloidë natyralë të pranishme në brendësi të rrëshirës së lulëkuqes, në veçanti të papaver somniferum.Lulëkuqja është burimi kryesor i opioideve por ka dhe lloje të tjera. Më të përdorurat mes opioideve natyrale në fushën mjekësore janë:

Morfina– është ilaçi më i përdorur për të kontrolluar dhimbjet akute dhe kronike. Përodret në trajtimet e dhimbjes akute intraoperatore dhe post-kirurgjikale, por dhe në terapinë e dhimbjes akute si për shembull gurët e veshkave apo frakturat. Gjen një përdorim të gjerë dhe në kujdesin paliativ për trajtimin e dhimbjeve onkologjike.
Morfina karakterizohet nga një veprim i fuqishëm dhe i shpejtë analgjezik dhe ka një efekt të rëndësishëm eufori, prandaj vepron në përbërësin psikoligjik të dhimbjes.

Kodeina (Codeine)- analgjezik më i dobët se morfina dhe që përdoret si zgjedhje e parë vetëm në dhimbjet akute të moderuara. Ka një veprim analgjezik sa 20% e morfinës, dhe ndryshe nga kjo e fundit, nuk ka efektin euforizues. Shitet shpesh në kombinim me paracetamolin për të fuqizuar efektet e saj antidolorifike. Kodeina ka një fushë të rëndësishme përdorimi si ilaç sedativ për kollën.
Estetët e morfinës- bëhet fjalë për ilaçe derivate të morfinës, të modifikuara nga ana kimike. Kanë një veprim të ngjashëm me morfinën, por shumë më të shpejtë dhe efekte më të theksuara. Këtu hyn dhe kategoria e famshme e substancave abuzuese, si heroina e quajtur edhe diacetilmorfina.

Opioidët gjysmësintetik
Substanca të prodhuara nga morfina apo estetët e saj, dhe më të përdorur në mjekësi janë oksikodoni, hidrokodoni dhe hidromorfoni.

Opioidet sintetike
Janë ilaçe të prodhuara në laborator, mes të cilëve:

Fentanyl – një analgjezik 100 herë më i fuqishëm se morfina por që veprimi i saj është më i kufizuar në kohë. Efekti i saj përfundon brenda 30 minutash. Përdorimi i saj është në situatë emergjente dhe në menaxhimin e dhimbjes kirurgjikale.
Sufentanil – Një analgjezik i të njëjtës familje me Fentanyl, por është mes 5-10 herë më e fuqishme se kjo e fundit. Përdoret në sallën e operacionit apo në situata emergjence. Efekti i saj ndodh shumë shpejt pas marrjes, por po aq shpejt mbaron dhe veprimi i saj, në pak minuta. Merret kryesisht në mënyrë endovenoze, por ka një përdorim të gjerë dhe në anestezinë epidurale.
Remifentanil– dhe kjo më e fuqishme se fentanil. Një kohëzgjatje veprimi shumë të shkurtër, 5-10 minuta pasi është ndërprerë marrja e saj.
Tramadol – një ilaç me fushë të gjërë përdorimi në menaxhimin e dhimbjes akute të mesme deri të moderuara. Dhe pse konsiderohet drogë, mund të jepet me recetë mjekësore të papërsëritshme, por pa recetat e veçanta mjekësore që janë të nevojshme për pothuajse të gjithë opioidet e tjera.
Metadoni– një përbërje kimike me të njëjtat veti si morfina por me kohëzgjatje dhe veprim më të gjatë, që kalon 24 orë. Përdoret për trajtimin e dhimbjeve kronike, po mbi të gjitha në trajtimin e varësisë nga droga.

PËR ÇFARË SHËRBEJNË?

Trajtimin e dhimbjeve. Janë ilaçe të rëndësishme në sallat operatore, por dhe në menaxhimin e dhimbjes gjatë kujdesit paliativ.
Anestezi. Janë ilaçe kryesore në anesteziologji dhe përdoren si ndihmës të ilaçeve anestezike.
Trajtimi i kollës. Ka një veprim të mirë si qetësues për kollën pasi vepron në sistemin nervor qendror, duke penguar qendrat nervore përgjegjëse për kollën.
Trajtimi i diarresë. Ilaçet opioide funksionojnë si ngadalësues të lëvizjes së zorrëve dhe për këtë gjejnë përdori të gjerë në trajtimin e disa formave të diarresë, në veçanti dhe mjaft i njohur është Loperamide, që ka efekt vetëm në zorrë dhe jo në sistemin nervor.
Trajtimi i dispnea. Përdoret disa tipe opioidësh në trajtimin e dispneas së rëndë për shembull në rastin e edemës polmonare akute apo neoplazmave malinje pulmonare./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago