Mirëqenie

Ditët e nxehta të verës, cilët janë më të prekur nga vapa? Kujdesi i duhur

Disa fasha të popullsisë janë veçanërisht vulnerabël ndaj nxehtësisë, veçanërisht ndaj valës së të nxehtit. Kjo për shkak të karakteristikave të organizmit të tyre dhe gjendjes specifike të shëndetit. Këto kategori duhet të marrin masa të veçanta për tu mbrojtur gjatë verës.

Mes masave bazë, është ajo e veshjeve të përshtatshme, hidratimi i vazhdueshëm dhe shmangia e ekspozimit në diell në orët e pikut. Mes këtyre kategorive janë:
Fëmijët nën 5 vjeç
Të rriturit mbi 65 vjeç
Të prekurit nga sëmundjet kronike
Kushdo që bën aktivitet fizik në ambiente të hapura.

FËMIJËT

Fëmijët, sidomos më të vegjlit, janë mes kategorive më vulnerable nga i nxehti. Kjo ndodh pasi organizmi i më të vegjëlve i humb më shpejt lëngjet. Për këtë arsye dehidratohen më shpejtë.

Raporti sipërfaqe/ vëllim i trupit të fëmijës është më i lartë se tek të rriturit dhe për këtë arsye prodhon ngrohtësi më shpejt. Për këtë arsye është e nevojshme ti kushtohet vëmendje rritjes së temperaturës, duke e mbrojtur nga dielli dhe duke kufizuar aktivitetin fizik.

Shto këtu dhe faktin se më të vegjlit nuk janë në gjendje të përceptojnë sinjalet e dehidratimit dhe as efektet e nxehtësisë në trup, por ka më shumë të ngjarë të jenë më të grindur dhe më të bezdisur se zakonisht.

TË MOSHUARIT

Një tjetër grup vulnerabël ndaj valës së të nxehtit janë të moshuarit, shkaktuar nga ngadalësimi i funksioneve të hipotalamusit pas moshës 65 vjeç. Hipotalamusi është një zonë e trupit që rregullon temperaturën e brendshme të tij.

Dhe të moshuarit, si fëmijët, kanë një perceptim të ulët të etjes. Kjo i ekspozon më shumë ndaj rrezikut të dehidratimit, dhe për ta shmangur është e nevojshme t’i kujtojmë që të pijnë shpesh.

Personat e moshuar prodhojnë më pak djersë krahasuar me të rriturit. Për këtë arsye kanë tendencë të kenë më shumë nxehtësi trupore. Në ambiente me lagështirë djersitja pengohet më tej, duke rritur rrezikun e goditjes nga nxehtësia.

SUBJEKTET E HIPERTENSIONIT

Nxehtësia e tepërt sjell dilatim të arterieve dhe favorizon dehidratimin. Të dy këta faktorë ndikojnë negativisht tek të prekurit nga tensioni i lartë. Këshillohet të konsultoheni me mjekun për ndryshime të mudshme të dozës së ilaçeve gjatë stinës së nxehtë.

Efektet më të dukshme ndaj temperaturave të larta, në përgjithësi është rënia e tensionit. Doza e zakonshme e ilaçeve mund të shkaktojë rënie të mprehtë në periudhën e nxehtë. Për këtë arsye, është e këshillueshme ti nënshtrohemi një kontrolli për të shmangur komplikacionet.

OBEZËT DHE KARDIOPATIKËT

Temperaturat e larta ndikojnë dhe në shëndetin kardiovaskular. Sigurisht, efekte të tilla do të jenë më të rënda tek personat me probleme të mëparshme. Shqetësimet kardiake kufizojnë aftësinë e trupit për të shpërndarë nxehtësinë. Gjithashtu ekziston dhe rreziku i një mbingarkese.

Pacientët me zemër shpesh marri ilaçe diuretike. Kjo çon në eliminimin konstant të ujit nga grupi, që ndërhyn në mekanizmin e djersitjes. Prandaj ata janë më lehtë të ekspozuar ndaj dehidratimit.

Dhe obezët gjithashtu kanë probleme me shpërndarjen e nxehtësisë në trup. Në prani të temperaturave të larta, trupi reagon duke prodhuar djersë të tepërt. Për këtë arsye, humbin më lehtësisht lëngje dhe kripëra minerale, pra dehidratim.
Gjithashtu, vëllimi i yndyrës trupore është më i lartë tek ata që janë mbipeshë, dhe mekanizmi i rregullimit të temperaturës së trupit ndryshon. Për këtë arsye janë më të ekspozuar se të tjerët ndaj valëve të nxehtësisë.

SPORTISTËT DHE ATA QË PUNOJNË NË MJEDIS TË HAPUR

Dhe ata që bëjnë aktivitet fizik intensiv, hyjnë tek grupet vulnerable ndaj nxehtësisë. Ekspozimi direkt në diell bën që ata të vuajnë ndikimin direkt të temperaturave të larta. Qoftë ekspozimi i drejt për drejtë në diell, apo dhe aktiviteti fizik i ekspozojnë ata më shumë ndaj dehidratimit.

Këshillohet të mbrohen në mënyrën e duhur, dhe kur është e mundur, të kufizojnë aktivitetin në orët kur dielli është më i fortë. E nevojshme gjithashtu të hidratohen me një frekuencë të caktuar duke konsumuar dyfishin e sasisë së ujit që merr aktualisht. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago