Deksametazoni (Dexamethasone) është një medikament kortikosteroid sintetik që bën pjesë në klasën e glukokortikoideve, hormonet të suprarenales dhe ka efekt të fuqishëm anti-inflamator.
Deksametazoni është ndër ilaçet që përdoret edhe për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 që kanë insuficencë respitarore.
Ky ilaç është 25 herë më i fuqishëm se hydrokortizoni. Indikacioni kryesor për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në:
• insuficiencë
respiratore ( pamjaftueshmëri e mushkërive).
• disa sëmundje të artikulacioneve kur ilaçet e tjera nuk kanë dhënë efekt.
• në asthma bronkiale në krizë.
• Në alergjitë e rënda medikamentoze.
• Edema alergjike Quinke.
• Ekzema të përhapura.
• Skleroza multiple
• Tek fëmijët: në dispnetë akute të shkaktuara nga disa laringite me vështirësi në frymëmarrje.
• Në të gjitha gjendjen inflamatore të rënda, kur ilaçet e tjera nuk kanë dhënë rezultat.
Përdoret për një kohë të shkurtër.
•Mekanizmi i veprimit:
Steroidet veprojnë duke ulur inflamacionin (edemën) dhe zvogëluar aktivitetin e sistemit imunitar.
Çfarë është inflamacioni?
Inflamacioni ( pezmatim i indeve) është një proces në të cilin qelizat e bardha të trupit mund të mbrojnë kundër infeksionit dhe substancave të huaja; të tilla si bakteret dhe viruset. Çdo inflamacione shoqërohet me 4 shenja të përgjithshme: enjtje, skuqje, dhimbje, ulje të funksionit.
Inflamacioni është një proces kompleks që përfshin lloje të ndryshme të qelizave imune, e proteinave dhe molekulat sinjalizuese.
Glukokortikoidët veprojnë në bazë të mekanizmit të imunosupresionit, duke ulur funksionin dhe / ose numrin e neutrofileve, limfociteve (përfshirë qelizat B dhe qelizat T), monocitet, makrofagët.
Ky frenim mund të shkaktojë manifestime të mungesës së imunitetit, duke përfshirë mungesën e qelizave T, mungesën e imunitetit humoral dhe neutropeninë.
Pra, përdorimi pa kriter i kortikosteroidrve do të çonte në shtim të infeksionit.
Patogjenët kryesorë shqetësues në mungesën e imunitetit të shkaktuar nga glukokortikoide janë viruset, bakteriet, mykërat etj.
Si të gjithë kortizonikët edhe deksametazoni duhet dhënë me kujdes në të sëmurët me
– tension të lartë arterial
– ulçerë gadtroduodenale.
– diabet me acidozë
– sëmundjet herpetike, virusale,
– pamjaftueshmëri e veshkave
– Sëmundje psikike
– Osteoporozë
– Epilepsia
– Sindrome Cushing.
– tek personat me histori trombembolie.
– Problemet me mykun acarohen pas përdorimit të kortizonikëve.
– të rriturve – 2.5 mg deri në 10 mg dozë ditore e fraksionuar disa herë në ditë. Vazhdohet për pak ditë derisa të arrihet efekti i dëshiruar pastaj ulet gradualisht.
– Fëmijëve deri në 1 vjeç nga 1,5 mg në ditë.
Nga 1-5 vjeç – 2.5 mg
6-12 vjeç – 0.4 mg
Mjekimi me preparate kortizonikë ka rreziqet e saj.
Së pari dhënia e kortizonikëve për një kohë relativisht të gjatë frenon prodhimin e hormoneve kortizonike nga vetë trupi.
Së dyti : Humbja e kalçiumit dhe mbajtja e natriumit.
Së treti: Ndonjëherë sistemi imunitar kalon në mbitension dhe është ky reagim që mund të rezultojë në recidiva në sëmundje infektive.
Së fundmi: sjell pasojë katarakte në sy.
Deksametazoni është me veprim të gjatë dhe konsiderohet si një steroid i fuqishëm, ose i fortë. Në krahasim me kortizonikët e tjerë e mban më pak ujin në organizëm.
Është i përshtatshëm vetëm për njerëzit që janë tashmë në spital dhe marrin oksigjen ose ventilim mekanik.
Të gjithë kortizonikët nuk rekomandohen tek njerëzit me simptoma më të lehta, sepse frenon sistemit e tyre imunitar.
Pra, duhen peshuar mirë efektet anësore të ilaçit me përfitimet që do të marrim. Ilaçet steroide ndikojnë në sistemin tuaj imunitar.
Ju mund të merrni infeksione më lehtë. Steroidet gjithashtu mund të përkeqësojnë ose riaktivizojnë një infeksion që keni pasur tashmë.
Artikull nga dr. Zerina Sheme
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…