Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Çfarë duhet të dimë për Xenical, kundër obezitetit

Xenical është një ilaç kundër obezitetit, përbërësi aktiv i saj është orlistat, i cili vepron duke zvogëluar me 30 % përthithjen e yndyrnave të marra me vaktet.

SI VEPRON XENICAL?

Ilaçi përthith yndyrnat me origjinë ushqimore, por pa ndryshuar oreksin, siç bëjnë ilaçet e tjera që përdoren për obezitetin. Yndyrnat e mara me ushqimet shpërbëhen falë veprimit të një grupi enzimash, lipazave. Ilaçi vepron duke ndaluar shpërbërjen e një pjese të yndyrnave. Rezultati është se 30% e yndyrnave që gëlltiten eliminohen përmes jashtëqitjes, pa kaluar procesin e metabolizmit.

Falë këtij mekanizmi veprimi, Xenical ndihmon në humbjen e peshës dhe ruajtjen e peshës së arritur. Gjithashtu ai mund të zbusë disa faktorë të rrezikut kardiovaskular, si tensioni i lartë, kolesteroli i lartë dhe glukoza në gjak.

Lexo edhe- Shpjegimi mjekësor, çfarë duhet të bëni për të rënë në peshë

KUR REKOMANDOHET

Ky ilaç rekomandohet tek personat obezë me një Indeks të Masës Trupore (BMI) i barabartë ose mbi 30 kg/m2. Gjithashtu është i vlefshëm dhe tek pacientët mbi peshë me një BMI të barabartë ose mbi 28 kg/m2, me kusht që përveçse të jetë mbipeshë, të kenë faktorë të tjerë rreziku.
Nëse pas tre muajsh trajtime me orlistat nuk është humbur të paktën 5% e peshës fillestare, trajtimi duhet të ndërpritet.

DOZA

Doza e zakonshme tek të rriturit është 120 mg që duhet marrë menjëherë para, gjatëose deri në një orë pas vaktit kryesor.
Sipas studimeve të bëra mbi orlistat, rruga kryesore e eliminimit është jashtëqitja. Pothuajse 100% e dozës së Xenical eliminohet e pandryshuar përmes jashtëqitjes. Efekti i ilaçit mund të nxisë një rritje të dhjamit të jashtëqitjes pas 24-48 orësh.

Kur nis trajtimi me bazë Xenical, duhet ndjekur një regjim i ekuilibruar ushqimor me pak kalori. Plani ushqimor duhet të ketë një raport yndyrnash, karbohidratesh dhe proteinash, të shpërndara në të tre vaktet kryesore të ditës.

KUR NUK REKOMANDOHET?

Si të gjithë ilaçet edhe për të ka disa kundërudhëzime, mes të cilave:

Alergjia. Nuk mund të merret orlistat nëse keni alergji ndaj tij apo ndonjë përbërësi tjetër mjekësor
Sindroma e keqpërthithjes
Fëmijë
Ushqyerja me gji

Nuk ka studime mbi efektet e ilaçit tek pacientët obezë me çrregullime të mëlçisë dhe/ose të veshjaveveshkave si tek fëmijët dhe të moshuarit.

A NDËRVEPRON ME ILAÇET E TJERA?

Xenical ndërvepron me ilaçet e tjera pasi modifikon përthithjen e disa përbërësve aktivë, duke ndryshuar efektet. Shumë rrallë mund të ketë raste të hipotiroidizmit apo anomali të tiroides. Orlistat në fakt, zvogëlon përthithjen e kripërave të jodit apo të levotirokinës.

Përveç kësaj, Xenical zvogëlo përthithjen e ilaçeve antiepileptikë, duke shkaktuar konvulzione dhe të vitaminave të tretshme në yndyrë si beta-karoteni. Pra mund të jetë e nevojshme marrja e suplementeve të vitaminave bashkë me trajtimin me bazë Xenical. Sidomos mbajtja e një regjimi ushqimor të ekuilibruar dhe të pasur me fruta e perime.

Nga ana tjetër, përmirëson efektin e disa ilaçeve që shërbejnë për të ulur nivelin e kolesterolit. Sipas rasteve, megjithatë duhet të rregullohet doza. Xenical mund të shkaktojë diarre të fortë, duke reduktuar procesin përthithës nga zorrët të kontraceptivëve. Në këtë rast këshillohet përdorimi i mënyrës së kontraceptivëve mbrojtës (psh prezervativ)

SI PËRFUNDIM

Xenical favorizon rënien e qëndrueshme të peshës. Në të njëjtën kohë ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe faktorëve të tjerë të rrezikut kardiovaskular.

Por mos harroni duhet të ndiqni një regjim ushqimor hipokalorik gjatë trajtimit, të shoqëruar me ushtrime të rregullta fizike. Për të ditur më shumë duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago