Nena dhe Femija

Mjekimi me aerosol, pse është i rëndësishëm trajtimi. Këshillat e pediatres

Ka prindër që hezitojnë ta përdorin mjekimin me aerosol e cila është e thjeshtë, e domosdoshme në rastet që do t’i përshkruajmë më poshtë, Pa efekte anësore.

Çfarë është aerosoli?

Marrja e disa ilaçeve në formë avulli është një metodë bashkëkohore, e cila rekomandohet si mjekim shoqërues në disa situata inflamatore ose infeksioze të rrugëve të frymëmarrjes.

Në gjuhën mjekësore quhet inhalacion.

Aplikohet me anë të një aparature që gjendet në çdo farmaci – Aerozol (ose nebulizier).

Gjendet në modele të ndryshme, por në kushte shtëpie, ai me maskën nazo-bukale është më i sigurtë në marrjen e dozës së plotë të ilaçit. Maskat janë të përshtatura sipas grup-moshave.

Përdorimi i inhalacionit në mjekësi siguron një efekt të shpejtë, me më pak efekte anësore sepse dozat janë më të ulta se ato që pihen nga goja.

Lexo edhe- Aerosoli, mënyra e duhur e përdorimit dhe kur nuk rekomandohet

Vepron lokalisht në rrugët e frymëmarrjes duke arritur përqëndrime të sigurta të medikamentit në mushkëri.

Gjen përdorim në sëmundjet akute dhe ato kronike, të cilat shoqërohen me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes.

Ndër sëmundjet akute përmendim laringitet, bllokimin e hundëve, bronkiolitet dhe bronkopneumonitë që shoqërohen me spazmë të bronkeve të vogla.

Është e domosdoshme që medikamenti të hollohet me ujë fiziologjik, 2-5 ml sipas moshës. Ky vlen edhe për të mbajtur të lagështuara rrugët e ajrit.

Në gjëndjet e lehta katarale mund tja aplikoni aerosolin me ujë fiziologjik të thjeshtë, për 3-4 min tre herë në ditë. Solucioni fiziologjik ka veti të ulë edemën dhe të zbusë sekrecionet, kollën.
Pajisja punon me energji elektrike. Doza e ilaçit përcaktohet nga mjeku kurues, në varësi të cilës pjesë është prekur dhe në varësi të gjendjes së të sëmurit.

Pjesa më e madhe e ilaçit përthithet kur merr frymë i sëmuri. Për fëmijët e vegjël përdoret aerozol me maskën, e cila e bën më efikase në përthithjen e ilaçit.

Kryesisht në një krizë të astmës përdoren :

• bronkodilatatorët me veprim të shpejtë si salbutamol ose terbutalinë. Efekti i zgjerimit të bronkeve fillon 3-4 min pas aplikimit të aerozolit. Arrin pikun pas 15 min. Ky efekt zgjat 4-5 orë.. Pas qetësimit të krizës vazhdon mjekimi mbajtës siç e ka rekomanduar mjeku.
• Kortizonikët (Butesonid, Beclometason) dhe kromonet përdoren si antiinflamatorë.
Në laringitet përdoret kortizonikë për një kohë të shkurtër 3-4 ditë, ( kur e gjykon mjeku) por salbutamoli nuk jep efekt në laringit.
Salbutamoli ( Ventolina) është shumë efikas në bronkiolitet.
Kujdes:
e theksojmë se nuk mund të përdoren pa e rekomanduar nga mjeku që e ka vizituar fëmijën.
• Me aerosol mund të përdorim edhe antibiotikë si Amikacina ( 5-15mg/kg peshë në 24 orë) ; Tobramycina, Colimicina etj.
• Adrenalina me aerosol 0.25 ml përdoret vetëm në prezencë të personelit shëndetësor.
Përfitimet e aerozolo- terapisë
ardhur duke u zgjeruar.
Gjithashtu mund të përdoren
• mukolitikët( për të tretur sekrecionet)
• antiviralët ( ribavirinë)
• antimykotikët ( Amfotericina B)
• antiparazitatët ( pentakarina)
Për çdo paqartësi pyesni në telefon mjekun tuaj të patronazhit.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago