Psikologji

Ka ardhur koha që shëndeti mendor të bëhet temë e bisedave tona të zakonshme

Unë shpresoj për një të ardhme kur nuk do të kemi nevojë për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

Ndërsa kam vënë re sektorin e shëndetit mendor që gumëzhinte këto ditë nga aktiviteti në javët para Ditës Botërore të Shëndetit Mendor më 10 Tetor, e gjeta veten duke reflektuar në heshtje se si, tërmeti i 26 nentorit dhe Covid-19, rënia ekonomike dhe stresi i përditshmërise ka përshpejtuar rritjen e fushës dhe ndërgjegjësimin tonë kolektiv për rëndësinë e shëndetit mendor. Megjithatë kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë.

Çdo vit, dëshira ime e vetme në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor është që përfundimisht, të mos kemi më nevojë të shënojmë rastin për të na kujtuar rëndësinë e shëndetit mendor. Dita Botërore e Shëndetit Mendor filloi në 1992 me qëllimin kryesor të tërheqjes së vëmendjes ndaj çështjeve rreth shëndetit mendor. Është një ditë kur bota përqendron vëmendjen e saj në kushtet e shëndetit mendor dhe ndikimin e tyre në shoqëri. Ajo që më trishton se diçka aq domethënëse sa shëndeti dhe mirëqenia jonë mendore kërkon madje një ditë të tillë që ne të pranojmë rëndësinë e saj.

Unë parashikoj një bota ku shëndeti mendor dhe çështjet që lidhen me të nuk kërkojnë më një rast para se t’i njohim ato si jetike për mirëqenien dhe shëndetin tonë. Shpresoj që një ditë mund të flasim për çështje të shëndetit mendor sikur të ishin ndonjë përvojë e zakonshme njerëzore. Këto biseda duhet të bëhen aq të rëndomta sa të flasësh për këtë temë do të ishte e ngjashme me diskutimin e motit. Por, mbase më shumë se gjithçka tjetër, shpresoj që këto ndryshime në përvojat tona të shëndetit mendor mund të përqafohen dhe të festohen.

Unë ëndërroj që një ditë, Dita Botërore e Shëndetit Mendor mund të qëndrojë për diçka tjetër. Një ditë kur ne festojmë diversitetin psikologjik dhe emocional, në vend që të sjellim vëmendjen tek ajo. Një ditë kur njerëzit mund të flasin për përvojat e tyre të jetës, dhe të tjerët do të dëgjojnë me respekt dhe ndjeshmëri dhe të mos kenë më tabu drejtimin kundrejtë një specialist të shëndetit mendor. Një ditë kur të gjithë kujtojnë se përtej emërtimit të një gjendje të shëndetit mendor është një qenie njerëzore.

Me vëmendjen që Covid-19 ka grumbulluar në çështjet e shëndetit mendor, mbase nuk jemi larg. Kështu që bëni më shumë biseda rreth shëndetit mendor dhe mos kini frikë ta diskutoni atë në një mënyrë me të cilën jeni rehat. Nuk ka fjalë të drejta ose të gabuara përveç stigmatizimit mjaton të flisni për atë që shqetëson mendjen dhe shendetin tuaj. Përqafoni ndryshimet dhe kërkoni të kuptoni, në vend që të sfidoni dhe zhbëni. Kuptoj se përvojat tona të jetës formojnë pikëpamjet tona dhe është në rregull të mbajmë mendime dhe ide të ndryshme nga të tjerët. Hidhni hapin e parë dhe, së bashku, ne mund të krijojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Gëzuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

Artikull nga Irena Danjolli, punonjëse sociale

MeMjekun

Recent Posts

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

1 day ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 weeks ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 weeks ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 weeks ago

Qeset poshtë syve, pse krijohen dhe si trajtohen?

Qeset nën sy janë enjtje e lehtë dhe zakonisht janë një shqetësim kozmetik dhe rrallë…

2 weeks ago

Keni dëgjuar për “koktejlin e Kortizolit”, pija që redukton stresin

Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…

3 weeks ago