Psikologji

Çrregullimi i vëmendjes (ADHD), këshillat e pediatres Zerina Sheme

Disa prindër ankohen për sjelljen e fëmijëve të tyre, hiperaktivitetin e tyre. Deri diku, kjo është pjesë e temperamentit të fëmijës.

Qeniet njerëzore klasifikohen në 4 tipe bazë.
1- tipi sanguin
2- tipi kolerik
3- tipi flegmatik
4- tipi melankolik.
Shpesh tipat ndërthuren dhe marrin tipare të njëri tjetrit.

 

Lexo edhe-  Sindroma ADHD, mosvëmendja dhe hiperaktiviteti. Si ta kuptojmë dhe si trajtohet

Ndër çrregullimet e sjelljes përmendim sindromën ADHD . Shprehet nga inicialet e mëposhtme:
Attention
Deficit
Hyperactivity
Disorder
Ose në shqip quhet Çrregullimi i Vëmendjes së Pamjaftueshme me Hiperaktivitet.

Është një çrregullim kompleks ku ka në bazë një sjellje hiperaktive të fëmijës, pamjaftueshmëri të vëmendjes dhe impulsivitetin.
Këtu përfshihen edhe disa karakteristika shoqeruese si psh:
•Mardhënie të këqiat me prindin.
• Sjellje agresive
• Vetëvlerësim i keq
• Probleme me kujtesën
• Mungesë përqëndrimit
• Sjellje sensacionale.
• Mendime obsesive ( fiksime) etj.
Pamjaftueshmëria e vëmendjes çfaqet kur i ngarkohen detyrat e shkollës ose edhe në komunikim me prindin, me shokët etj.
Impulsiviteti tek kjo sindromë lidhet me mungesën e përgjithshme të vetëkontrollit.
Është një ndër çregullimet më të njohura i cili prek pothuajse të gjitha moshat., Por më tepër moshën shkollore. Shenjat i çfaq që herët, para moshës 3 vjeç.
Raporti meshkuj : femra është 3:1.
Frekuenca e këtij çrregullimi është 1% e fëmijëve të moshës shkollore që preken nga ky çrregullim.
Më vonë, 1/3 e këtij
mund ti çfaqin këto çrregullime edhe në moshë të rritur.

DIAGNOZA

Pediatri i familjes ka një rol esencial në diagnozën sepse e njeh fëmijën, përfshihet në të gjitha aspektet që i përkasin zhvillimit të tij dhe është një referim konstant për prindërit.
Edhe mësuesit mund ta identifikojë këtë shqetësim.
Pediatri është shpesh i pari që ngre dyshimin për praninë e çrregullimit. Pasi përjashton shkaqet organike (defiçit në dëgjim dhe në shikim, hipertiroidizëm etj) ose ambientale (braktisje, abuzim, probleme familjare), të cilat mund të jenë në origjinën e sjelljes së fëmijës hiperaktiv.
” American academy of pediatrics” sugjeron 6 pyetje për të bërë në rastet e dyshimta me ADHD:

– Djali/vajza juaj ka probleme sjelljeje në shkollë, shtëpi ose me miqtë?
-Si shkon me mësimet?
– Mësuesi ka raportuar ndonjë problem lidhur me të?
-Ka vështirësi me kryerjen e detyrave?
-Nuk është i kujdesshëm?
-Është i pandenjur?
Në bazë të simptomave marrja në ngarkim e pacientit i besohet shërbimit të neuro-psikiatërve infantilë në bashkëpunim me qendrën e referimit për vlerësimin diagnostik dhe përshkrimin e mundshëm të ilaçeve.

TRAJTIMI

Një hap i parë është ofrimi i mbështetjes këshilluese dhe trajnimi konjitiv dhe i sjelljes sepse zhvillimi i fëmijës me ADHD varet edhe nga mënyra se si sillen prindërit dhe të rriturit që janë pikë referimi për të.
Hapi pasues është duke krijuar një rrjet me strukturat e shërbimit të neuropsikiatrisë infantile dhe qendrave të specialistëve në rrethe.
Për trajtimin e sindromës së deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit është autorizuar dhënia e disa barnave duke u nisur nga mosha 6-vjeçare.
Për të vlerësuar mirë gjëndje shtrohen disa pyetje
1- A janë simptomat e hiperaktivitetit të përhapura dhe të pranishme në të gjitha kontekstet ku ndërvepron fëmija?
2- kanë pasur një shfaqje të hershme këto shenja?
3- Fëmija ka vështirësi në mësime dhe nuk arrin të organizojë kohën e tij në bazë të aktiviteteve që duhet të zhvillojë?
4- Nëse fëmija nuk merr pjesë në lojra kolektive sepse nuk respekton rregullat dhe nuk arrin të krijojë një marrëdhënie shoqërore me bashkëmoshatarët, ky është një problem që prindi duhet ta raportojë tek mjeku i familjes.
5- Edhe rendimenti shkollor është shumë i ulët krahasuar me pritshmëritë, ndërsa mësuesit ankohen se në klasë hutohet shumë shpesh.

KESHILLA

Ecuria e këtij çrregullimi është e diktuar shumë nga faktorë shoqërues më të cilët përcillet ky çrregullim, si :
ngjarjet negative jetësore, çrregullimet e sjelljes, depresionni dhe çrregullimet e ankthit. Pikërisht për këtë, paraqitja me kohë te
Psikiatri i fëmijëve dhe sigurimi se fëmija i juaj është nën mbikëqyrjen e profesionistëve të , ka ndikim shumë të madh në rrjedhën e mëtejshme të këtij çrregullimi.
Një kujdes i tillë, i siguron fëmijës që ai të ketë një jetë produktive në vijim.
Në njërën anë ekziston mundësia që këta fëmijë të jenë shumë vulnerabël nga sjelljet antisociale, abuzimit me substanca dhe çrregullimet e disponimit.
Në anën tjetër, mundësia shumë e madhe që këta fëmijë kur janë nën përkujdesjen e profesionistëve mjekësorë; (Pskiatrit të fëmijëve) të mjekohen dhe të jenë shumë produktiv në jetën e tyre,
Kështu shtrohet para prindërve nevoja që ata të jenë shumë të vëmendshëm dhe të përkushtuar.
Prindërit duhet ta kuptojnë se duhet të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, të luajnë, të bisedojnë me ta etj.
Duhet që fëmija të mos qortohet për çdo veprim dhe sjellje të tij.
Duhet të mësohet fëmija që të jetë i durueshëm.
Prindërit duhet gjithashtu që të kenë konsulta të rregullta me psikiatrin e fëmijëve.
Një trajtim i kombinuar, që përfshin atë farmakologjik (stimulantët, jostimulantët, triciklikët etj, për të cilët AACAP – Akademia Amerikane e Psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve rekomandon përdorimin e tyre vetëm pas përcaktimit të disa parametrave mjekësor të fëmijës dhe nën përkujdesjen e profesionistëve), bashkpunimet psikosociale, duke theksuar bashkëveprimin e Psikiatrit të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve.
Nëse mbarëvajtja e fëmijës në kopësht ose shkollë bëhet problematike, këto informacione që thamë më lart duhet t’i dijë dhe t’i respektojë hap pas hapi.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago