Nena dhe Femija

Skarlatina, çfarë duhet të dimë për sëmundjen infektive që prek fëmijët

Është një sëmundje infektive që shkaktohet nga një mikrob në fyt, i cili quhet streptokok Beta hemolitik i grupit A. Ekzotoksinat që lëshon në gjak ky mikrob janë përgjegjëse për pikat e kuqe në lëkurë, (ekzantema).

Sëmundja takohet në formë sporadike, rrallë endemike. Prek më tepër fëmijët e moshës 3-10 vjeç, me frekuencë më të lartë në vjeshtë dimër. Mënyra e përhapjes është me anë të spërklave të pështymës. Burim infeksioni është njeriu i sëmurë, ose mbartës i streptokokut.

15% e femijeve e mbartin infeksionin.
Kalimi i semundjes le imunitet te vazhdueshëm.
I sëmuri është ngjitës derisa çfaqen puçrat.

Në vitin 1968, në Shqipëri shpërtheu një epidemi e skarlatinës ku u prekën rreth 21.000 persona.

SIMPTOMAT

Pas inkubacionit që zgjat 2-5 ditë, çfaqet temperatura e lartë, dhimbje fyti, dhimbje koke, të vjella. Në fillim çfaqen pika të kuqe në qiellzën e butë dhe gjuha merr pamjen e manaferrës, e mbuluar me një shtresë eksudati gri.
Dy ditë pas temperaturës çfaqen puçrat (ekzantemat) në ngjyrë të kuqe, punktiforme. Lëkura ngjan si kadife, në ngjyrë të kuqe të ndezur. Në fillim ekzantema çfaqet në qafë, krahëror, fytyrë, duke lënë të paprekur zonën mes buzëve dhe hundës. Bie në sy zbehja e këtij trekëndëshi nazo-labial.
Ekzantema është intensive në palat e kofshëve, krahëve, nuk prek pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Skuqja në shpatulla dhe krahëror ngjan si pelerinë.
Pas tre ditësh të çfaqjes së ekzantemës temperatura normalizohet. Lëkura deskuamohet. Dhe shërimi vjen natyrshëm. Diagnoza vihet nga shenjat klinike, analizat e gjakut. Eritrosedimenti është i lartë. Edhe titri i Antistrptolizinave mbetet i lartë për disa javë.
Mjekimi është me antibiotikë të grupi të Penicillinës për 10-14 ditë. Kur ka alergji nga Penicillina përdorim grupin e Eritromycinave.

NDERLIKIMET

Ekzotoksinat mund të dëmtojnë miokardin ( muskulin e zemrës).
E sjellim në vëmendje këtë infeksion të streptokokut për t’i kushtuar rëndësi periudhës post sëmundjes. Dy javë pas kalimit të skarlatinës mund të ndodhë një ndërlikim me prekje të veshkave, që quhet Glomerulonefrit akut.
Kjo sëmundje mund të kalojë në forma subklinike, pa u vënë re. Mungesa e ndihmës mjeksore në kohën e duhur mund ta çojë gjëndjen e fëmijës deri në dëmtime kronike të funksionit të veshkës, me albuminë në urinë, rritje të tensionit të gjakut të fëmijës, dhe edema në qepallat e poshtme, më pak në anësi.
Prandaj është e domosdoshme , për ato që kalojnë skarlatinën, dy javë më pas, të bëjnë analizën e urinës.
Ethja reumatizmale që pason skarlatinën është proces imunologjik, si pasojë e hemolizës nga toksinat e këtij mikrobi. Prek fëmijët nga mosha 5-15 vjeç.
Nuk ka vaksinë posaçërisht ndaj streptokokut B hemolitik. Ekzistojne ne tregun farmaceutik kombinime te vaksinave nga goja si psh L Antigen B.
Të sëmurët duhet të izolohen në shtëpi për 7-10 ditë.
Kjo sëmundje duhet dalluar me të gjithë sëmundjet infektive që çfaqin ekzantema, si psh Rubeola, Fruthi ose Roseola.
Roseola infantile:
Është një infeksion virusal, ngatërrohet shpesh me reaksionin nga medikamentet ose urtikarien nga parazitët.Është një sëmundje virusale që prek shpesh femijët nga 6 muaj- 2vjeç. Kalon vetë, për 3-4 ditë. Gjendja e fëmijës është e mirë. Trajtohet me sirupe qetësuese të temperaturës…
Dallimi duhet bërë me Megaleritemën, Erizipelën.
Ushqyerja e shendetshme , e pasur mevitamina dhe fruta te fresketa rrit imunitetin
Higjena e mjedisit ul mundësinë e kontaminimit me këtë mikrob, sidomos në vende ku ka grumbullime, si kopshte, shkolla, lokale publike,menca etj.

Fruthi , Rubeola

Fruthi është sëmundje ngjitëse me virulencë shumë të lartë. Prek kryesisht fëmijët. Shkaktohet nga një virus i familjes së paramyxoviruseve.
Ai është i pranishëm më faring, në sy, në urinën e të sëmurit. Lë imunitet të përhershëm.

Epidemiologjia:
Është i përhapur në gjithë botën. E ndeshim në vatra epidemike, me vdekshmëri të lartë , sidomos në moshën 1-5 vjeç.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago