Nena dhe Femija

Konstipacioni (kapsllëku) tek fëmijët, këshillat e pediatres

Luhatet në frekuencë nga 10-35% tek fëmijët. Në shumicën e rasteve është një:

1- çrregullim funksional. Në të tilla raste gjendja e përgjithshme e fëmijës është e mirë.
Vetëm në raste të rralla mund të jetë nga dëmtime organike të zorrës si psh:
2- Megakolon, një defekt i lindur i zorrës së trashë.
3- Mund të lidhet me sëmundje shoqëruese, si:
• Encefalopati,
• Anoreksia nervore

4- Disa çrregullime të lindura të metabolizmit
• mukoviscidiozë,
• intolerancat ndaj Gluten-it

Nëse fëmija kalon 48 orë pa defekuar, dhe nëse ky shqetësim përsëritet të paktën 2 muaj, atëherë kërkojmë konsultim me pediatrin.

 

Lexo edhe- Regjimi ushqimor/ Çfarë duhet të hanë fëmijët që vuajnë nga kapsllëku

SI FUNKSIONON

Lëvizshmëria e zorrës lidhet me
– mënyrën e ushqyerjes,
– me tipin e fëmijës( dembel)
– me mungesën e jodit,
– me defiçite e enzimave që prodhohen nga pankreasi .
– alergjia nga proteinat e qumështit të lopës.
Kapsllëku shpesh ndodh gjatë kalimit nga ushqyerja me qumështin e nënës tek qumështi formulë, ose kur ushqime të tjera futen në dietën e foshnjës.
Edhe marrja e disa medikamenteve si psh hekur, kalçium, luminal etj mund të ngadalësojë lëvizshmërinë në zorrët.
Nëse fëmija ka probleme me hemoroiden ( fryrja e venave të zorrës së trashë), ai ka dhimbje gjatë dekfekimit, prandaj frikësohet, dhe defekon sa më rrallë, duke e futur organizmin në një rreth vicioz.
Në të gjitha rastet, është mjeku pediatër i patronazhit që do të përcaktojë analizat përkatëse, me qëllim që bëhet një mjekim në bazë të shkaktarit.
Nëse është e nevojshme bëhen provat e intolerancës,
provat e alergjisë,
Eko të barkut etj

TRAJTIMI

Jepet llëng molle të freskët ose lëng dardhe të freskët.
Edhe kumbullat kanë përmbajtje në kalium dhe rregullojnë lëvizjet e zorrëve.
Një banjë me ujë të ngrohtë ndihmon në qetësimin n e spazmave të zorrëve.
Masazh i lehtë i barkut, rreth kërrthizës.
Ushtrime lëvizëse të këmbëve duke imituar pedalimin e biçikletës ndihmon zbrazjes e zorrës.
Ndër medikamentet përdoret:
– Sirup Dufalac, në moshat mbi një vjeç.
– suposte Glicerinë pediatrike, ose mikroklizma vajore mbi 3 muajsh, sipas nevojës.

KESHILLA

Edukimi i fëmijës për të vajtur në tualet, duhet të fillojë në moshën 18 -20 muajsh.
Dieta me fibra ka shumë rëndësi për ta parandaluar këtë çrregullim. Gjithsesi, prindi duhet të mbajë supposte me glicerinë, ose mikroklizma për ta ndihmuar fëmijën latant, nëse kalon 48 orë pa defekuar.
Jepini të pijë më shumë ujë fëmijës që ka feçe të ngurtë.
Vëzhgoni me kujdes, si reagon jashtëqitja e fëmijës suaj sa herë që ju i filloni një ushqim të ri.
Mos i jepni njëkohësisht dy ushqime të reja së bashku.
Nëse ka vështirësi në defekim përkohësisht
mund t’i ndaloni disa ushqime me veti adstrigjente si psh karrota, orizi, banane, kosi.
Disa ushqime që shkaktojnë intolerancë janë domatja, sallamërat, turshitë, ushqimet pikante.
Për më tej ndiqni videon:

Artikull nga dr. Zerina Sheme

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago