Shkaqet e lotimit të syve janë të ndryshme por në të gjitha rastet siç e thotë dhe emri bëhet fjalë për prodhim të tepruar të lotëve. Për të pasur një shëndet të mirë syri duhet të lubrifikohet por ndonjëherë lotët nuk gjejnë rrugëdalje për shkak të pengimit të kanalit të lotit, dhe në këtë rast ato dalin përmes qepallave.
Ky çrregullim mund të klasifikohet në bazë të moshës:
Tek fëmijët:
Është një gjendje e zakonshme, por duhet ti kushtoni vëmendje gjithësesi për të shmangur pasojat e bezdisshme. Shkaqet në këtë rast shpesh i atribuohen një pengese të vogël të kanalit të lotit apo konjutivitit.
Mund të ndodhë gjithashtu kur fëmija është me virozë, alergji apo prania e një lëndimi të vogël. Nëse lotimi është i vazhdueshëm duhet të kontaktoni pediatrin për të sqaruar dyshimet dhe për të marrë trajtimin e duhur.
Dhe pse jo shpesh, ajo mund të prekë dhe të porsalindurit. Ndryshimi korneal shoqërohet me lotim të bollshëm dhe skuqje të syve.
Sytë lotues tek të rriturit
Tek të rriturit shkaqet janë ndryshe, megjithëse bllokimi i kanalit të lotit mbetet sërish arsyeja më e zakonshme. Shqetësime të tjera të lidhura me të janë:
Lodhja e syve, e shkaktuar nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike
Tharje ekstreme e syve që nxit, si kompensim, prodhimin e lotëve
Shqetësime të lidhura me plakjen.
Një lotim i vazhdueshëm mund të jetë i bezdisshëm edhe pse në përgjithësi shoqërohet nga një skuqje e qepallave, acarim, fryrje dhe djegie e syve. E rëndësishme është të dimë shkakun para se të nisim një trajtim specifik.
Bllokim i kanalit të lotit
Siç e thamë, lotët prodhohen nga gjendrat e lotëve, dhe kanë funksionin të mbajën të pastër dhe të lubrifikuar sytë. Çdo tepricë lotësh rrjeth përmes kanalit të lotëve në brendësi të hundës. Kur kanalet bllokohen, lotët nuk kanë nga të shkojnë dhe dalin përmes qepallave. Në këtë rast nuk ka ndonjë arsye të dukshme.
Specialistët e quajnë këtë gjendje dakriocistit dhe mund të jetë e lindur apo e fituar dhe karakterizohet nga një ngushtim i kanaleve të lotëve. Tek të rriturit forma kronike lidhet me plakjen. Ndërsa forma e lindur prek shpesh fëmijët e vegjël.
Sindroma e syrit të thatë
Sindroma e syrit të thatë shpesh vjen për shkak të çekuilibrit hormonal tek gratë; një tjetër arsye është edhe shkalla e lartë e ndotjes së ajrit. Mes simptomave shfaqen djegie, kruarje, fotofobi, ndjesi sikur i ke sytë pis dhe të rëndojnë qepallat. Dhe pse është pasojë e një prodhimi të dobët të lotëve, ky shqetësim shfaqet pikërisht tek sytë që lotojnë. Dhe kjo vjen sepse gjendrat punojnë më shumë, si një mekanizëm mbrojtës.
Lodhja e syve
Njihet dhe si astenopi (lexo këtu), një çrregullim që hyn tek sëmundjet profesionale. Shfaqet me simptoma të ndryshme mes të cilëve dhe sytë që lotojnë.
Ajo është e lidhur me një përdorim të tepërt të pajisjeve elektronike, fenomen gjithnjë e në rritje e për më tepër tani që puna online po zbatohet gjithnjë e më shumë. Kjo klasifikohet brenda sindromës vizive nga kompjuteri dhe prek vetëm sipërfaqen e syrit, duke shkaktuar lotim.
Konjunktiviti
Bëhet fjalë për sëmundjen më të zakonshme të syrit. Prek të gjitha fashat e moshës dhe edhe pse është e bezdisshme është e lehtë për tu trajtuar.
Mes simptomave më të zakonshme të inflamacionit nga konjutiviti kemi sy që lotojnë, inflamacion, skuqje, sekrecione dhe sklepa në cep të syrit.
Fotofobia
Fotofobia është një çrregullim i karakterizuar nga paaftësia për të duruar dritën e fortë, qoftë kjo artificiale apo natyrale. Simptomat përfshijnë lotimin, nevojën për të mbajtur sytë mbyllur, djegie dhe skuqje. Gjithashtu mund të shkaktojë nauzea, të vjella, dhimbje koke dhe marrje mendsh.
Përveç shkaqeve të mësipërme sytë që lotojnë shpesh lidhen dhe me alergji si riniti, temperatura, e qeshura, mërzitja e madje dhe e vjella. Në asnjë nga këto raste nuk duhet të shqetësoheni pasi bëhet fjalë për një reagim që vjen nga një nxitje e jashtme
Kur keni një lotim intensiv që është për shkak të konjunktivitit, duhet të bëni një vizitë mjekësore. Mund të bëhet fjalë dhe për gjendje virale e ngjitëse.
Gjithashtu këshillohet të shkoni te mjeku kur nuk gjeni dot shkakun apo kur shqetësimi zgjat për më shumë se një javë. E njëjta vlen dhe për lotim me frekuencë.
Në çdo rast, duke parë lehtësinë me të cilën mund të kurohet ky çrregullim, këshillohet të shkoni tek mjeku për të nisur trajtimin e dhënë. Një lotim i tepërt jo vetëm që ul cilësinë e jetës por ndikon dhe në shikimin tuaj. /MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…