Nena dhe Femija

Variçela (Lija e dhenve), çfarë duhet të dimë dhe këshillat e pediatres

Variçela është sëmundje ngjitëse e moshës pediatrike që shkaktohet nga një virus i familjes së Herpes- virus.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe
• virusi i Herpes simplex,
• i Herpes Zoster
• Citomegaloviruset i Epstein Barr.

Është shumë ngjitëse. Shoqërohet me temperaturë të lartë. Takohet më shpesh në dimër dhe në pranverë.

Çdo dy tre vjet përhapet në formën endemike. Prek më shumë fëmijët e moshës 1-9 vjeç, por edhe më të rritur.
• Burim infeksioni është njeriu i sëmurë.
• Transmetimi bëhet nëpërmjet spërklave nga fyti, pra edhe nëpërmjet frymëmarrjes. Por edhe nga kontakti me lëngun e flluskave të lijës.
Periudha e inkubacionit zgjat 10-23 ditë, mesatarisht 14 ditë.

SHENJAT

Në fillim ngrihet temperatura, ka dobësi fizike, dhimbje muskujsh, koke. Dy ditë pas temperaturës çfaqen pika të kuqe në fytyrë, pastaj në trung dhe në anësi.Të nesërmen këto pika mbushen me lëng ( vezikulat). Kjo situatë vazhdon afro tre ditë. Sa herë që ngrihet temperatura, dalin vezikulat të reja, derisa mbushet i gjithë trupi. Pra, e veçanta e kësaj sëmundje është polimorfizmi në lëkurë.

Domethënë në lëkurë e trungut mund të vemë re njëkohësisht edhe pika të kuqe, edhe papula të ngritura në lëkurë, edhe flluska. Kjo është përcaktuese për diagnozën e variçelës.

Flluskat mund të dalin në vesh, në sy, në kanalin e urinës, në gojë, në lëkurën me flokë, në pëllëmbët e duarve dhe më rrallë në shputat e këmbëve. Kjo situatë zgjat mbi 3-4 ditë, më pas lëngun i flluskave turbullohet, plasin, dhe zënë kore (krusta). Këto të fundit kruhen lehtësisht, derisa të bien. Me rënien e krustave, normalizohet temperatura dhe më pas vjen shërimi, afërsisht 10-14 ditë.

TRAJTIMI

Trajtimi është me qetësues të temperaturës,
Pudrosen lehtë vezikulat me pudër për bebe.
Nuk lejohet ti hidhet pudër në fytyrë. Bëhet larje e pjesëshme e duarve, fytyrës.
Banjat në të gjithë trupin vonojnë zënien e koreve, prandaj mund të evitohen. Gjithsesi higjena e lëkurës duhet e lartë, për të shmangur infeksionin e plagës që shkakton plasja e vezikulës. Shpesh nënat pyesin: a duhet ta lagim lëkurën e sëmurë me lijë.

Mjekët mendojnë se, më e rëndësishme është higjena e lëkurës, se sa vonesa në mbylljen e koreve. Pra, aty ku është e ndotur, lëkura duhet larë. Nëse femra që është shtatzanë në 4 muajt e parë të barrës, sëmuret me variçelë, mund të shkaktojë dëmtime të lindura tek fetusi.

KOMPLIKACIONET

Në 1% të rasteve ndërlikohen me Bronkopneumoni nga variçela, të cilat janë intersticiale. Pra, nuk dëgjohen me stetoskop. Diagnostikohen vetëm me Ro-garfi të krahërorit.
Gjendja e përgjithshme është më e rënduar se rastet me variçelë të thjeshtë. Mjekohen për 10-14 ditë me Aciklovir.

Komplikacionet më të rralla janë
• Encefaliti,
• Pneumonia nga varicela
• Purpura fulminante ( KID- koagulimi intravaskular i diseminuar).
Në Encefaliti i sëmuri mund të çfaqë konvulsionet konfuzion mendor etj.
Më rrallë mund të ndërlikohet me purpura fulminante, që shoqërohen me hemoragji në lëkurë dhe dëmtime nekrotike që mund të jenë pasojë e një koagulimi intravaskular i diseminuar (KID). Kjo ndodh rrallë dhe është një formë e rëndë, e rrezikshme për jetën.

DIAGNOZA

Diagnoza vendoset lehtë , kur dalin vezikulat në lëkurë. Në tre ditët e para ajo ngjan me një Katar të stinës.
– Diagnoza diferenciale:
Dallimi duhet bërë me sëmundje të tjera që çfaqen me puçra në lëkurë ( ekzantemë). Në këtë rast të gjitha puçrat janë në të njejtin stad zhvillimi. Kjo ndodh në skarlatinë, rubrikë, fruth, mononukleozës infektive, Roseola infantile etj. Të gjitha këto që përmendët më lart nuk e kanë lëkurën të dëmtuar me flluska.
Gjithashtu edhe sëmundja duar-këmbë-gojë karakterizohet nga puçra vetëm në këto pjesë. Prandaj njihet me këtë emër. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi Coxsackie .
Për ta dalluar nga rikeciozat nevojitet imunofluoreshenca indirekte dhe provat serologjike.

PROGNOZA

Prognoza është e mirë. Nga ana imunologjike është vërtetuar se personat imunë të ri-infektuar bëhen burim infeksioni për persona të tjerë.
Nëse e kalon një herë imuniteti zgjat gjithë jetës.

Vetëm në rastet kur mbivendoset Stafilokoku, në lëkurë duhet ndërhyrja me antibiotikë.

PARANDALIMI

Sot është prodhuar një vaksinë e gjallë, e dobësuar, që aplikohet vetëm tek ato fëmijë që kanë imunitet të kompromentuar. Injektohen dy doza me intervale 8 javë larg njëra tjetrës.
Respektimi i rregullave të higjenës nëpër kopshte, çerdhe, shkolla mbetet hapi i parë për parandalimin e të gjitha sëmundjeve ngjitëse./ MeMjekun.com

Artikull nga dr. Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago