Nena dhe Femija

Dhimbja e barkut tek fëmijët, çfarë duhet të dimë dhe këshillat e pediatres

Është shenjë e shpeshtë për të cilën prindërit paraqiten në klinikat pediatrike.
Me anë të këtij informacioni do të doja të ndërgjegjësohen disa prindër që shkojnë direkt tek farmacisti dhe marrin ilaç për parazitët e zorrëve.

Më poshtë po radhisim arsyet pse i dhemb barku fëmijës, sipas shpeshtësisë:

– Sa herë që fëmijët ftohen, kanë skuqje të fytit, gëlltit infeksionin në stomak, pra, i dhemb barku.

– Infeksionet e aparatit tretës, diarreja, ose disa sëmundje infektive që shoqërohen me zmadhim të gjendrrave limfatike të zorrëve, duke shkaktuar dhimbje të lehta barku.

– Infeksionet urinare janë të tretat për nga shpeshtësia. Kryesisht janë ato të rrugëve të poshtme urinare, që shoqërohet me gur, rërë në kanalet e urinës.
– Parazitët e zorrëve si psh askaridet, oksiuret janë më të shpeshta. Do të veçoja këtu Lamblia’n , e cila është një qelizor.
Lamblia dhe trikocefal janë përgjegjëse kryesore për ulçerën e duodenit tek fëmijët. Gjithashtu ky parazit mund të pezmatojë rrugët e tëmthit, duke i bllokuar ato dhe shkakton ikter ( zverdhje të syve dhe lëkurës).

– Çrregullimet nga intolerancat ushqimore, alergjitë nga disa ushqime, si e bardha e vezës, peshku, frutat e thata, kërpudhat etj.

Më konkretisht, fëmijës në vitin e parë, çdo ushqim i ri i mësohet gradualisht.
Dhimbjet e barkut mund të kenë edhe shkaqe emocionale. Psh ka nxënës para provimit që kanë ankth , disa ndjehen të mënjanuar ose të dhunuar. etj.

Zakonisht këto shoqërohen me shenja të tjera neurovegjetative si djersitje të duarve, rrahje të shpeshta të zemrës, të cilat kalojnë pa mjekim ose me këshillim psikologjik.
– Dhimbjet nga infeksioni i pankreasit, janë shumë të rralla, në formë brezi, që përhapen në shpinë. Shoqërohen me të vjella . Janë urgjencë mjeksore.

Prindi duhet të kuptojë karakterin e dhimbjes. Kur dhimbja është në formë kolikash, ( shtërngimesh,) dmth, fillon dhe pushon pas disa minutash, për tu riçfaqur përsëri. Kjo dhimbje qetësohet në kushtet e shtëpisë, me anë të Trisolit nga goja, ose çajit. Nuk rekomandohet dhënia e ilaçeve qetësuese të dhimbjes së barkut, pa rekomandimin e mjekut, sepse mund të fshehë një urgjencë mjeksore.
Gabimi që mund të bëjnë nënat është dhënia e Loperamidit, pas një diarreje të vetme.
Më të rralllat janë dhimbjet e apendicitit. Ato janë të vazhdueshme, që shoqërohen me temperaturë dhe të vjella.
Nuk qetësohen as me ndërrimin e pozicionit, as me qetësuesit e thjeshtë.
Kjo situatë kërkon dërgimin në urgjencë për tu konsultuar me kirurgun.
Tjetër arësye mund të jetë nga një ileus, ( ngatërrim zorrësh, quhet në gjuhën popullore), ose infeksion akut i tëmthit, apo ulçera e duodenit.

Edhe gëlltitja e trupave të huaj të patretshëm nga stomaku, si copa metalike, unaza, bateri të orës së dorës, etj , jashtë vëmendjes së prindit , mund të shkaktojë dhimbje barku.

Këshilla: vlerësoni gjendjen e fëmijës, nëse qan me rënkim, humbet gjallërinë e zakonshme, zbehet në fytyrë dërgojeni për konsultë tek mjeku më i afërt.
Kur nuk vjell, nuk ka temperaturë, është aktiv në intervalin që i pushon dhimbja, mos e dërgoni fëmijën në urgjencë, por vëzhgojeni hap pas hapi dhe të nesërmen dërgojeni tek mjeku i patronazhit.

Mbani gjithmonë në shtëpi Trisol. Jepjani lugë-lugë për çdo lloj dhimbje barku. Derisa të fitoni kohë për ta çuar fëmijën në vizitë mjeksore.

Artikull nga dr. pediatre Zeria Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago