Regjimi ushqimor AIP, i njohur dhe si regjimi ushqimor i Protokollit AutoImun, është një regjim që ka tërhequr mjaft vëmendje vitet e fundit. Parimi bazë i saj është që të hiqni disa ushqime për disa javë dhe të vëzhgoni ndryshimet që vijnë në shëndet.
Siç thuhet në një artikull të publikuar në revistën Infiammatory Bowel Diseases, qëllimi është kontrollimi i gjendjeve inflamatore, dhimbjeve dhe simptomave të tjera të sëmundjeve autoimune. Mes tyre gjejmë për shembull celiakinë dhe sëmundjen inflamatore të zorrëve.
Njihet ndryshe dhe si regjimi ushqimor i eliminimit që parashikon përjashtimin e disa grupeve ushqimore për të vëzhguar në javët e ardhshme efektin në shëndet. Kjo është e nevojshme sidomos në prani të sëmundjeve autoimune si psorioaza, artriti reumatodi, lupusi dhe sëmundje inflamatore të zorrëve.
Këto patologji kanë një gamë të gjerë simptomash: dhimbje kyçesh, lodhje, dhimbje barku, diarre, dëme neurologjike dhe gjendje konfuzioni. Megjithëse janë me natyrë shumëfaktoriale dhe varen nga faktorë gjenetike dhe mjedisorë, një nga hipotezat i lidh ato me dëmtim të mukozës gastrike. Nga ana tjetër, ky dëm është i lidhur me konsumin e disa ushqimeve të caktuara.
Pra, regjimi ushqimor AIP propozon eliminimin dhe zëvendësimin e disa elementeve me ushqyes alternativ që ndihmojnë në riparimin e zorrëve dhe për një ekuilibër të mirë të mikrobiotës. Përveç kësaj, sugjeron eliminimin e produkteve me bazë glutenin apo laktozën, pasi shpesh shkakton një përgjigje anormale të imunitetit tek personat e predispozuar.
Protokolli autoimun, AIP, ka disa pika të përbashkëta me regjimin e njohur ushqimor paleo. Disa ekspertë, në fakt, e konsiderojnë një zgjatim të tij. Në çdo rast varianti i AIP është më i ashpër dhe përbëhet nga dy faza kryesore.
Faza e eliminimit
Në fazën e parë eliminohen ushqime dhe ilaçe që mund të jenë të lidhura me inflamacion të zorrëve apo prishjen e ekuilibrit të mikrobiotës. Për shembull: drithërat, bishtajat, frutat e thata, farat, vezët, produktet e qumështit, vaji vegjetal, aditivët, sheqernat e rafinuara, kafeja, alkooli, duhani dhe ushqimet e procesuara. Ilaçet antiinflamatore jo steroide AIJS si ibuprofeni, naprozeni, diklofenal dhe aspirina me dozë të lartë.
Si zëvendësim i tyre këshillohet konsumi i produkteve të freskëta dhe përbërësve pa lënë pas dore dhe ushqimet e fermentuara dhe që kanë probiotikë. Kjo sjell dhe përmirësim të stilit të jetës përmes një teknike relaksuese, aktiviteti fizik dhe një cilësi më të mirë të gjumit. Kohëzgjatja e kësaj faze është deri në vërejtjen e përmirësimit të simptomave. Kjo shpesh mund të kërkojë 30 deri në 90 ditë, por në disa raste është e dukshme pas javës së tretë.
Faza e rivendosjes
Në momentin që vërehet një përmirësim i simptomave të sëmundjes autoimune, nis faza e rivendosjes që konsiston në vendosjen në mënyrë graduale të ushqimeve që kishim eliminuar, një nga një bazuar në nivelin e tolerancës personale.
Synimi është njohja e ushqimeve që nxisin simptomat. Në të njëjtën kohë rivendosen ushqime neutrale (që nuk shkaktojnë asnjë simptomë) për të pasur një regjim ushqimor të kompletuar.
Çdo ushqim rivendoset në mënyrë graduale, me një interval mes 5 dhe 7 ditësh. Ky interval kohe është i mjaftueshëm për të përcaktuar simptomat e lidhura me ushqimet. Ajo që tolerohet mirë mund të konsumohet, ndërsa pjesa tjetër jo.
Hapat që duhen ndjekur në rivendosjen e ushqimeve
Në rivendosjen e ushqimeve duhen ndjekur disa hapa. Në të njëjtën kohë duhet zgjedhur momenti i përshtatshëm për të shmangur rrethanat që në vetvete janë shkaqe të inflamacionit. Për shembull, pas një nate pa gjumë apo nëse keni një moment stresi duhet të shtyni procesin e rivendosjes.
Nëse është e mundur, ideale do të ishte rivendosja e ushqimeve që kanë një përqëndrim më të vogël të substancave të dyshuara. Në rastin e produkteve të qumështit, për shembull, këshillohet të niset me produkte të fermentuara siç është kosi.
Hapat janë këto:
1. Zgjidhni ushqimet që do rivendosni. Pra, konsumojeni atë ushqim më shpesh gjatë ditës për të ndjekur provën. Më pas, duhet ta shmangni përsëri për 5-6 ditë.
2. Hani një sasi të vogël të produktit dhe prisni 15 minuta për të parë ndonjë reagim të mundshëm.
3. Nëse shfaqet ndonjë simptomë prova përfundon dhe ushqimi nuk duhet konsumuar më. Mund të kryhet një test më i madh ku efektet do të vijojnë të vëzhgohen për 2-3 orë të tjera.
4. Nëse nuk ka simptoma, mund të konsumoni racione normale të të njëjtit ushqim. Por do ta hiqni përsëri për 5-6 ditë para se të rivendosni një tjetër.
5. Përsëriteni procedurën.
Në mënyrë që regjimi ushqimor AIP të japë rezultate të mira, është e nevojshme të respektohen rregullat në ushqimet e lejuara dhe të ndaluara. Duhet të keni parasysh se kufizimet janë të shumta. Prandaj duhet të këshilloheni me një nutricionist për të shmangur mangësitë.
Ushqime të lejuara
Algat dhe perimet e shumta, përveç atyre që i përkasin familjes së solanacee.
Peshk dhe gaforre cilësore me përmbajtje të lartë të OMEGA3
Fruta të freskëta, me racione të moderuara
Ushqime të fermentuara dhe probiotikë
Mishi me pak yndyrë dhe mëlçi viçi.
Vaj ulliri, kokosi dhe avokado
Erëza dhe barishte që nuk vijnë nga farërat
Ëmbëlsues natyral, si mjalti, në sasi të moderuar
Lëng kockash
Çaj jeshil dhe të zi.
Ushqime të ndaluara
Solanacee si domatja, patatja, speci dhe patëllxhani
Drithëra
Bishtaja
Produkte të qumështit
Vaj vegjetal
Kafe
Vezë
Fruta të thata
Alkooli
Aditivët ushqimorë si sheqeri i rafinuar
Deri më sot kërkimet shkencore për regjimin ushqimor AIP janë të kufizuara. Pavarësisht kësaj, disa studime thonë se mund të qetësojë inflamacionin dhe shfaqjen klinike të disa sëmundjeve autoimune.
Adjuvant* kundër depërtueshmërisë së zorrëve
(shenim i redaksise- * adjuvant- në një trajtim është një substancë që shoqërohet me një antigjen rrit aftësinë e saj për të stimuluar prodhimin e antitrupave dhe për këtë arsye efektivitetin e saj).
Sëmundjet autoimune dhe inflamacioni shpesh shoqërohet me depërtueshmëri intestinale. Regjimi ushqimor AIP ndihmon në zvogëlimin e këtij çrregullimi, inflamacionit dhe simptomat që e shoqërojnë. Por megjitahtë ka nevojë ende për studime shkencore.
Ndihmon ndaj simptomave të sëmundjeve autoimune
Përveçse çfarë kemi përmendur më lart, duhet vënë re se regjimi ushqimor AIP ka dhënë rezultate pozitive ndaj simptomave të disa sëmundjeve autoimune si sindromi i zorrëve të irrituara (angl: IBS- Irritable bowel syndrome) dhe tiroiditi i Hashimotos. Gjithashtu është parë dhe një zvogëlim i inflamacionit mes 29 dhe 68 për qind.
Disavantazhi kryesor është se është një model ushqimor kufizues, veçanërisht në fazën e eliminimit. Kjo situatë jo vetëm që e bën të vështirë ndjekjen e këtij regjimi, por mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjithë.
Nga ana tjetër, kush ndjek këtë regjim ushqimor mund të ketë episode ankthi dhe izolimi social për shkak të kufizimeve. Nëse nuk planifikohet në mënyrën e duhur mund të shkaktojë dhe mungesa ushqyesish.
Nuk është e garantuar se ky protokoll do të zvogëlojë inflamacionin dhe simptomat e sëmundjeve autoimune dhe pse shumë kanë pasur efekte pozitive.
Në pamje të parë, duket e lehtë të ndjekësh regjimin ushqimor AIP nëse kemi parasysh rregullat. Por bëhet fjalë për një regjim që duhet ndjekur me vëmendje të madhe, pasi përfshin kufizime ushqimore që kanë jo pak rëndësi.
Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të konsultoheni më parë me një nutricionist apo mjekun. Specialisti vlerëson nëse ky regjim ushqimor është i përshtatshëm për ju dhe ta planifikoni në mënyrën e duhur për të shmangur efektet anësore./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…