Nena dhe Femija

Çrregullimet e gjumit tek fëmijët, shkaqet dhe këshillat e pediatres

Me vullnetin e mirë për të ndihmuar nënat e reja, gjej rastin të postoj disa këshilla praktike, në lidhje me një shqetësim të shpeshtë që ato paraqesin: çrregullime e gjumit të fëmijës.
Mirëqenia fizike e çdo fëmije është e lidhur me gjumin e rregullt duke respektuar ritmet biologjike.

Gjumi është një nevojë fiziologjike që lidhet me intervalin ditë- natë.
Ai rregullohet nga një hormon i trurit që quhet melatoninë.
Por shpesh ka edhe faktorë të jashtëm që çrregullojnë gjumin; siç janë
• mjedisi. E gjithë natyra funksionon në mënyrë ciklike, prandaj duhet të respektojnë këto ritme.
• stili i ushqyerjes. Do ta shpjegojmë më poshtë.
• infeksionet e ndryshme që mund të shoqërohen me dhimbje veshi, barku, temperaturë e lehtë etj.
Edhe ndryshimet metabolike që lidhen me përthithjen ose jo mirë të ushqimenve në zorrë mund ta çrregullojë gjumin.
Dalja e dhëmbëve, është një proces fiziologjik që mund të suportohet me vështirësi nga disa fëmijë.
• Gurgullimat e zorrëve mund të prishin gjumin fëmijës duke sjellë pasojë prerje barku. Ato vijnë nga ftohja e këmbëve, apo nga gëlltitja e ajrit kur pin me uri, ose kur nuk e toleron mirë ushqimin që ka ngrënë nëna që e ushqen me gji.

Edhe rritja e fëmijës shoqërohet me ndryshime hormonale, biokimike në gjak. Kjo sjell pasojë shqetësime në kockat e gjata (epifizat). Në gjuhën popullore i thonë “dhimbjet e rritjes”. Pra, janë dhimbje fiziologjike por që mund ta çrregullojnë gjumin.

• Emocionet, frikërat që përjetojnë fëmijët mbi 1vjeç duhen marrë në konsideratë nga prindërit.

Si duhet ta menaxhojmë situatën?

Nënat të jenë vëzhguese.
Psh ndonjë insekt që mund ta shqetësojnë fëmijën në krevat.
Ndodh ndonjëherë që në vendin e injeksionit të vaksinës të mos thithet mirë ilaçi. Për pasojë krijohet një si kokërr e fortë nën lëkurë, e dhimbshme.

Kjo trajtohet me kompresa me alkol për disa ditë derisa të përthithet ilaçi.
– Ka pasur një kohë kur fëmijët e të gjitha moshave viheshin për të fjetur në të njëjtën orë, pas një dushi të ngrohtë, një përralle pranë krevatit dhe duke ndezur një dritë gjumi.
Ajo që ndihmon më shumë fëmijët është që prindërit duhet t’i mësojnë ata më një zakon për të fjetur gjumë. Edukimi , për të respektuar rregullat dhe disiplinën e bën fëmijën të përshtatet më mirë me ambientin që e rrethon.

Gjithashtu përshtatet me mekanizmat vetërregullues të ritmid ditor.

Është e rëndësishme që fëmijët të kenë një orë fikse se kur duhet të flenë.

Fëmijët 1-2 vjeç vihen në gjumë dy herë gjatë ditës dhe 8 orë gjatë natës.

Ato 3-6 vjeç nevojitet të flenë1-2 orë më drekë.
Eliminimi i zhurmave vlen për të gjithë grup – moshat

• Mënyra e ushqyerjes, ka një rol të rëndësishëm.
Në darkë do të ishte zgjedhje e mirë ta ushqesh me supë të ngrohtë, me perime ose drithëra. Përdorimi i ushqimeve kalorike për darkë dhe të bollshme në sasi, si psh: mish, ose çokollata, fruta të thata çliron shumë energji. Pra, do të sjellë pasojë prishjen e ritmit të gjumit.
Edhe lëngu i frutave, nëse jepet pas orës 17.00 e tonizon organizmin njëlloj siç ndodh me të rriturit kur pijnë kafe në mbrëmje.

Këshilla :

Kontrollojini filmat që shohin fëmijët. Disa prej tyre provokojnë emocione të frikshme, kur shohin kafshë të egra ose episode të çuditshme në televizion. Perceptimi dhe përjetimi i këtyre situatave është i ndryshëm nga njeri fëmijë tek tjetri.
E fundit, por më e rëndësishme: Kur marrdhëniet mes prindërve janë të acaruara, kur përdorin dhunën verbale, ose tone të larta të zërit, këto shkaktojnë trauma të sferës emocionale tek fëmijët, si pasojë edhe prishje të gjumit.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago