Pothuajse të gjithë njerëzit kanë kaluar sëmundjen e infeksioneve në bajame një herë në jetë. Më shpesh preken fëmijët deri në 7-8 vjeç. Shkaktarët e tyre janë viruset e bakteret e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues. Për të dalluar nëse fëmija juaj ka infeksion në bajame vërehet ngjyra e fytit, nëse është e kuqe zona e bajameve, atëherë sapo ka filluar inflamacioni. Nëse dallohen zona të bardha rrethore, ato janë vatra infeksioni dhe tregojnë se infeksioni është më i avancuar dhe është më i vështirë për t’u trajtuar e shoqërohet në këto raste me temperatura të larta.
Infeksionet në bajame shkaktojnë si fillim djegie të fytit, ethe, pastaj shkaktojnë humbje oreksi, dhimbje koke dhe fryrje të gjëndrave limfatike në qafë dhe probleme me kapërdirjen e ushqimit. Shkaktohet nga baktere si stafilokoku ose streptokoku, nga viruse si influenza, por stimulohet edhe nga myku.
Lexo edhe- Infeksionet e bajameve dhe çfarë duhet të dimë për streptokokun e fytit
Për t’i parandaluar infeksionet e fytit, duhet të keni kujdes me higjienën e përgjithshme. Lani duart, fytyrën shpesh para ngrënies, pas teshtitjes ose kollitjes. Përdorni desinfektues alkoolik në ambiente publike. Konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë C, të cilat rritin imunitetin, si portokalli, kivi etj. Antioksidantët janë shumë të domosdoshme të përdoren në infeksionet e bajameve.
Lyejmë lehtë bajamet me sodë buke, mjaltë dhe hudhër të përziera së bashku. Lyejmë qafën me hudhra të shtypura mirë. Kjo ndihmon në qetësimin e gjendrave të fryra. Pihen 3 herë filxhan kafe/çaji me përzierjen e mëposhtme, duke hedhur në çdo filxhan çaji, për moshën deri në 5 vjeç, 4-5 pika propolis blete, ndërsa për më të rriturit, 10 pika propolis.
Përgatitja e çajit për fëmijë: Në 0.5 l ujë ziejmë 2 minuta 1 lugë gjelle me frut shtogu, 1 copë lëvore vidhi, 6-8 kokrra trëndafil të egër dhe një lugë agulice. Kullohet pas 20 minutash. Pihet si çaj i ngrohtë. Ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës, pihet pas buke. Shtoni në çaj propolisin, i cili është antiseptik i mrekullueshëm. Për të rriturit dyfishohet doza e përbërësve dhe masa e ujit.
Përgatitja e çajit për të rriturit: në 0.5 l verë të bardhë shtojmë 50 gr frut shtogu, një lugë dëllinje, dhe 2 lugë gjelle trëndafil të egër. Lihet 5-7 ditë. Nga kjo përzierje mund të pihen 2 filxhanë kafe në ditë. Është shumë efektive në rastet kur bajamet kanë inflamuar edhe kyçet. Pra, kjo pije shërben edhe si qetësues i sëmundjeve reumatizmale. Në raste të përsëritjes së temperaturave të larta, propolisi i bletës mund të përdoret 5-6 herë në ditë.
Konsumoni qepë, kanellë, uthull molle, limona dhe rrush.
Futni një gjysmë qepë të grirë në një gotë ujë, lëreni 6 orë dhe konsumojeni lëngun dy herë në ditë. Çajrat që përdoren për bajamet janë xhinxhefili, dafina, thundermushke, agulice etj. Për infeksione më të rënda tek të rriturit përdoret lulëkuqja, pelini i bardhë dhe frut shtogu. Këto bimë luftojnë infeksionet e rënda që shkaktohen nga stafilokok/streptokok, sepse rritin rezistencën e organizmit dhe ulin mbro-jtjen e baktereve ndaj sulmit të sistemit imunitar të njeriut dhe kështu është më e lehtë për qelizat e bardha t’i sulmojnë e gëlltisin. Propolisi i bletës është luftuesi më i fuqishëm i infeksioneve të brendshme dhe nuk mjaftohet vetëm me shërimin e bajameve. Propolisi I bletës kuron të gjitha infeksionet e bajameve pavarësisht shkaktareve. Këshillohet të përdoret dafina, ekualipsi dhe sherebela në aerosol, të cilat ndihmojnë në shërimin më të shpejtë të bajameve, pastrojnë frymëmarrjen. Veprojnë si antibakterialë të fuqishëm.
Infeksionet e bajameve duhen kuruar në kohë. Nëse lihen për një kohë të gjatë pa u kuruar, mund të shkaktojnë inflamacione në kyçe dhe palcën e kuqe të kockave, duke dhënë shenja të sëmundjeve reumatizmale në fëmijëri.
Artikull nga specialisti i bimeve mjekesore, Ylli Merja
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…