Laborator dhe Radiologji

Pse duhet analiza e hormonit të testosteronit

Testosteroni është një hormon steroid i prodhuar nga testikujt dhe mbiveshkorja te meshkujt dhe vezoret dhe mbiveshkorja tek femrat. Bëhet fjalë për një hormon mashkullor në fakt, por që prodhohet në sasi të vogël edhe tek femrat, ku pjesa më e madhe transformohet në estrogjen.

Sasia e lartë e testosteronit tek meshkujt është përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave sekondare si mjekra, zëri i trashë, masa muskulare, dhe gjatë gjithë periudhës së jetës, nga puberteti e tutje, është përgjegjës për rregullimin e pothuajse të gjitha aspekteve rreth seksualitetit, si: zhvillimi i organeve gjenitale, ereksioni, prodhimi i spermës dhe dëshira seksuale.

Por roli i saj nuk përfundon këtu, pasi ndikimi i saj shtrihet gjithashtu edhe në prodhimin e qelizave të kuqe, rregullimin e tonit të humorit dhe agresivitetit, proceset konjitive.

Përqendrimi i hormonit në gjak rregullohet në mënyrë të vazhdueshme përmes mekanizmash kontrolli, që përcaktojnë jo vetëm gjatë jetës apo në disa periudha, por dhe në bazë ditore përmes cikleve cirkadiane.

Lexo edhe- Çfarë tregon analiza e PSA-së për shëndetin e prostatës

NIVELI I TESTOSTERONIT SIPAS MOSHËS

Niveli i hormoneve përgjithësisht arrin pikun e tij në adoleshentë dhe të rriturit e rinj. Me plakjes sasia që qarkullon zvogëlohet gradualisht, me rreth 1% në vit duke nisur nga mosha 30-40 vjeç, për të shkuar më pas drejt andropauzës (që ndonjëherë quhet dhe menopauza mashkullore).

Tabela më poshtë e marrë nga Mayo Clinic tregon vlerat normale të testosteronit tek meshkujt sipas moshës:

0-5 muajsh: 75 – 400 ng/dL
6 muajsh -9 vjeç: < 7 – 20 ng/dL
10-11 vjeç: < 7 – 130 ng/dL
12-13 vjeç: < 7 -800 ng/dL
14 vjeç: < 7 – 1,200 ng/dL
15-16 vjeç: 100 – 1,200 ng/dL
17-18 vjeç: 300 – 1,200 ng/dL
19 vjeç e lart: 240 – 950 ng/dL

Por vlerësimi që bën andrologu merr parasysh gjithmonë shenjat dhe simptomat e shfaqura nga pacienti.

KUR BËHET ANALIZA E TESTOSTERONIT?

Për meshkujt analiza bëhet kur mund të jenë infertil apo nuk janë në gjendje të mbajnë ereksionin; kur janë djem me pjekuri seksuale të hershme apo të vonuar (puberteti).

Për femrat kur kanë tipare mashkullore, siç janë zëri i ulët apo qime të tepërta në trup (hirsutizëm), kur kanë gjakderdhje jonormale të mitrës, amenorreja dhe nëse janë infertile.

TESTOSTERONI I ULËT

Nivelet e ulëta të testosteronit mund të ndikojnë në sferën seksuale pasi shkakton:
Zvogëlim të dëshirës seksuale
Ereksion spontan më pak të shpeshtë
Impotencë apo ereksion të dobët
Infertilitet,

por pacienti mund të ketë dhe një sërë problemesh të tjera si rritje të yndyrës në trup, reduktim të energjisë dhe rritje të ndjesisë së lodhjes, zvogëlim të masës muskulore, depresion dhe rënie të vetëvlerësimit, anemi, osteoporozë, çrregullime të gjumit.

Ndërsa simptomat e mësipërme janë brenda kufijve të caktuara që konsiderohen si aspekt normal i moshës, në disa pacientë mund të jenë sinjal i një sëmundjeje si për shembull: një reagim ndaj një ilaçi të caktuar, sëmundja e tiroides, depresioni i madh, abuzimi me alkoolin.

Mënyra më e mirë për të diagnostikuar një testosteron të ulët është përmes një analize gjaku, por duhet të keni parasysh se rezultatet e ulëta mund të kenë disa shkaqet që nga kanceri në vezore apo testikuj deri tek hipogonadizmi.

Është normale të shqetësohesh në rastin e niveleve të ulëta, por zvogëlimi gradual është pjesë e plakjes. Në rast se dyshoni shkaqe të tjera duhet të flisni me mjekun tuaj.

TESTOSTERONI I LARTE

Një nivel i lartë i testosteronit ësht ënjë gjendje që në përgjithësi ka dy shpjegime, patologji ose marrje e testosteronit në formën e ilaçit.

Duke përqëndruar vëmendjen mbi shkaqet e mundshme patologjike të testosteronit të lartë, dhe ndër shkaqet më të zakonshme gjejmë hipertiroidizmi, prania e një tumori mbiveshkor apo testikular, pubertet i parakohshëm në rastin e fëmijëve.

Në rastin e marrjes së dozave të larta të testosteronit në formën e trajtimeve zëvendësuese mund të shfaqen lëkurë e yndyrshme me tendencë aknesh, rritje të volumit të prostatës, përkeqësim i sindromës së apneas së natës, zvogëlim të volumit testikular dhe fertilitetit, rritje të sasisë qarkulluese të rruazave të kuqe.

TESTOSTERONI TEK FEMRAT

Nivelet qarkulluese të këtij hormoni ndodhin dhe tek femrat, që prodhojnë një sasi shumë herë më të vogël se meshkujt dhe janë më të ndjeshme ndaj adrogjenëve se meshkujt. Nivelet normale te femrat ndryshojnë e sipas Mayo Clinic përfshihen mes 8-60 ng/dL për një grua në moshë të rritur.

Tek femrat nivelet e estrogjenit zvogëlohen kur nis menopauza dhe i bën për rjedhojë të larta nivelet e saj të adrogjenit. Edhe sindroma vezoreve policistike mund të rrisë nivelet e testosteronit.

TRAJTIMI ZËVENDËSUES PËR RRITJEN E TESTOSTERONIT

Qëllimi i trajtimit me testosteron është:
Rritja e nivelit të energjisë,
Rifitimi i dëshirës seksuale,
Rritje të masës muskulare,
Zvogëlim i masës yndyrore,
Përmirësim i cilësisë së gjumit,
Përmirësimë i ereksionit,
Përmirësim i humorit,
Parandalim i osteoporozës.

Nuk rekomandohet një trajtimi zëvendësues në pacientë me nivele normale të testoteronit pasi do të sillte të tjera efekte anësore të rëndësishme.

Endocrine Society (Shoqata e Endokrinologjisë) amerikane rekomandon se ky trajtim duhet të bëhet tek meshkujt me:

Nivele të ulëta në gjak (më pak se 300 ng/dL)
Simptoma të testosteronit të ulët
Apo në rastin e një hipogonadizmi të vërtetuar.

Por trajtimi nuk rekomandohet tek meshkujt e prekur nga:
Kanceri i prostatës apo i gjirit,
Nodus prostatik
PSA më të madhe se 3 ng/ml,
Hematokriti më të madh se 50%, apo një gjak shpesh i trashë
Apnea osbtruktive e gjumit e patrajtuar,
Simptoma të rënda që prekin traktin e poshtëm urinar,
Pamjaftueshmëri kardiake të shkallës së III apo të IV.

MËNYRA E MARRJES

Në të shkuarën e vetmja mënyrë e disponueshme ishte injeksioni, i cili përdoret ende pasi është më ekonomik dhe garanton në mënyrë të besuar nivelin e duhur tek të gjithë pacientët, por me domosdoshmërinë për të injektuar një injeksion çdo disa javë duke pësuar luhatje të niveleve të testosteronit në gjak.
Ndërsa përdorimi i ilaceve kokërr ka disa avantazhe si fleksibilitet i dozës, mundësinë e ndërprerjes në çdo moment të trajtimit, dhe mund ta marrësh ilaçin vteë, por janë të vështira për të dhënë dozën e duhur për shkak të ndikimit në mëlçi dhe veshka në metabolizmin e hormonit.

Trajtimi topik ndihmon të mbani një nivel uniform të testosteronit në gjak/ Dylli ishte formulimi i parë topik i disponueshëm, por ka një incidencë të lartë të acarimit të lëkurës.

Në SHBA zakonisht përdoren një formë xheli topik, i cili aplikohet përgjithësisht në shpatull apo pjesën e sipërme të krahut një herë në ditë, dhe ndryshe nga dylli nuk shkakton probleme estetike dhe praktike.

Rreziqet

Nga një këndvështrim i përgjithshëm trajtimi nuk paraqet rreziqe të mëdha, janë me siguri të lartë dhe rreziqe të kufizuara. Mes tyre mund të gjejmë:

Veprimin në prostatë:
ku mund të rrisë vëllimin e prostatës e për rrjedhojë dhe të PSA-së. Megjithatë nuk udhëzohet në rastin e një tumori të prostatës (dhe pse ka ende një debat të fortë për këtë).
Mund të rrisë hemoglobinën dhe hematokritin, me rrezik të mudshëm të formimit të trombeve në një venë të thellë; trombet mund të shkëputen dhe të qarkullojnë në gjak, duke arritur mushkëritë e duke sjellë një emboli polmonare;
Një rritje të mundshme të gjokseve
Kufizim të prodhimit të spermës.

Ndërkohë që efekte anësore më të lehta por që duhet të jemi të vetëdijshëm janë marrje mendsh, ndjesia e të fiktit dhe ndryshimi i humorit./ MeMjekun.com

Burimi referues: LabTestOnline

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago