Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Dikloksacilina, çfarë është dhe kur përdoret

Dikloksacilina (dicloxacillin) është një antbiotike beta-laktam që i përket grupit të penicilinës dhe rezistent ndaj penicilinazave, enzimave që prodhojnë disa mikroorganizma të aftë të hidrolizojnë dhe inaktivizojnë penicilinën.

Ajo përdoret për të trajtuar infeksione të shkaktuara nga baktere gram-pozitiv, si për shembull Stafilokoku Aureus, dhe në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga streptokoku i grupit A, si streptokoku pneumoniae. Më poshtë do të flasim për rastet kur rekomandohet ky iaç dhe efektet e tij të padëshirueshme.

PAK HISTORI

Antibiotiku i parë me spektër të gerë në mjekësi ishte penicilina G apo bencilpenicilinë, e zbuluar në 1928 nga Aleksandër Fleming, i cili pikërisht për këtë mori çmimin Nobel. Që nga ai moment zhvillimi i shkencës ka zhvilluar një sërë molekulash të reja për trajtimin specifik të sëmundjeve të ndryshme të shkaktuara nga bakteret.

Aktualisht ekzistojnë grupe të ndryshme të beta-laktamëve, përveçse penicilina G, si ampicilinë, amoksicilinë, apo penicilinat rezistente ndaj penicilinazave, mes të cilave dhe dikloksacilina.

UDHEZIMET TERAPEUTIKE TE PENICILINES

Dikloksacilina udhëzohet si për të rriturit dhe për fëmijët mbi 12 vjeç, në trajtimin e këtyre infeksioneve bakteriale:

Faringotonsiliti akut streptokoksik.

Infeksione të strukturave dentare dhe periodontale.

Infeksione të lëkurës dhe strukturave përkatëse. Mes tyre dhe skarlatina.

MEKANIZMI I VEPRIMIT

Mekanizmi i veprimit të penicilinës lidhet me aktivizimin e enzimave që ndryshojnë muret qelizore të baktereve, duke vepruar si baktericid, duke i shkatërruar bakteret.

PARALAJMËRIME

Para se të nisni trajtimin me dikloksacilina është e rëndësishme ti bëni të ditur mjekut ndonjë episod të reaksioni alergjik ndaj penicilinës apo beta-laktamëve të tjerë. Ashtu si pjesa më e madhe e antibiotikëve, edhe ajo mund të japë diarre apo kolit pseudomembranoz nga Clostridium.

A NDËRVEPRON ME ILAÇET E TJERA?

Kur merret dikloksacilinë duhet të keni parasysh, siç e thamë që bëhet fjalë për penicilinë. Kjo e fundit njihet si përgjegjëse për një zvogëlim të mundshëm të metotrekstatit, nëse merret bashkë me penicilinën. Ky zvogëlim i eskretimit të ilaçit mund të çojë në rritje të toksicitetin të tij. Përveç kësaj, penicilina mund të ndërveprojë me kontraceptivët oralë, duke reduktuar efikastitetin e për rrjedhojë rrit rreziku e shtatzënisë.

SHTATZËNIA DHE USHQYERJA ME GJI

Provat klinike të disponueshme aktualisht tregojnë për një rrezik të vogël në shtatzëni për fetusin apo të porsalindurin. Megjithatë, idale do të ishte të vlerësohej rrezik-përfitim para se të nisë trajtimi me dikloksacilinë.

Në rastin e ushqyrjes me gji, penicilina del nga qumështi i gjirit në sasi shumë të ulët, prandaj ka pak mundësi që të ketë efekte të dëmshme tek i porsalindurit. Në të njëjtën kohë, vlerësimi rrezik-përfitim nga mjeku është diçka që duhet kryer.

Sidoqoftë, dikloksacilina merret në trajtimin e mastit tek nëna që ushqen me gji, dhe në disa raste, mikrobiota orale dhe e zorrëve të të porsalindurit mund të kteë pasoja, apo episode diarreje.

Në çdo rast, ky efekt është ende në studim dhe trajtimi me penicilinë gjatë ushqyerjes me gji duhet inkurajuar ende.

EFEKTET SEKONDARE

Antibiotikët janë të lidhur kryesisht me efektet e padëshiruara që kanë të bëjnë me çrregullime gastrointestinale, si:

Të përziera
Të vjella
Diarrea
Flatulenca
Dhimbje epigatrike, me halitosis.

Përveç këtyre, si çdo lloj tjetër peniciline, edhe ajo mund të shkaktojë reaksione alergjike si urtikarie, kruarje të lëkurës apo reaksion anafilaktik, në rastet më të rënda të alergjisë.

Duhet të keni parasysh se është shumë e rëndësishme të dimë që antibiotikët e udhëzuar për trajtimin e infeksioneve bakteriale nuk janë efikase në rasti e infeksioneve virale. Thënë këtë, marrja e antibiotikëve në trajtimin e një forme të gripit apo ftohjes nuk do të jetë efikase, e për më tepër rrezikoni të favorizoni një formë rezistence ndaj antibiotikut. Gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj./ MeMjekun.com

Burimi referues: Drugs.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago