Nena dhe Femija

Mononukleoza apo sëmundja e puthjes/ Si ta dallojmë sëmundjen infektive që prek fëmijët

Eshtë sëmundje infektive që shkaktohet nga virusi Epstein- Barr.
Ky virus infekton rreth 95% të popullatës, po vetëm në 1/3 e të infektuarve shkakton sëmundje. Vlen të theksohet se edhe brenda këtij grupi, rreth 2/3 e kalojnë sëmundjen si katare të thjeshta.

Moshat më të prekura janë nga 4 në 15 vjeç, pa përjashtuar moshat e tjetra, fëmijë e të rritur.
Përhapet nga spërklat e pështymës.
Periudha e inkubacionit është 4-6 javë.

SHENJAT

• Temperatura vazhdon për disa ditë, mandej pëson rënie në shifra mesatare shoqëruar me valë ngritjeje/uljesh.
• Dhimbje të fytit, me skuqje ose dhe me disa me pika të kuqe të në ngjyrë të ndezur. Brenda një periudhe të shkurtër shfaqen pllaka të bardha, të ngjashme me qelbin e shkaktuar nga streptokoku.

Kjo mund të ngatërrojë edhe mjekun, duke i filluar antibiotikë pa bërë një analizë gjaku të thjeshtë.

– Ajo që e dallon këtë sëmundje eshtë rritja e gjëndrave linfatike. Kjo është shenjë e përhershme e Mononukleozës. Preken gjithmonë gjendrrat rreth qafës, me përmasat e një lajthie ose pak më të mëdha, të forta në prekje.
Në një numër fare të vogël rastesh, rriten dhe gjëndrat midis mushkërive, në vartësi të përmasave, mund të bëhet shkak për vështirësi të frymëmarrjes. Mund të zmadhohen edhe gjëndrrat limfatike nën sqetulla dhe rrëzë kofshëve.
• Shpërthime në lëkurë në formë pikash fare të vogla me ngjyrë në të kuqe ,jo në të gjitha rastet.
• Rritje pëson gjithmonë shpretka, ndërsa mëlçia rritet më pak e shoqërohet jo rrallë me verdhëzë.
Fëmija duket i zbehtë ose pak i verdhë në fytyrë.

DIAGNOZA

Vërtetohet me një formulë gjaku. Vihet re rritje e limfo-monociteve.
Eritro sedimenti është i lartë. Gjithashtu në laboratorët bioklinikë është dhe një test specifik për të zbuluar antitrupat antti-EBV që shfaqen në periudhën e inkubacionit.
Në analizën e gjakut vërehet rritja e ndjeshme e rruazave të bardha (Leukociteve) mbi 10.000 deri në 20.000). E veçanta është se në formulën e leukociteve vërehet rritja e Linfociteve dhe e Monociteve deri në 50-60%.

Analizë tjetër me rëndësi për vërtetimin e diagnozës, është ajo që bazohet mbi të dhënat serologjike .
Matet titri i antikorpeve anti EBV.

KOMPLIKACIONET

janë të rralla , por nuk duhen neglizhuar.
– Çarja e shpretkës – është hasur në rreth 2% të rasteve, kryesisht në të rriturit, ndërsa në fëmijët e moshave te vogla, mendohet të jetë më pakët. Nëse zmadhimi shpretkës arrin përmasa të konsiderueshme (zakonisht gjatë javës së parë dhe të dytë të sëmundjes), ruptura mund të vijë nga goditje minimale.
• Rritja e volumit të bajameve, në raste të veçanta, mund të bëhet shkak për frymëmarrje të vështirë.
• Ndërlikimet neurologjike në fëmijë nuk janë të shpeshta. Midis tyre përmendim konvulsionet, humbjet e ekuilibrit, meningite, encefalite, paraliza të nervit facial.

– Në fazat e vonshme, mund të shfaqet një lloj anemie (hemolitike), me përfundim të mirë.

– Në mushkëri, pneumoni të tipit interstiale, ndërsa në zemër miokarditet, për fat të mirë normalizohen brenda 3-4 javësh. Mononukleoza duhet dalluar nga disa sëmundje që shoqërohen me gjëndrra limfatike të zmadhuara si psh Tuberkolozi,
Leukcemia, Limfoma Hodckin etj; prandaj për sqarimin e diagnozës, kërkon të dhënat e laboratorit.

ECURIA

Pavarësisht shqetësimeve fillestare, Mononukleoza e çfarëdo forme, është sëmundje me ecuri mjaft të mirë dhe me pak ndërlikime. Shenjat fillojnë të zhduken gradualisht pa lënë pasoja dhe mbas 2 deri 4 javësh fëmija shërohet plotësisht.
Ditët e para fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi, pa qenë nevoja për regjim shtrati. Me të kaluar kjo periudhe, të kthehet në aktivitetin e mëparshëm.
Megjithatë 2-3 javëve të para, nuk duhet të merret me sport dhe atletikë, kjo periudhë mund të jetë më e gjatë në se shpretka vazhdon të qëndrojë e zmadhuar.

TRAJTIMI

Për Mononukleozën nuk ka medikamente që të veprojnë mbi shkaktarin (virusin), po për shenja të veçanta si dhimbje, temperaturë, jepet Paracetamol, vitamina C, dhe ato të grupit B1, B6.
Antibiotikët nuk kanë asnjë veprim,
Së fundi janë provuar medikamente antivirale (psh Acicloviri) po ende nuk ka të dhëna të plota mbi efikasitetin e tyre.
Në raste ndërlikimesh të rënda (shpretkë tepër e rritur, vështirësi në frymëmarrje rrjedhojë e zmadhimit të gjëndrave midis mushkërive etj)., jepen kortizonikë për periudha të shkurtra
Komplikacionet serioze janë të pazakonta, ndodhin në më pak se 5% të rasteve:
Komplikacionet e SNQ përfshijnë meningjit, encefalit, hemiplegji, sindromën Guillain – Barré.
Hematologjike: Anemia hemolitike (testi i drejtpërdrejtë i Coombs është pozitiv) dhe citopeni të ndryshme, dhe gjakderdhja (e shkaktuar nga ulja e trombociteve.
Verdhëza e lehtë (Hepatiti).
Pengesa e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga hipertrofia e bajameve është e rrallë.
Miokarditi dhe perikarditi janë akoma më të rralla.
Sindromi i lodhjes kronike mund të mbetet për shumë kohë tek disa persona.

Kujdes: gratë shtatzana në tremujorin e parë , nëse preken nga ky virus mund të bëjnë aborte spontane ose të kenë pasoja të keq-formimeve të lindura tek fëmijët e tyre.
Nëse kanë shenjat e mësipërme duhet të konsultohen me infeksionistin.

Artikull nga doktoresha pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago