Ndonjëherë njeriu përballet me sfida të cilat i tejkalojnë fuqitë e tij përballuese. Mospërballimi i tyre bën që ai të ndihet i pavlerë, i paaftë për zgjidhjen e problemeve, i pa kuptuar nga personat e rëndësishëm për të, barrë për të tjerët dhe i pafuqishëm dhe i pashpresë për të vazhduar jetën normalisht.
Vetëvrasja është një nga sprovat më të vështira si për ata që vuajnë nga mendime të tilla ashtu edhe për individët që për arsye të tjera të momentit e marrin këtë vendim tragjik, gjithashtu ky fenomen është një sprovë e vështirë edhe për familjarët dhe rrethin e ngushtë shoqëror e po ashtu edhe më gjerë.
Vetëvrasja karakterizohet nga disa shenja paralajmëruese.
– Shpreh gjendje irritimi të shpeshtë
– Shenja të ankthit ndaj çdo situate edhe pse ndoshta s’ka asgjë për t’u frikësuar, probleme me gjumin
– Tregon mungesë të shpresës
– Shfaq gjendje izolimi te vetes ( nuk dëshiron të flasë apo të shoqërohet me njeri).
– Shfaq ndjenja faj dhe turpi
– Flet shpesh rreth vdekjes
– Përmend shpesh që do lëndojë veten
– Kërkon rrugë apo mënyrat si ta kryejë këtë akt
– Bëjnë plane për ta kryer
Disa nga këto shenja ose të gjitha bëjnë të kuptojmë që është momenti për të kërkuar ndihmë ose të mendojmë që dikush ka nevojë ndihmë.
Familja ose shoqëria luan rol të rëndësishëm tek këta persona. Ndihma e tyre vjen në formën e mos injorimit të këtyre shenjave duke u sugjeruar në mënyrë të vazhdueshme që të kërkojnë ndihmën e tyre dhe ti sigurojnë që janë gatshëm për t’i ndihmuar. Mbështetja, shprehja e dashurisë pa kushte e njerëzve që ata i konsiderojnë të rëndësishëm në jetën e tyre luan rol primar për kapërcimin e kësaj situate të vështirë për ta. Dhe sigurisht drejtimi tek profesionisti i shëndetit mendor.
Artikull nga psikologe Juliana Dulla
Nr. Tel +355 69 823 2247
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…