Sëmundje infektive

Meningitet/ Çfarë duhet të dimë

Meningitet janë infeksion i cipave të trurit, si pasojë e disa bakterieve që ndodhen në faring (fyt).
Shkaktaret janë :
1-disa mikrobe (meningokoku, streptokoku, pneumokoku, enterococu etj). Por meningitet mund të vijnë edhe si komplikacion i një Infeksioni diarreik, salmonela, dizanteria, Escherischia Coli etj. Në kushte të imunitetit të dobësuar infeksioni kalon në gjak dhe prek meninget në mënyrë sekondare.
2- viruset e ndryshme por më shpesh virusi i gripit.
Rruga e përhapjes është me spërklat e pështymës.  Në epidemiologjinë e sëmundjes ndikon jeta kolektive, kopshte, shkolla konvikte, ndikon edhe stina e ftohtë dhe e lagësht.
Shenjat janë temperaturë e lartë, të vjella dhimbje koke, irritim nga ambientet e ndriçuara, letargji, ethe, turbullime të ndërgjegjes, konvulsione rrallë herë.
Tek fëmijët 0-1 vjeç vihet re fontanela e bombuar.
Gjëndje të tilla janë urgjencë mjekësore dhe duhen dërguar menjëherë në spital për trajtime intensive.
Meningitet me shkaktar viruset kanë ecuri të mirë. Shërohen pas 2-3 javësh pa lënë asnjë pasojë.
Komplikacioni më i rëndë, që mund të shkaktojë meningokoku është Sepsisi ( meningokoksemia).
Mikrobi kalon nga fyti në gjak duke dhënë një gjendje toksike me dëmtim të kapilarëve në organet e brendshme,
Çfaqje në lëkurë të njollave të vogla në ngjyrë vishnje në mavi.
Këto njolla shtohen shumë shpejt. Nuk kruhen, nuk dhembin.
Këto komplikacione janë shumë të rralla dhe prekin ato persona që kanë sëmundje të tjera kronike ose imunitet të dobësuar.
Parandalimi: Mbi moshën 2 vjeç aplikohet vaksina 4 valente  ndaj meningokokut.
Personat e kontaktit mjekohen me antibiotik për 7 ditë.
Në Shqipëri është konstatuar si shkaktar  më i shpeshtë pneumokoku. Prandaj futja në skemën e vaksinimit të detyrueshëm për pneumokokun e ka ulur ndjeshëm këtë infeksion.
Artikull nga dr. Zerina Sheme
MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

1 month ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

2 months ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

3 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

3 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

3 months ago