Mirëqenie

Mbroni shëndetin e zemrës me këto ushtrime fizike

Një sërë ushtrimesh fizike ndihmojnë zemrën tonë të funksionojë si duhet. Këto janë në pjesën më të madhe të rasteve ushtrime kardiovaskulare që forcojnë këtë organ të trupit tonë.

Nuk ka rëndësi nëse jemi fëmijë, të rritur apo të moshuar. Këto ushtrime janë ideale dhe thelbësorë për çdo moshë.

Flasim për disa ushtrime që mund ti bëjmë vetë, pa shkuar në palestër.

USHTRIMET QË FAVORIZOJNË ZEMRËN

Më poshtë do të flasim për disa ushtrime që ndihmojnë zemrën tonë të funksionojë në mënyrë të thjeshtë, dhe disa ndoshta dhe i dini.

E rëndësishme është që t’i përfshini ato si pjesë e rutinës suaj të përditshme apo të paktën t’i ndiqni tre ditë në javë dhe zemra juaj do ju jetë mirënjohëse.

Eskursionizmi

Eskursionizmi është një nga ushtrimet e para që ndihmojnë zemrën tuaj të funksionojë si duhet. Një aktivitet me impakt të ulët që të lidh me natyrën. Për më tepër, njeh vende të reja dhe krijon miqësi të reja sepse ndonjëherë mund të bëni udhëtime në grup.

Për të praktikuar eskursionizmin nuk keni nevojë për gjendje fizike perfekte dhe nuk ka rreziqe. Madje ndonjëherë do të harroni se jeni duke bërë ushtrime. Pa dyshim është një aktivitet që rekomandohet shumë dhe rrit rezistencën, fluksin e oksigjenit dhe forcon zemrën.

Noti

Noti gjithashtu është një sport i njohur dhe i këshilluar gjerësisht, pasi është më i plotë. Me notin punojnë të gjithë muskujt e trupit, i cili tonifikohet dhe bën dhe një ushtrim kardiovaskular.

Noti, ashtu si dhe eskursioni, ka një impakt të reduktuar, prandaj rekomandohet si për fëmijët dhe për të moshuarit. Me fjalë të tjera, ideal për çdo moshë.

Nëse kemi rrezik lëndimesh duhet të bëjmë një aktivitet pa shumë sforcë dhe ky është një opsion i mirë.

Çiklizmi

Çiklizmi është bërë sot shumë i rëndësishëm dhe është rritur numri i njerëzve që e praktikojnë. Një aktivitet që mund ta bëni vetëm ose në grup, dhe pse në grup mund të jetë më zbavitës dhe do ju motivojë më shumë.

Çiklizmi është ideal për të punuar në rezistencë dhe perfekt për të moshuarit që kanë probleme me mesin. Në këtë mënyrë do të mund të ushtrohen pa u sforcuar.
Nëse ka diçka për të cilën çiklizmi është perfekt është pikërisht forcimi i zemrës. Ka disa variante, si me biçikletë në palestër apo të frekuentoni çiklizmin në natyrë.

LLOJE TE TJERA AKTIVITETESH

Ka dhe lloje të tjera ushtrimesh që ndihmojnë në funksionimin e mirë të zemrës si futbolli, tenisi apo basketbolli. Ato mund të kombinohen edhe me aktivitete si artet marciale apo dhe joga.

Por si e ndihmon joga zemrën të punojë mirë? Falë jogës trupi çliron stresin që është një nga shkaqet e disa sëmundjeve kardiovaskulare. Për këtë arsye nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë aktivitet apo të ngjashme me të, pasi ka përfitime dhe për zemrën.
Idealja do të iste të zgjidhnim një aktivitet që na pëlqen dhe motivon dhe ta përfshijmë në rutinën tonë pa sforcime. Por mos harroni! E rëndësishme është të përshtasim dhe mënyrën tonë të jetesës. Dhe së fundmi, edhe ecja për 30 minuta në ditë ju ndihmon shumë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago