Laborator dhe Radiologji

Po dëgjojmë shumë për intubimin, çfarë është dhe ilaçet që përdoren

Pengimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe hiperventilimi janë dy shkaqet e vdekjes dhe/ose gjendjes së rëndë tek të rriturit dhe të moshuarit. Teknikat e rianimimit kardiopolmonar, si intubimi, janë ndër më të rëndësishmet në menaxhimin e emergjencave të tilla, siç është sot situata e krijuar nga pandemia e COVID-19.

Intubimi është një procedurë e zakonshme në urgjencë dhe terapi intensive, dhe kjo pavarësisht sëmundjes për të cilën është i nevojshëm ndërhyrja në frymëmarrje.

Kjo procedurë në fakt shfaq vështirësi për shkak të anatomisë së strukturës së laringut, dhe kohës së pakët në dispozicion për të ndërhyrë në problem si dhe dukshmëria e dobët. Pikërisht për këtë arsye merren ilaçe speficike në gjendje që të lehtësojnë procedurën e intubimit nga mjeku.

ÇFARË ËSHTË INTUBIMI

Intubimi konsiston në vendosjen e shpejtë të një tubi të gjatë në trake me qëllim krijimin e një rruge për kalimin e ajrit. Kur vendoset tubi pacienti mund të menaxhojë më lehtë funksionimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Intubimi është teknika më e përdorur kur bëhet fjalë për të mbajtur nën kontroll rrugët e frymëmarrjes së një pacienti, pikërisht për avantazhet që ka. Nga një anë, izolon rrugët e ajrut, duke lejuar që të ruhet përshkueshmëria. Gjithashtu parandalon insuflacionin e stomakut, duke shmangur mbushjen e stomakut me ajër.

Nga ana tjetër nxit frymëmarrjen e thellë trakeale, si dhe siguron marrjen e sasisë së duhur të oksigjenit. Kjo procedurë gjithashtu eliminon nevojën e kontaktit maskë-fytyrë, dhe është një rrugë tjetër e marrjes së ilaçeve.

KUR PËRDORET INTUBIMI?

Ka udhëzime të sakta për rastet se kur përdoret kjo procedurë dhe më e zakonshme është arresti kardiorespirator. Por ka dhe situata të tjera kur kërkohet intubimi. Pacientët me nevojën për izolim ose mbrojtje të traktit respirator, ata që kanë pësuar një traumë në kokë sipas shkallës së Glasgovv më pak se 8 pikë, dhe ata që vuajnë nga insufiçenca respiratore mbi 30 apo nën 10 frymëmarrje në minutë gjithashtu i nënshtrohen intubimit.
Një tjetër rast ku praktikohet intubimi është dhe ata që vuajnë nga kriza respiratore apo kanë edemë të rrugëve të ajrit për shkak të një djegie apo anafilaksie.

ILAÇET QË PËRDOREN NË INTUBIM

Gjatë intubimit organizmi prodhon si një përgjigje të fuqishme një shkarkesë adrenergjike, të shoqëruar me takikardi, tension të lartë dhe rritje të presionit intrakranial dhe okular. Për këtë qëllim bëhet një fazë që merr emrin e preoksigjenacionit dhe gjatë të cilës merren disa ialçe me qëllim kufizimin e përgjigjes fiziologjike.

Lidokaina: përdoret tek pacientët me tension të lartë intrakranik apo me rritje të reaktiviteti bronkial. Doza e rekomanduar merret 3 minura para intubimit.
Fentanyl: një opioid që zvogëlon përgjigjen simpatike, si takikardinë apo hipotensionin arterial. Duhet pasur kujdes në marrjen e këtij ilaçi pasi është përgjegjës për depresionin respirator.
Atropina: këshillohet në parandalimine bradikardisë në pacientë pediatrikë.

ILAÇE TË TJERA PËR INTUBIMIN

Përsa i përket fazës së induktimit dhe paralizës, ilaçet qetësuese përdoren në sekuencë duke induktuar gjendjen e pavetëdijes dhe për rrjedhojë relaksues të muskujve në përgjithësi suçinylcholine. Mes bllokuesve neuromuskularë dhe ilaçet që përdoren në praktikën klinike janë:

Etomidato: një induktor që ka efekte hipnotike më të përdorura. Nuk ndikon në hemodinamikë.

Ketamina: është i vetmi ilaç që për qëndrueshmëri hemodinamike mund të krahasohet me etomidate. Bëhet fjalë për një anestezion disociues. Ai nxit lëshimin e katekolaminës, që përkthehet në një rritje të rrahjeve të zemrës, nga tensioni arterial etj.

Propofol: një ilaç i përdorur gjerësisht në induksionin anestezik pasi bëhet fjalë për një qetësues-hipnotik me veprim super të thjeshtë.

Benzodiazepine: midazolam është ilaçi më i përdorur i kësaj kategorie për efektet e shpejta dhe kohëzgjatje të shkurtër krahasuar me ilaçe të tjera të së njëjtës familje. Përveç kësaj ka një efekt amnezik më të fuqishëm. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago