Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Heparina kundër mpiksjes së gjakut, çfarë është dhe kur përdoret

Heparinat janë ilaçe që merren në rrugë endovenoze dhe që kanë një efekt të fuqishëm antikoagulant. Ka dy lloje: heparinë me peshë të ulët molekulare dhe heparinë standarde apo pa fraksionim.

Ato administrohen në mënyrë parenterale për të siguruar thithjen e duhur, e cila është e pamundur nëse ilaçi merret nga goja. Enzimat tretëse i çaktivizojnë ato, prandaj duhet të jepen vetëm me injeksion.

Ndër metodat e ndryshme të administrimit parenteral, është ajo nënlëkurore më e zakonshmja si për peshën e ulët molekulare ashtu edhe për heparinën e pa fraksionuar. Rruga intravenoze përdoret për të administruar heparinën e fraksionuar në situata emergjente.

Dr. Blendi Toska në një studim të botuar pak kohë më parë në MeMjekun.com ka folur dhe për rëndësinë e Heparinës me peshë të vogël molekulare në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 që janë në terapi intensive. (Lexo këtu)

HEPARINA PA FRAKSIONIM

Kjo lloj heparine formohet nga një përzierje heterogjene të polisaharideve të ndryshme. Këto biomolekula mund të ndryshojë qoftë nga përmasa dhe nga pesha. Zinxhirët që ndërtojnë këtë Heparinë kanë glukozaminë dhe acid glukoronidik dhe iduronik të sulfatuar.

Heparina me peshë të ulët molekulare

Kjo vjen nga fraksionimi i parardhëses. Formohet nga zinxhirë të polisaharideve, por por pesha mesatare molekulare është shumë më e ulët, midis 4,000 dhe 5,000 daltons.

UDHËZIME TERAPEUTIKE

Heparinat përdoren në situata që kërkojnë veprim antikoagulant të shpejtë dhe me kohëzgjatje të shkurtër. Rastet mët ë zakonshme janë parandalimi dhe trajtimi i trombozës së venave të thella, gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe në ato raste me rrezik të ulët.

Trajtimi i trombozës së venave të thella, me apo pa emboli polmonare, parashikon marrjen e Heparinës derisa të stabilizohet koha e protrombinës. Më pas vijohet me antikoagulantë nga goja. Për këtë qëllim mund të përdoren të dyja llojet e Heparinës që janë dhënë.

Sidoqoftë, heparina me peshë të ulët molekulare ka një sërë përparësish, siç janë më pak efekte anësore dhe mundësia për ta marrë atë në një dozë të vetme ditore.

Kjo dozë varet nga pesha trupore e pacientit; nuk është e nevojshme të kontrollohet efekti antitrombotik, pasi nuk ndërvepron me proteinat plazmatike.

SI E KRYEJNË HEPARINAT EFEKTIN E TYRE?

Efektet antitrombotike dhe antikoagulante të heparinave janë për shkak të aftësisë së tyre për të frenuar faktorin Xa dhe faktorin IIa, të cilat janë të lidhura ngushtë me formimin e mpiksjes dhe trombit.

Sidoqoftë, heparina me peshë të vogël molekulare tregon më pak aktivitet frenues sesa jo të fraksionuar. Përveç kësaj, ajo gjithashtu paraqet një rrezik më të ulët të gjakderdhjes.

EFEKTET ANËSORE TË HEPARINËS

Si të gjitha ilaçet, trajtimi me heparinë mund të shoqërohet me një seri efektesh të padëshiruara. Reagimet anësore të Heparinës me peshë të vogël molekulare janë më të vogla krahasuar me heparinën jo të fraksionuar.

Me reaksione anësore kuptojmë të gjitha efektet e padëshiruara dhe të paqëllimshme që mund të ndodhin pas marrjes së mjekimit. Thënë këtë, kudnërudhëzimet më të zakonshme të heparinës janë:

Hemorragjia: nuk ndodh shpesh nëse trajtimi përqëndrohet në parandalim dhe në doza të vogla. Tek pacientët me sëmundje të veshkave, doza duhet të rregullohet nga mjeku pasi ekziston rreziku i këtij efekti anësor.

Trombocitopenia: nuk varet nga doza, ndryshe nga hemorragjia. Shpesh, nuk është e lidhur me moshën ose me mënyrën e administrimit. Kjo është një përgjigje që ndryshon nga pacienti në pacient.
Nekroza e lëkurës
Reagime të mbindjeshmërisë
Hipoaldosteronizmi: nivele të ulëta të hormonit aldosteron

Së fundmi duhet të themi se heparina mund të provokojë osteoporozën. Megjithatë, kur trajtimi është afatgjatë, ky rrezik zvogëlohet. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj për të sqaruar çdo dyshim për këtë ilaç. / MeMjekun.com

Burimi: MedLine Plus

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago