Terapia e oksigjenit është një formë trajtimi që bazohet në marrjen e një sasie shtesë oksigjeni për pacientin: oksigjeni shërben që organizmi të funksionojë si duhet, dhe në kushte normale janë mushkëritë që përthithin ajrin përmes frymëmarrjes. Megjithatë ka disa patologji, mes tyre së fundmi dhe COVID-19, pandemi që përfshiu gjithë botën në 2020, që pengon përthithjen e një sasie të mjaftueshme oksigjeni.
Më poshtë do flasim për përdorimin e oksigjenit tek pacientët që kanë vështirësi në frymëarrje, por ky ilaç përdoret edhe në disa raste të tjera siç është dhe cefalea, dhimbja e kokës.
Pra, terapia e oksigjenit i jep mundësi personit të ndihet më mirë dhe aktiv. Oksigjeni mjekësor furnizohet me bombula metali apo me kontenitorë analogë, bashkë me pajisjet specifike për të marrë atë që mund të jetë në forma të ndryshme:
përmes një tubi të hollë në hundë, të formuar nga dy tuba të vegjël plastikë, të vendosur në secilën vrimë të hundës.
përmes maskës për fytyrën, që mbulon gojën dhe hundën
përmes një tubi të futur në trake në bazën e qafës (mjeku bën një prerje për të futur tubin, dhe njihet rëndom si intubim).
Terapia e oksigjenit mund të pratikohet në spital, ambulancë apo në shtëpi. Nëse pacienti ka nevojë për një trajtim kronik pra, trajtim me oksigjen për periudha të gjata apo përgjithmonë, atëhërë në shtëpi e merr oksigjenin me bombula metalike.
Terapia e oksigjenit ndihmon shumë pacientë të jetojnë një jetë më të plotë dhe më aktive, duke ndjekuar objektivat e mëposhtëm:
ul ndjesinë e gulçimit dhe lodhjes
përmirëson cilësinë e gjumit tek pacientët që vuajnë nga çrregullime të gjumit të lidhura me frymëmarrjen,
rrisin jetëgjatësinë e pacientëve me COPD (sëmundja pulmonare obstruktive kronike).
Terapia e oksigjenit mund të jetë e nevojshme në një afat të gjatë, megjithatë nuk duhet të kufizojë aktivitetet e përditshme të pacientit. Bombulat e oksigjenit të lëvizshme e bëjnë më të lehtë kryerjen e aktiviteteve normale.
Mjeku rekomandon terapinë e oksigjenit nëse niveli i oksigjenit në gjak është shumë i ulët.
Sëmundjet akute
Pacientët mund të marrin terapi oksigjeni nëse janë të shtruar në spital për shkak të një patologjie të rëndë që i ndalon ata të marrin sasinë e duhur të oksigjenit në gjak. Kur shërohet trajtimi ndërpritet. Mes tyre mund të flasim për pneumoninë e rëndë, sulmet e rënda të astmës, sindroma e shqetësimit të frymëmarrjes apo dysplasia bronkopulmonare në foshnjat premature,
Sëmundjet kronike
Terapia me oksigjen mund të përdoret për një periudhë të gjatë për të kuruar disa shqetësimë si: COPD (sëmundja pulmonare obstruktive kronike), pamjaftueshmëri e rëndë kardiake, fibroza cistike, shqetësime të lidhura me gjumin që ulin nivelin e oksigjenit gjatë gjumit, si për shembull apnea, pra e gërhitura.
Trajtimi me oksigjen i siguron pacientit një sasi shtesë të oksigjenit, një gaz i rëndësishëm për një funksionim korrekt të organizmit. Oksigjeni është i disponueshëm në forma të ndryshme dhe mund të merret në forma të ndryshme.
Mënyrat e mbajtjes
Oksigjeni mund të mbahet në tre mënyra
Gaz i ngjeshur
i lëngshëm
në formë të përqëndruar të marrë nga ajri.
Oksigjeni i ngjeshur ruhet në bombula metalike të madhësive të ndryshme. Disa prej tyre janë të vogla për të qenë më e lehtë për pacientin ta mbajë me vete.
Oksigjeni i lëngshëm është shumë i ftohtë. Kur del nga kontenieri, shndërrohet në gaz. Oksigjeni i lëngshëm dërgohet në shtëpinë e pacientit në një enë të madhe nga e cila transferohet në enë më të vogla. Avantazhi i tij është se kontenierët marrin më pak hapësirë se ato të oksigjenit të ngjeshur, por kushton më shumë dhe avullon më lehtësisht, kështu që nuk mund të ruhet për një kohë të gjatë.
Oksigjeni i përqëndruar i marrë nga ajri filtron gazrat e tjerë të pranishëm në ajër dhe magazinojnë vetëm oksigjen. Janë të përmasave të ndryshme dhe disa prej tyre mund të jenë dhe portative. Oksigjeni i përqëndruar kushton më pak krahasuar me llojet e tjera të terapisë së oksigjenit, edhe pse nuk kanë nevojë për mbajtëse për oksigjenin dhe funksionojnë me energji elektrike, pra pacienti duhet të ketë me vete ndonjë bateri në rast të shkëputjes së energjisë.
Terapia me oksigjen mund të shkaktojë komplikacione si për shembull:
tharje të hundës dhe krijimin e një koreje të mundshme
gjakosje të hundes (epistaza)
acarim të lëkurës për shkak të maskës apo tubit
lodhje në mëngjes dhe dhimbje koke.
Nëse këto simptoma vazhdojnë mjeku mund të rivlerësojë sasinë e oksigjenit të dhënë dhe/ose kohëzgjatjen e trajtimit.
Në terapinë me oksigjen transtrakeal:
grumbullim të gëlbazës në trake pasi oksigjeni than traktin respirator. Mukusi mund të shkaktojë kollë
tubi mund të rrëshqasë
ka rrezik për infeksione
ka rrezik të dëmtimit të mureve të trakesë.
Rreziku i komplikacioneve mund të zvogëlohet duke trajtuar në mënyrë korrekte dhe me kujdes tubat dhe pajisjet e tjera.
Për të qenë të sigurt për të marrë përfitimet e duhura nga terapia me oksigjen është e nevojshme të shkoni te mjeku rregullisht, për të kontrolluar progresin dhe nëse është e nevojshme për të ndryshuar terapinë.
Asnjëherë mos ndërmerrni hapa për të ndryshuar sasinë e oksigjenit që po merrni dhe gjithmonë flisni për problemet ose efektet anësore me mjekun tuaj, pasi vetëm ai është në gjendje t’ju këshillojë si të ndryshoni terapinë.
Kontaktoni me mjekun në rast seL
keni frymëmarrje më të shkurtër se zakonisht, vuani nga gërhitjet apo frymëmarrja është ndryshe nga zakonisht
keni temperaturë, më shumë gëlbazë se zakonisht dhe keni shenjat e nje infeksioni
gishtat e duarve i keni mavi. janë simptoma të trupit që nuk ka mjaftueshëm oksigjen (cianoza)
Në rast urgjente telefonin menjëherë numrin e Urgjencës./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…