Kategorite

Me te lexuarat

Infeksionet e bajameve dhe çfarë duhet të dimë për streptokokun e fytit

tiroditi hashimoto

Infeksionet e bajameve janë sëmundja më e shpeshtë e moshës 5-15 vjeç. Shkaktarët më të zakonshëm janë:

1-mikrobet, kryesisht streptokoku, më rrallë stafilokoku,
2-viruset si psh coxcacie, adenoviruset,
3-mykoplazma,
4- candida albicans.

Shenjat janë : temperatura, skuqje fyti, dhimbje, zmadhim i nyjeve limfatike në të dy anët e qafës.

Ndonjëherë shoqërohen edhe me sekrecione të verdha me erë të keqe. Mjekimin e përcakton mjeku, pasi të ketë identifikuar shkaktarin.
Nëse përsëriten më shumë se 3-4 herë në vit, nevojitet të bëhet mbjellje e sekrecionit të fytit, nga ku del Antibiograma, edhe ilaçi që vepron më mirë. Një kontroll tek mjeku ORL mund të identifikojë ndonjë shkaktar predispozues si psh. Adenoiditis (zmadhim i bajameve të hundës).
Mjekimi i kujdesshëm i bajameve parandalon sëmundjen reumatizmale.

Reumatizma prek kycet dhe kafshon zemrën, thuhet në mjekësi, por ndodh rrallë. Më shumë kujdes duhet t’i kushtojmë veshkave.

Nefriti,pas një infeksioni streptoloksik mund të zhvillohet në heshtje, pa shumë shenja të dukshme, por, nëse nuk mjekohet në kohë , mund të çojë në pamjaftueshmeri kronike të veshkave.

Nëse mjeku ju rekomandon analiza urine dhe gjaku, mos i neglizhoni.
Tre javë pas infeksionit streptokoksik duhet bërë analiza e urinës. Simptoma më serioze është kur konstatohet albumine në urinë. Ka një periudhë të fshehtë prej tre javësh që kompleksi antihen-anticorp të vendoset në veshka, për pasojë, të shfaqet kjo albuminë. Ky komplikacion, i cili quhet glomerulonefritis akut mund të shkaktojë rritjen e tensionit të gjakut tek fëmijët. Për ta parandaluar është e nevojshme të bëhet analiza e urinës pas tre javësh. Edhe nëse shikoni
ënjtje të qepallave të poshtme të syve, drejtohuni mjekut, për të bërë të mundur përjashtimin e një sëmundje të veshkave.

Artikull nga dr.pediatre Zerina Sheme