Ciprofloxacina është një ilaç me veti antibiotike që i përket familjes së fluorokinolone. Bëhet fjalë për një ilaç antibakterial me spektër të gjerë; me fjalë të tjera është efikas ndaj sëmundjeve të shkaktuara nga bakteret Gram+ dhe Gram-.
Përgjithësisht jepet për trajtimin e infeksioneve të moderuara të rrugëve urinare, si për cistitin akut, infeksione të traktit respirator e të lëkurës, kockave dhe nyjeve.
Antibiotikët mund të jenë më spektër të gjerë dhe të ngushtë. Të parat kanë veprim ndaj baktreve gram pozitive apo negative, ndërsa ato të spektrit të ngushtë janë efikase vetëm ndaj një lloj bakteri.
Bakteret gram+ dhe gram- ndryshojnë në bazë të karakteristikave të membranës së tyre qelizore. Të parat kanë një membranë qelizore të përbërë nga peptidoglikan dhe një membranë citoplazmatike të brendshme të formuar nga një shtresë e dyfishtë lipidesh.
Ndërsa gram- përveç membranës së brendshme citoplazmatike kanë edhe një shtresë tjetër lipide në membranën e jashtme. Midis të dyjave është një hapësirë e quajtur periplazmë.
Kjo përbëhet nga peptidoglikan, i cili është shumë më i madh se tek bakteret Gram+. Pra membrana e Gram- është më komplekse.
Për të kuptuar nëse bakteri i përket këtij apo atij tipi, duhen bërë analiza të sakta në laborator. Teknika më e njohur është ajo e ngjyrosjes së Gram.
“Farmakokinetika” është një term që tregon degën e farmakologjisë që merret me studimin e procesit të përthithjes, përhapjes, metabolizmit dhe eliminimit të ilaçeve.
Ciprofloxacina mund të merret me tableta apo endovenzoe, dhe ka një përthitje prej 70%. Megjithatë është e rëndësishme të dimë se substancat jonike mund të formojnë chelates (shen. i redaksisë: një përbërje që përmban një ligand (tipikisht organik) i lidhur me një atom metali qendror në dy ose më shumë pika) duke ulur kështu përthithjen.
Përsa i përket përhapjes, fluorikinolonet kanë një përhapje të madhe, pasi bashkimi i tyre me proteinat plazmatike është minimal.
Metabolizmi bëhet në mëlçi; kjo konsiston në reagimet e paraqitura nga ilaçi brenda trupit në mënyrë që të jetë më i tretshëm në ujë dhe kështu të nxisë eliminimin e vet./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…