Laborator dhe Radiologji

Stenti ureteral, si kryhet procedura dhe kur nevojitet

Stenti ureteral është një pajisje prej silikoni që vendoset në rrugët e sipërme urinare për të lejuar daljen e duhur të urinës. Quhet ndryshe dhe “stent me J të dyfishtë”, sepse i ka skajet të dredhura, në mënyë që të shmanget lëvizja brenda traktit urinar.

Stenti ureteral janë të gjata rreth 26 cm dhe mund të kenë një strukturë shtesë metalike për të shmangur kolapsin e uretrës.

ANATOMIA E TRAKTIT URINAR

Rrugët urinare ndahen në:
Rrugët e sipërme urinare: veshkat janë komunikimi me legenin renal, që përfaqëson pjesën e parë ku merret urina. Nga këtu fillon uretra e cila shkon në thellësi të barkut për të rrjedhur në fshikëz. Uretra ka aftësinë të kontraktohet për të favorizuar zhvendosjen e çdo pengese që mund të krijohet brenda tij.

Rrugët e poshtme urinare: uretra e ka origjinën nga fshikëza e urinës dhe më pas del jashtë.

PËR ÇFARË SHËRBEN

Janë të shumta arsyet që mjeku mund tju këshillojë vendosjen e një stente në uretër, por më kryesoret janë:

Bllokime të uretrës: shkaku mund të jetë një gur i madh në nivelin e veshkave, fibroza retroperitoneale apo një tumori që përfshin uretrat.

Vendosja pas një anastomoze mes dy pjesëve të uretrës: për shembull pas një traume që ka çuar në dëmtimin e uretrës apo pas një transplanti veshkash

Me qëllim profilaktik, për shembull për të shmangur komplikacionet në rastin e procedurës së litotripsisë ekstrakorporeale (një procedurë përmes së cilës përdoren ultratingujt për të thërmuar gurë) ose për të ndihmuar në identifikimin e uretrës në kirurgjinë e traktit urinar.

Në pjesën më të madhe të rasteve stenta është një pajisje e përkohshme që shërben për të lehtësuar procesin e shërimit, megjithëse në disa raste mund të flasim për stent “të përhershme”, dhe në këtë situatë është e nevojshme të ndërrohet në mënyrë periodike.

PËRGATITJA

Në ditët para ekzaminimit është i nevojshëm të kryehn analizat e urinës për të verifikuar se nuk ka infeksion të rrugëve urinare, pasi nëse do të ketë duhet të trajtohet para se të vendoset stenda.

Më pas fillohet një trajtim me antibiotik një ditë para procedurës. Para vendosjes së stentësnë gishtin e dorës vendoset pulsiometri, që mat vazhdimisht frekuencën kardiake dhe përmbajtjen e oksigjenit në gjak. Gjithashtu mund të matet dhe tensioni me intervale të rregullta gjatë procedurës.

Në pjesën më të madhe të rasteve procedura bëhet me anestezi lokale dhe vetëm në raste të rralla në bazë të gjendjes klinike të pacientit, mund të jetë e nevojshme një sedatim i lehtë apo një anestezi e përgjithshme.

SI VENDOSET STENTA

Procedura bëhet në sallën e operacionit pasi kërkon mjete specifike; fazat e para të vendosjes së stentës janë të ngjashme me një cistoskopi, ndërsa në fund të procedurës pacienti bën disa radiografi për të vlerësuar vendosjen korrekte të pajisjes.
Urologu ka mjetet e duhura për të kryer një cistoskopi dhe sigurisht stentin që do të vendosë në uretër.

Cistoskopi është një mjet që pozicionohet në fshikëzën e urinës duke kaluar përmes uretrës dhe që ka shumë kanale përmes të cilëve vendoset mjete të ndryshme dhe një burim drite me telekamerë. Pra, një tub i hollë vendoset në pozicionin e uretrës që shkon drejt fshikëzës së urinës që do të veprojë si udhëzues për vendosjen e stentës. Stenta mund të jetë ose prej silikoni ose metalike.

Në sallën operatore pacienti do të jetë në shpinë dhe do të dezinfektohet pjesa gjenitale.

Më pas do të aplikohet dhe kremi anestezik në dalje të uretrës dhe do vendoset cistoskopi. Kur urologu arrin fshikëzën e urinës, do të kanalizohet uretra dhe do të bëhen radiografi seri për të vizualizuar të gjithë përshkrimin e rrugës. Më pas do të vendoset stenta, gjithmonë nën udhëzimin e radiologut. Së fundmi, përmes radiografive do të konfirmohet pozicionimi korrekt i stentës.

PAS PROCEDURES

Sipas arsyes për të cilën vendoset stenta, pacienti mund të shkojë në shtëpi që atë ditë apo të shtrohet në spital për një apo dy net. E nevojshme do të jetë të vijohet trajtimi me antibiotik sipas udhëzimeve të mjekut. Mund të japë edhe ilaçe antispasmodike. Gjithashtu është e rëndësishme të pihen shumë lëngje në ditët në vijim për të shmangur formimin e mbetjeve kristale në stentë.

CILAT JANË RREZIQET

Kryerja e kësaj procedurë kërkon kujdes të veçantë tek të prekurit nga sëmundje të zemrës (infarkt i miokardit së fundmi, pamjaftueshmëri kardiake, aritmi…_
Probleme të mpiksjes së gjakut
Pamjaftueshmëri respiratore.

EFEKTE ANËSORE

Efekte anësore më të shpeshta në orët e para janë probleme me urinimin të llojit irritues si djegia, rritje e frekuencës së urinimit dhe dhimbje mesi gjatë urinimit.

NDËRLIKIME

Efektet e mundshme anësore të vonshme dhe ndërlikime janë:
Zhvendosje e stentës
Infeksion i stentës
Këputje e stentës
Pengesa të stentës
Infeksion të rrugëve urinare
Shfaqje e gjakut në urinë.

KUR DUHET TË SHKONI TE MJEKU

Duhet të kontaktoni mjekun apo urgjencën nëse shfaqet:

Temperaturë e vazhdueshme
Dhimbje mesi, sidomos e shoqëruar me temperaturë
Gjak në urinë në mënyrë të vazhdueshme
Vështirësi për të urinuar
Dhimbje të kraharorit
Palpitacione
Vështirësi respiratore
Tension i ulët apo gjendje e përgjithshme dobësie./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago