Dermatologji

Sarkoidoza e lëkurës/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Sarkoidoza, e njohur dhe si sëmundja e Besnier-Boeck-Schaumann, është një sëmundje kronike e karakterizuar nga shfaqja, në zonat e prekura të një procesi inflamator me zhvillimin e granulomave, e ngjashme në disa aspekte me atë të tuberkulozit.

Të gjitha organet mund të preken njëkohësisht, por më të shpeshta janë
Torakale (95% e rasteve), prek veçanërisht mushkëritë
Mëlçi (70%)
Lëkurë (30%)
Nyjet limfatike periferike (30%)
Dhe okulare (20%)

Sarkoidoza e lëkurës mund të jetë shenjë e pranisë së një sarkoidoze sistemike që përfaqëson fillimin e sëmundjes dhe është kështu një këmbanë alarmi.

Më të prekura janë kryesisht gratë e moshave nga 30 në 50 vjeç, por paraqitja klinike është gjerësisht e ndryshueshme. Ndërsa trajtimi varet nga përhapja dhe ashpërsia e sëmundjes.

SHKAQET

Shkaku i saktë i sarkoidozës nuk dihet, por ka hipoteza të shumta etiologjike dhe faktorë të mundshëm të llojit mjedisor (si polenat, pluhuri i beriliumit), infektive (mikrobakteret tuberkolare, kërpdhuat, mikoplazmat, viruset e gripit, të fruthit dhe rubeolës), dhe nga ilaçet.

Këta faktorë të ndryshëm nxisin një çekuilibër të sistemit imunologjik me pasojë anomali në përgjigje imunitare lokale dhe stimuj të ndryshëm ende jo të identifikuara plotësisht.
Në vitet e fundit, me rritjen e përdorimit të ilaçeve imunomoduluese në terapitë onkologjike, janë raportuar disa raste të sarkoidozës së lëkurës të shkaktuara nga këto terapi.
Sarkoidoza e lëkurës mund të shfaqet në:

Shenja kirurgjikale
Vendet e injeksionit
Insulina
Acidit ialuronik
Toksina botulinum
Pas elektrolizës axillare ( një teknikë e heqjes së qimeve)

Gjithashtu mund të krijohet brenda një tatuazhi apo si një reaksion ndaj një trupi të jashtëm. Megjithatë duhet të dimë që nuk është një sëmundje ngjitëse.

SIMPTOMAT

Duke qenë se sarkoidoza e lëkurës shfaqet me një shumëllojshmëri lezionesh, shpesh konsiderohet si një imitim i shumë sëmundjeve të tjera të lëkurës.

Më të zakonshmet janë makulat, papulat, pllakat, lupusi pernio, noduset nënlëkurore, mbi shenjë plage apo tatuazh.

Makulat dhe papulat janë format më të zakonshme të shfaqjes së saj që dalin kryesisht në pjesën qëndore të fytyrës, në ekstremitete dhe zonat e traumës. Ngjyra e tyre është nga rozë e lehtë në të purpurt të kuqe apo në kafe.

Sarkoidoza papulare shfaqe më shumë në gjunjë dhe bërryla. Makulat dhe papulat janë më të zakonshme në format akute të sarkoidozës, por ato mund të ndodhin edhe tek pacientët me forma kronike të sëmundjes. Shpesh shërohen pa lënë shenjë.

Pllakat janë lezione të prekshme të lëkurës shpesh rezultojnë nga bashkimi i papules, me diametër më të madh se 1 cm. Ato gjenden lehtësisht në fytyrë, ije, vithe dhe sipërfaqe zgjatuese të krahëve. Pllakat shfaqen më rrallë në formën akute të sarkoidozës dhe shpesh parashikon një sëmundje me një ecuri kronike me probabilitet të madh përsëritës. Kur lezionet shërohen mund të lënë shenja pas.

DIAGNOZA

Diagnoza e saktë e sarkoidozës kryhet duke marrë një lezion të lëkurës (biopsi) dhe më pas ekzanimin histologjik. Kjo e fundit tregon granuloma jo-nekrotizuese dhe jo-kazeoze (nekroza kazeoze ka një sasi të lartë të lipideve dhe është tipike e tuberkulozit) e përbërë nga makrofage me qeliza gjigande të rrethuara nga një infiltrat limfocitar i lehtë inflamator.

Në çdo pacient të diagnostikuar me sarkoidozë të lëkurës kërohet një vlerësim sistemik që përfshin historinë e kaluar dhe të tanishme mjekësore të pacientit, ekzaminimin fizik, analizat e gjakut, radiografi të toraksit dhe një ekzaminim të syve.

Sarkoidoza e lëkurës mund të nxisë shumë sëmundje të tjera që paraqiten në mënyrë të ngjashme dhe nga të cilat duhen dalluar

Granuloma anulare
Nekrobioza lipoide
reagim ndaj një trupi të huaj (tatuazh për shembull)
sëmundja Krohn në lëkurë
apo sëmundje infektive si tuberkulozi, lebroza.

TRAJTIMI

Trajtimi i sarkoidozës varet nga organi/organet që janë më të prekur nga sëmundja. Ilaçet që përdoren për kontrollin e sëmundjes sistemike janë zakonisht efikase për kontrollin e sëmundjes së lëkurës. Megjithatë nevojitet dhe një trajtim lokal kur lezionet e lëkurës janë shkatërruese.

Sarkoidoza e lëkurës kurohet gradualisht dhe përfshin:
Trajtimin topik,
imunomodulatorët jo-imunosupresivë,
imunosupresantë sistemikë
dhe ilaçe biologjike.

Trajtimi topik konsiston në përdorimin e steroideve (kortizonikë) në formë kremi (clobatasol, betamethasone) dhe intralezional (triamcinolone), ilaçeve imunosupresive (tacrolimus) dhe retinoideve në formë kremi. Ato përdoren si i vetmi trajtim kur sarkoidoza është e kufizuar në zona të vogla të lëkurës ose si ndihmëse të trajtimit sistemik.

Trajtimi i nivelit të dytë, për format e sarkoidozës së lëkurës të përhapur dhe sarkoidozës sistemike, konsiston në përdorimin e ilaçeve imunomodulante jo imunosupresive nga goja antimalarikët, antibiotikët e llojit të tetraciklinës dhe retinoidët.

Trajtimi tradicional imunosurpresiv për sarkoidozën e lëkurës dhe sistemike përfshijnë kortikosteroidë (prednisone), metotreksatin dhe thalidomidin.

Në rastin kur nuk i përgjigjet trajtimit me kortikosteroidë sistemik mund të kalohet në ilaçet biologjike si infliximab.

PARANDALIMI

Pacientët me sarkoidozë duhet të shmangin tatuazhet apo injeksionin e produkteve jo domosdoshmërisht të nevojshme si filler kozmetik apo acid ialuronik për të shmangur zhvillimin e lezioneve të lëkurës. /MeMjekun.com

Burimi: PubMed

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago