Mirëqenie

Vaksinat, Antitrupat dhe Imuniteti/ Çfarë duhet të dimë

Kemi dëgjuar shpesh të flitet për antitrupat, por çfarë janë dhe si lidhen me imunitetin?

Imuniteti është qëndrueshmëria e trupit tonë ndaj sulmit të mikrobeve, toksinave dhe lëndëve të huaja që e sulmojnë atë.
Imuniteti është
a – i lindur
b – i fituar
Imuniteti i lindur ( jo specifik), në të cilën mbrojtja është e përgjithshme, pavarësisht llojit të mikrobit.
Imuniteti i fituar është specifik. Pra është i veçantë për çdo lloj mikrobi që sulmon trupin.
Këto mekanizma të përpunuara gjatë evolucionit përbëjnë sistemin tonë imun.

Imuniteti i lindur përbëhet nga dy komponentët:
1- qelizor (Fagocitoza)
2- humoral ( lizozimat, interferoni, komplementi, proteinat e fazës acute); të cilat veprojnë jashtë qelize.
Fagocitoza është dukuria e “gëlltitjes” së mikrobit (virusit) e cila kryhet nëpërmjet rruazave të bardha. ( më konkretisht neutrofileve).

IMUNITETI SPECIFIK

Në bazë të këtij imuniteti qëndrojnë :
1- Limfocitet B dhe T
2- Antitrupat.
Përgjigja imune përmbledh një sërë dukurish të ndërlikuara që lidhen me kujtesën imunologjike. (Vijon poshtë fotos)

ANTITRUPAT

Janë proteina që kryejnë mbrojtjen nëpërmjet neutralizimit të mikroorganizmave që sulmojnë trupin tonë.
Ndryshe quhen edhe imunoglobulina.
Njihen 5 klasa imunoglobulinash.
IgG – fuqizon fagocitozën.
Kalon placentën duke i dhënë fëmijës antitrupat e nënës.
Përbëjnë 80% të imunoglobulinave në serum. Gjysëmjeta e tyre është 21 ditë. Pas tre javësh niveli i tyre fillon të bjerë.
IgM- tregojnë infeksion akute të sëmundjes. Është specifike për çdo lloj infeksioni. Ruhet në organizëm për një kohë të gjatë. Përfaqësojnë 6% të imunoglobulina e. Kanë veti aglutinuese dhe citolitike.
Janë pikërisht këto që tregojnë që e ka kaluar infeksionin ose je vaksinuar.
IgA- gjendet në sekrecionet e jashtme të rrugëve të frymëmarrjes, të zorrëve, tek lotët, pështyma dhe qumështi i gjirit.
IgD- gjendet tek sipërfaqja e limfociteve të të porsalindurit. Rregullon sintezën e të gjitha imunoglobulinave.
IgE- roli i tyre është i rëndësishëm në reaksionet alergjike dhe në disa sëmundje parazitare.

Përgjigja imunitare çfaqet nga dita e 15 e infeksionit. Kjo quhet periudha e fshehtë ( latente) e imunitetit. Arrin nivelin më të lartë pas tre javësh.
Jetëgjatësia e këtyre antitrupave ndryshon nga njëri infeksion tek tjetri.
Nëqoftëse antigeni është me origjinë virusale antitrupat çfaqen pas tre javësh dhe qëndrojnë gjatë në organizëm në një periudhe pa kufi.

FAKTORËT

Faktorët që ndikojnë në prodhimin e antikorpeve mund të jenë stimulues ose pengues.
Stili i ushqyerjes dhe trashëgimia gjenetike ndikojnë pozitivisht në imunitet. Një ushqyerje e shëndetshme me bazë proteina ( qumësht, mish, vezë, peshk, etj) është baza për të ruajtur një imunitet të mirë të trupit të njeriut.

Ndër faktorët stimulues të imunitetit përmendim VAKSINAT.
Falë teknologjisë, imunologjia eksperimentale, e prodhimit të vaksinave po arrin suksese dita ditës. Kanë kaluar mbi 100 vite kur u prodhua vaksina e parë kundër tërbimit. Tani bota ka prodhuar me qindra vaksina .
Vaksina është një përgatitje biologjike që siguron imunitet të fituar aktiv ndaj një sëmundje të veçantë infektive.
Një vaksinë përmban zakonisht një agjent që i ngjan një mikroorganizmi patogjen dhe shpesh përbëhet nga forma të dobësuara ose të vrara të mikrobeve, toksinave të tij ose një prej proteinave sipërfaqësore të tij. Antigeni stimulon sistemin imunitar të trupit për të njohur agjentin si një kërcënim. Pra, organizmi i njeriut e lufton atë brenda disa orëve që bie në kontakt.
Vaksinat mund të jenë profilaktike (për të parandaluar përhapjen e një infeksioni
ose terapeutike (për të luftuar një sëmundje që ka ndodhur tashmë, të tilla si kanceri)

Ndërsa, faktorë frenues të imunitetit janë rrezatimit jonizuese,
substancat kimike, disa ilaçe imunosupresore.

Sintetizimi i antitrupave ndryshon në bazë të antigenit ( mikroorganizmit sulmues)
Antitrupat dhe antigjeni bashkëveprojnë si kyçi me çelësin. Forcat molekulare të përfshira janë të dobëta dhe jo specifike – për shembull forcat elektrostatike, lidhjet hidrogjenore etj
Kjo do të thotë që lidhja midis antitrupave dhe antigjenit është e kthyeshme, dhe afiniteti i antitrupave ndaj një antigjenit është relativ sesa absolut. Lidhja relativisht e dobët gjithashtu do të thotë që është e mundur që një antitrup të reagojë në mënyrë të kryqëzuar me antigjene të ndryshëm të afiniteteve të ndryshme relative.

Nje artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme. Per me shume ndiqni videon

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago