Mieloma multiple është një tumor që prek qenien njerëzore. E ka origjinën nga palca e kockave, indi që formon qelizat e gjakut e që më pas qarkullon në të gjithë organizmin.
Palca kockore ndodhet në brendësi të eshtrave të trupit ku formohen qelizat që kalojnë në qarkullimin e gjakut. Mes këtyre qelizave janë dhe qelizat plazmatike, përgjegjëse për mielomën multiple kur nisin të shumëfishohen në mënyrë anormale.
Në gjendje normale, qelizat plazmatike kanë si funksion të luftojnë infeksionin. Kjo detyrë bëhet përmes prodhimit të substancave të njohura si antitrupa. Këto të fundit njhin agjentët infektiveë që tentojnë të sëmurin qenien njerëzore dhe sulmojnë.
Në rastin e mielomës multiple, në prani të një numri të madh qelizash plazmatike, ka dhe një prodhim jonormal të antitrupave. Sidoqoftë ajo nuk shkakton një rritje të imunitetit, por përkundrazi favorizon infeksionin dhe komplikacionin që vjen prej tij.
Sipas literaturës shkencore, një sërë faktorësh e bëjnë një person më të ndjeshëm të preket nga mieloma multiple. Mes tyre:
Mosha: në moshë të avancuar rritet mundësia për të vuajtur nga ky lloj kanceri. Më specifikisht pas 65 vjeç.
Histori familjare: disa familje kanë një farë predispozite ndaj kësaj sëmundje. Nuk është një faktor përcaktues, por të kesh prindër apo një vëlla me këtë sëmundje rrit rrezikun të vuash prej kësaj mielome.
Gjinia mashkullore: Mieloma multiple prek meshkujt në një përqindje më të madhe.
Prejardhja afro-amerikane: afroamerikanët janë një grup me rrezik më të lartë të mielomës multiple krahasuar me pjesën tjetër të popullatës.
Ndonjëherë diagnostikimi i mielomës multiple vonohet për shkak të simptomave jospecifike. Bëhet fjalë në fakt për një patologji ku pjesa më e madhe e simptomave mund të ngatërrohet me ato të sëmundjeve të tjera.
Nëse mjeku nuk ka një dyshim të qartë, apo nuk vëren diçka jo të zakonshme në analizat shtesë, mund të ndodhë një diagnostikim i vonë. Mes simptomave më të zakonshme janë:
Dhimbje kockash: sidomos në kockat e trungut të trupit, toraksit dhe kurrizit.
Çrregullime gastrointestinale: përfshi të vjella dhe kapsllëk.
Humbje të oreksit: mungesa e oreksit me kohën çon në dobësim
Infeksione të përsëritura: imuniteti i dobët, siç e përmendëm më lartë, favorizon hyrjen e mikroorganizmave që shkaktojnë infeksion. Këto mikroorganizma mund të shkaktojnë infeksione të zakonshme që nuk zgjidhen shpejt.
Hapi i parë i diagnostikimit të mielomës multiple është ta dyshosh atë. Sidoqoftë është shumë e vështirë për shkak të simptomave aspecifike të saj. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që rezultatet e analizave të kërkuara për arsye të tjera ta bëjnë dyshues mjekun.
Analizat laboratorike në këtë rast është kërkimi antitrupave monoklonal. Kjo është një proteinë anormale që quhet Proteina M, që nëse është e pranishme tregon për prani të mielomës multiple.
Faza e dytë e procesit diagnostikues është biopsia e palcës së kockës. Bëhet fjalë për marrjen e një mostre nga palca kockore, duke e thithur nga brendësia e kockës për të ekzaminuar indin në mikroskop. Në këtë mënyrë mund të shikohet realisht në çfarë gjendje janë qelizat plazmatike. Në mostrën e marë në përgjithësi vijohet me:
Citogjenetikën: një analizë e ADN së qelizave të mara
Imunohistokimi: të diferencojë qelizat normale nga ato jonormale.
Citometria a fluksit: për të përcaktuar anomalitë që vijnë nga mieloma multiple apo nga ndonjë tjetër tumor i gjakut,siç është linfoma.
Trajtimi i mielomës multiple kërkon një qasje multidisiplinare që kërkon përfshirjen e specialistëve të ndryshëm. Grupi onkologjik që trajton këta pacientë përfshin hematolog, kur është e mundur, hematologë me përvojë të mëparshme me këtë lloj sëmundje onkologjike.
Radioterapia është një mundësi trajtimi. Mieloma multiple është e ndjeshme ndaj rrezatimeve mjekësore, që mund të zvogëlojë shtrirjen e sëmundjes dhe të ndihmojë në mbajtjen në kontroll dhe të dhimbjes së kockave të shkaktuara nga vetë sëmundja.
Kemioterapia udhëzohet në rastet e stadit të avancuar. Për fat të keq, shkalla e mbijetesës është shumë e ulët tek pacientët që i nënshtrohen kemios. Vlerësohet se në pesë vite numri i të mbijetuarve është më pak se një e treta.
E fundit, një trajtim më efikas, i mbështetur nga një sërë studimesh shkencore është transplanti Në këtë rast përdoret autotransplant i palcës kockore.
Mieloma multiple është një sëmundje shumë e rëndë. Si të gjithë tumoret kërkon një diagnostikim të shpejtë për të rritur mundësitë e mbijetesës. Prandaj, është shumë i rëndësishëm konsultimi me mjekun nëse keni simptoma, apo histori familjare për të hequr dyshimet.
Në rast dyshimi, mjekët do ju udhëzojnë procesin diagnostikues për të ndjekur të gjitha analizat e nevojshme. / MeMjekun.com
Burimi: American Cancer Society
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…