Ortopedi dhe Fizioterapi

Çfarë duhet të dimë për edemën kockore

Edema kockore është një proces inflamator që në përgjithësi prek pjesën e brendshme të kockës, e njohur dhe si kocka trabekulare, pra ajo pjesa në pamje si sfungjer në brendësi të kockës. Shkaqet janë nga traumat tek sëmundjet degjenerative. Gjithashtu është e zakonshme dhe tek ata që pratikojnë aktivitet fizik shumë intensiv pas një periudhe të gjatë jete sedentare.

Ekspertët shpjegojnë se bëhet fjalë për një patologji të zakonshme në praktikën klinike të reumatologjisë pas rritjes së përdorimit dhe disponueshmërisë së MRI si një analizë diagnostikuese (Lexo këtu). Pra, është më e thjeshtë të gjendet ky problem. Por cilat janë karakteristikat e saj?

ÇFARË ËSHTË EDEMA KOCKORE?

Kockat janë formuar nga dy inde të ndryshme. Një është kocka kortikale, e përbërë nga material i fortë e kompakt që rrethon pjesën e jashtme të kockës. Tjetra është ajo që quhet kocka trabekulare, një ind si sfungjer që ndërton pjesën e brendshme.

Nuk duhet të harrojmë se kjo e fundit përshkohet nga një sërë vazash gjaku, duke pasur parasysh se dhe kockat duhet të marrin ushqim. Sipas një artikulli të publikuar nga universiteti FASTA, Argjentinë, inflamacione ndodh për shkak të mbledhjes së lëngjeve në brendësi të kockës trabekulare.

Shumë shpesh kjo ndodh dhe për shkak të çarjes së një vaze gjaku, me pasojë gjakosjen në brendësi të kockës. Një shkak tjetër mund të jetë grumbullimi i lëngut inflamator që vjen pas një lëndimi. Në të dy rastet, edema kockore është një farë hematome e brendshme.

Kjo mund të ndodhë dhe me kockën kortikale, por që ndodh më rrallë. Ka një dallim mes dy llojeve të edemës kokcore sipas kthyeshmërisë së tyre:
SEOT, Sindroma e edemës kockore tranzitore: bëhet fjalë për një gjendje inflamatore të kthyeshme, që reduktohet falë trajtimit me kalimin e kohës.

Osteonekroza: nxit vdekjen e qelizave që ndërtojnë kockën (osteocitet). Konsiderohet si një patologji e pakthyeshme.

SHKAQET

Pjesa më e madhe e edemave kockore ndodhin për shkak të lëndimeve apo rrëzimeve, sforcimeve intensive fizike apo stërvitjes së tepruar. Sidoqoftë, një studim i kryer nga reparti reumatologjik i qytetit të Elche në Spanjë, në shumë raste shkaku nuk është i qartë.

Megjithëse në përgjithësi faktori shpërthyes është një traumë e rëndë, duhet konsideruar dhe mundësië e një sërë mikrolëndimesh të përsëritura në harkun e një periudhe të caktuar kohe. Për shembull, gjatë një gare 10 km, garuesi do të godasë tokën përafërsisht 8 mijë herë. Kjo do të nxisë fraktura të strukturës kockore të brendshme e të muskujve dhe ligamenteve.

Por sërish themi që ushtrimet fizike nuk janë i vetmi faktor shpërthyes; patologji si osteoatriti, nekroza avaskulare (mungesa e furnizimit me gjak), osteoporoza dhe sindroma e dhimbshme lokale komplekse favorizojnë një gjendje inflamatore. Me fjalë të tjera, të gjitha kushtet që përkeqësojnë kockën dhe e predispozojnë atë për thyerje.

SIMPTOMAT

Shfaqja klinike e edemës kockore mund të variojnë sipas shkallës së ashpërsisë. Sipas informacioneve të publikuara në portalin “Reumatologia clinica”, simptomat kryesore janë:

Dhimbje në zonën e prekur.
Dhimbje gjatë sforcimit të kockës së prekur. Dhimbja rritet kur bën aktivitet fizik.
Në mungesë të një ndërhyrjeje të përshtatshme, dhimbja ndjehet dhe kur pushoni.

Në rastet më të rënda, personi mund të shfaqë dhimbje gjatë aktivitetit të përditshme normale, si ecja.

Për shkak të natyrës së tyre, është e lehtë të mendosh se edema prek më shpesh gjurin, metatarsalet e këmbës dhe thembrat. Simptomat ndryshojnë edhe në varësi të zonës së prekur.

DIAGNOZA

Ky lëndim nuk dallohet me një radiografi tradicionale, prandaj është e nevojshme të bëhet rezonanca magnetike. Përveç kësaj, studimet shkencore tregojnë se disa teknika inovative gjithashtu janë të vlefshme. Një prej tyre është tomografia e kompjuterizuar me dy nivele energjetike (DECT), që ndërton pamjet duke nisur nga zbërthimi i materialeve.

TRAJTIMI

Sipas ekspertëve të traumatologjisë, trajtimi i edemës kockore përbëhet nga disa faza:

Pushimi është thelbësor për një shërim të mirë. Për tu lehtësua nga simptomat akute, duhen përdorur patjetër patericat. Të paktën për katër javë do të jetë e nevojshme të reduktoni ngarkesat e sforcimet.

Mund të merrni ilaçe të ndryshme për të qetësuar dhimbjet, si analgjezikët, bifofonate, vitamina dhe suplemente të tjera që rrisin densitetin kockor. Mund tu rekomandohet edhe përbërësi aktiv Iloprost për të favorizuar vazadilatacionin.

Pas fillimit të një trajtimi me ilaçe, këshillohet të përballoni rimëkëmbjen me seanca fizioterapie. Faza e rehabilitimit mund të përfshijë magnetoterapinë, termoterapinë, lëshimin e muskujve, aktivitete ujore dhe teknika të tjera.

Në rastet më të rënda është e nevojshme të bëhet një ndërhyrje kirurgjikale e ngjeshjes spinale me perforim të shumëfishtë, e njohur si “forage”, për të kulluar lëngun e mbledhur në kockë.

MASA PËR TË PARANDALUAR EDEMËN KOCKORE

Siç thotë dhe fjala e urtë: Më mirë të parandalosh se të kurosh. Nuk duhet të sforconi trupin përtej limiteve të tij, dhe nëse dëshironi të bëni aktivitet fizik intensiv, e rëndësishme është të dëgjoni këshillat e një trajneri personal që vlerëson ekzekutimin e një ushtrimi fizik.

Nga ana tjetër, në prani të shqetësimeve gjatë ecjes, vrapit apo ndonjë aktiviteti tjetër fizik, duhet ti drejtoheni patjetër mjekut. Nëse bëhet fjalë për një edemë kockore, një frakturë apo një ndrydhje, është e nevojshme të merret diagnoza për të ndërhyrë në kohë dhe për të parandaluar komplikacionet./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago