COVID-19

Si koronavirusi e transformon qelizën e shëndoshë në një minifabrikë të COVID-19

Covid-19, Corona, është një virus agresiv me përmasa 9-12 nm, e cila nënkupton një përmasë jashtëzakonisht e vogël e cila mund të shihet vetëm me mikroskop intensiv elektronik.

Pra 9 nm d.m.th 0,0000000009 metër (diametër) ose një e një miliarda e metrit.

N.q.s. do të bënim një krahasim shumë interesant me trashësinë e një fije floku, atëherë do t’ju habisë vërtet ky fakt.

Përmasa (gjerësia) e fijes së flokut është 100,000 nm

Përmasa e Sars-Covid-19 është 9 nm pra 9 e një miliarda e metrit.

Tashmë mund të perceptoni me nënvetëdije sa shumë i vogël është armiku ynë i padukshëm përmasa e të cilit e bën këtë virus të qëndrojë dhe pezull në ajër për një kohë relativisht të gjatë për orë të tëra.

Organizmi ynë është vlerësuar të ketë një numër ekstremisht të lartë qelizash të cilët llogariten të jenë rreth 37 biliardë qeliza

Përmasa e një qelize të shëndoshë në organizmin tonë ështe 20μm pra e thënë ndryshe: Trashësia e fijes së flokut është 100,000 nm ose 100 μm dhe përmasa e qelizës normale është 20 μm

Pra, përmasat e fijes së flokut janë 5 herë më të mëdha se përmasa e një qelize normale dhe e krahasuar me Sars-Covid-19 përmasa (trashësia e fijes së flokut) është 11 mijë herë më e madhe se Sars Covid-19. Pra përfundimisht themi se përmasa e qelizave të shëndosha të organizmit tonë janë 2200 herë më të mëdha se Sars-Covid-19.

Covid-19 Corona është një kapsulë proteinike, e cila përmban materialin gjenetik (DNA) brenda saj. Kur ky virus ekstremisht i vogël depërton në qelizën e shëndoshë, atëherë lëshon materialin e saj gjenetik pikërisht në Nuklin (Bërthamën e Qelizës së shëndoshë).

Pasi materiali gjenetik i Covid-19 Corona ka prekur Materialin gjenetik brenda nuklit (Bërthamës së qelizës së shëndoshë) atëherë menjëherë fillon replikimi i ri pra (shkatërrimi i kodit normal të unifikuar të riprodhimit të qelizës së shëndoshë të organizmit) dhe modifikimi i kodit gjenetik të qelizës së shëndoshë me kodin gjenetik të elementit viral (Sars Covid-19).

Ky modifikim i kodit gjenetik (Mutacion i DNA-se) detyron qelizën e shëndoshë të prodhojë (të shumëzojë këto viruse në një sasi të lartë), dhe pasi sasia e madhe viruseve të prodhuara brenda një qelize ka arritur limitin e kapacitetin të qelizës ateherë qeliza e shëndoshë shaktërrohet duke nxjerre jashtë saj këtë sasi të madhe të Covid-19 të prodhuar nga kjo qelizë.

Stadi tjetër ka të bëjë me efektin “ZINXHIR”

Sasia e madhe e Covid-19 prodhuar nga qeliza e cila u shkatërrua si rezultat i modifikimit të kodit gjenetik DNA do fillojë të infektojë (Kontaminojë) qelizat e tjera të shëndosha duke i shkaktuar dhe të tjerave mutacionin gjenetik (Modifikimin e kodit gjenetik) duke i detyruar këto qeliza të prodhojnë akoma më shumë viruse të tilla dhe duke i shkatërruar këto qeliza si në rastin e parë.

Vaksina

Koncepti Vaksinë “Agjenti Viral i shpikur” kundër Agjentit Viral aktual (Sars-Covid-19):

Kuptohet që zgjidhja e vetme për të dominuar sa më shpejt këtë armik të padukshëm është Vaksina e cila është një përmbatje virale e cila stimulon qelizat e bardha të gjakut (Leukocidet) për të dominuar efektin Zinxhir të përhapjes gjithnje e më tepër të Sars-Covid-19 për të infektuar qeliza të tjera të shëndosha dhe për të tkurrur Dispersionin (Efektin Zinxhir).

Artikull nga inxhinieri Bio- Fizikant Ermand Mertenika

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago