Nena dhe Femija

Diabeti melitus tek fëmijët, këshillat e pediatres Zerina Sheme

Është sëmundje kronike që shoqërohet me rritjen e sheqerit në gjak. Tek adoleshentët vihet re tendencë në rritje i diabetit melitus, i varur nga insulina.

Mungesa e insulinës shkakton një uri të qelizës për glukozë, ndërkohë që në gjak ka shifra të larta të glicemisë.

Mendohet se është një sëmundje autoimune që ndodh në persona të predispozuar gjenetikisht.

Edhe disa viruse që prekin pankreasin mund të lenë pasojë diabet tek fëmijët.
1/2500 fëmijë është frekuenca e sotme e rasteve në botë.
Stresi , mënyra e ushqyerjes, stili i jetesës janë faktorë shpërthyes të sëmundjes.

SHENJAT

• Urinim të shpeshtë
• Pirje e ujit mbi tre litër në ditë.
• Rënie në peshë,dhimbje koke,
• çrregullime të vëmendjes.
Diagnoza vihet në bazë të glicemisë. Glicemia esëll mbi 130 duhet të na bëjë të thellohemi në analiza të mëtejshme.
Mjekimi bëhet duke kombinuar insulinat me veprim të shpejtë dhe ato intermediare.

Niveli i glicemisë pas ngrënies na orienton për dozën mbajtëse.
Kontrolli i HbA1c ( hemoglobinës së glukozuar) duhet bërë çdo tre muaj.
Gjatë trajtimit me insulinë fëmijët mund të ndërlikohen me sëmundje të ndryshme, si psh infeksionet e shpeshta. Kjo gjë kërkon shtim të ditës së insulinës për periudha afatshkurtra.
Gjatë mjekimit mund të ndodhin efekte të padëshiruara si psh hypoglicemia. Kjo shoqërohet me djersitje të tepruar, këputje trupore, marrje mendësh.
Ndërsa në rritjen e glicemisë, shenja është tharja e lëkurës, e gjuhës deri në humbjen e ndjenjave.

KOMPLIKACIONET

Diabeti tek fëmijët kapet shumë vonë dhe shumica e pacientëve vijnë te mjeku me diabet të avancuar me zhvillim të komplikacioneve serioze të syrit, veshkave, dëmtim të nervave, sidomos neurite në anësitë e poshtme dhe sëmundjeve të zemrës.

Forma më e rëndë e diabetit është Ketoacidoza.Kjo kërkon ndërhyrje urgjente dhe monitorim i rastit në spital.

KESHILLA

Konsultohuni me mjekët tuaj përpara se të zbatoni ndryshimet — çfarë funksionon për një person tjetër mund të mos funksionojë për ju). Dhe sigurohuni që të kërkoni ndihmë nga familja dhe miqtë kur të keni nevojë për të. Sepse vetë hormonet e rritjes dhe të pubertetit mund ta modifikojnë nivelin e glicemisë dhe të sjellë të papritura serioze për shëndetin.
Mbani një dietë të ekuilibruar, të pasur me fruta dhe proteina. Mos e ndërprisni aktivitetin fizik, duke patur me vete gjithmonë një aparat të matjes së shpejtë të glicemisë dhe një ftohës kur të ruani një insulinë.

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago