Mirëqenie

Alkoolizmi, shkaqet e mundshme dhe pasojat

Alkoolizmi përkufizohet si një konsumimi i tepërt i alkoolit kur humb çdo aftësi kontrolli. Karakterizohet nga episode të shpeshta të intoksikimit etilik dhe sjell një fiksim për alkoolin dhe sigurisht me pasoja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se çdo vit 3 milionë vdekje janë shkaktuar nga konsumi i tepërt i alkoolit, apo 5.3% e vdekjeve totale.

Për më tepër është shkaktar i një sërë patologjish, mes të cilave ceroza e mëlçisë. Gjithashtu ka jnë lidhje të rëndësishme mes alkoolit dhe një sërë shqetësimesh mendore.

ASHPËRSIA E ALKOOLIZMIT

Alkoolizmi është një sëmundje kronike, apo me fjalë të tjera një varësi e përhershme. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta trajtosh me sukses, por bëhet fjalë për një problem që duhet të kontrollohet në vazhdimësi.

Alkoolizmi konsiderohet dhe një patologji progresive dhe degjenerative. Ka pasoja të shumta si në shëndet dhe në jetën shoqërore. Duhet theksuar se gjatë adoleshencës alkooli jep dëme më të mëdha dhe më shumë varësi krahasuar me moshën e rritur.

Përveç kësaj, trajtimi i alkoolizmit është kompleks. Hapi i parë është njohja e problemit. Për ta kaluar është shumë e rëndësishme dhe që personat e afërtë të mbështesin dhe të bashkëpunojnë në trajtimin terapeutik.

SHKAQET

Mesa duket disa faktorë gjenetike luajnë rol të rëndësishëm në alkoolizëm. Disa studime kanë treguar një shkak gjenetik për varësinë nga alkooli; janë identifikuar gjene të ndryshme të lidhura me këtë tendencë, por nevojiten studime të thelluara.

Por kjo nuk do të thotë se një person bëhet i alkoolizuar sepse në familjen e tij ka pasur raste alkoolizmit. Ka dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojë:

Një vetëvlerësim i ulët
Vuan nga shqetësime mendore si depresioni. Edhe ankthi apo stresi mund të jenë faktorë domethënës.
Faktorët socialë. Alkoolizmi ëpërcaktohet dhe nga kultura dhe shoqëria ku jeton. Aksesi ndaj pijeve alkoolike apo pranimi kulturor janë aspekte që kanë një ndikim të dukshëm.
Lloji i punës. Njerëzit që punojnë në bar apo lokale nate kanë mundësi më të madhe të vuajnë nga ky problem.

SI TA KUPTOJME PROBLEMIN E ALKOOLIZMIT

Në shoqërinë tonë pirja e alkoolit është një zakon i pranuar gjerësisht. Prandaj është shumë e vështirë të flasim nëse jemi para një situate patologjike.

Megjithatë ka disa indicie që të çojnë në praninë e një varësie. Për shembull, maskimi i pijes apo gënjeshtra për sasinë e alkoolit të pirë. Po kështu shmangia e përgjegjësive të dikujt apo rënia e performancës në punë.

Nga ana tjetër mund të zbulojmë simptomat fizike si dobësimi, dhimbja e kokës dhe ndryshimi i gjuhës. Gjithashtu kujtesa dhe përqëndrimi dëmtohen. Një person që vuan nga alkoolizmi mund të bëhet më agresiv.

PASOJAT

Alkooli shkakton dëme si fizike, konjitive dhe sociale. Konsumi i pijeve alkoolike lidhet me sëmundje të ndryshme të sistemit nervor, kardiovaskular dhe tretës.,

Për shembull, delirium tremens është një episod akut i delirit i shkaktuar nga sindroma e mungesës së alkoolit. Ka dhe efekte fizike si palpitimet, dridhjet dhe konvulsionet. Nëse nuk trajtohet mund të çojë në vdekje.

Alkoolizmi prek shpesh dhe gjuhën dhe koordinimin. Siç është vënë re, pjesa më e madhe e incidenteve rrugore shkaktohen nga njerëz të dehur. Kjo ndodh pasi nën efektin e alkoolit personi humb ndjesinë e frenimit duke bërë sjellje të rrezikshme.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se një përqindje e lartë sëmundjesh të mëlçisë vijnë për shkak të alkoolizmit. Arsyeja është se alkooli rrit përqindjen e yndyrës së pranishme në mëlçi, gjendje që shkakton inflamacion dhe me kohën cerozë të mëlçisë.

Gastriti dhe ulçera, ashtu si mungesa e vitaminave, janë të tjera pasoja të rënda. Ky problem mund të prekë dhe jetën seksuale, shikimin, qarkullimin etj.

ÇFARË DUHET TË BËJMË

Alkoolizmi është një patologji që ka një incidencë të lartë në ditët e sotme. Siç kemi parë, pasojat e saj prekin fusha të ndryshme, që nga ato sociale dhe çrregullime të shumta fiziologjike. Në veçanti, duhet të kujtojmë se konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë dëmton rëndë fetusin.
Prandaj është e nevojshme të identfikohet problemi sa më shpejtë të jetë e mundur. Duhet ti drejtoheni mjekut apo të merrni pjesë në aktivitete në grupe mbështetëse për të luftuar ndaj alkoolizmit./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago