Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Betamethasone dipropionate, përbërësi aktiv i kremit për dermatitin

Betamethasone dipropionate është përbërës aktiv i ilaçit që ka emra të ndryshëm tregtare, si diprosone etj. Përdoret për trajtimin lokal të shfaqjes së inflamacionit që shkakton kruajtje të lëkurës.

Ky është një ilaç që i përket familjes së kortikosteroideve dhe që merret në formë kremi.

Përdoret për trajtimin e:

Dermatitit të kontaktit alergjik: forma akute e alergjisë ndaj një susbtance që hyn në kontakt me lëkurën.

Reaksione alergjike nga substanca me përdorim të përditshëm, siç ndodh në rastit e dermatitit të kontaktit irritues.

Ekzema dyshidrotike nummulare.

Lloje të tjera dermatiti, si ajo atopike, neurodermatite, stasis etj.

Ilaçet me këtë përbërës aktiv këshillohen për trajtimin e të gjitha këtyre patologjive të lëkurës tek personat e rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç.

ÇFARË ËSHTË BETAMETHASONE DIPROPIONATE

Siç e përmendëm më sipër, ky përbërës aktiv është një steroid i grupit të kortikosteroideve dhe përdoret në mjekësi për vetitë e saj imunoupresive dhe antinflamatore.

Ka një avantazh nga ilaçet e tjera steroide: betametazoni nuk provokon mbajtje të ujit.

Merret në forma të ndryshme farmaceutike por në pjesën më të madhe merret si krem me qëllim lehtësimin e simptomave të mëposhtme të lëkurës:

Kruajtje

Skuqje

Inflamacion

KONCEPTET BAZË TË DERMATITIT

Dermatiti është patologjia më e zakonshme e lëkurës në popullatë. Ky term përdoret për të treguar kategori të ndryshme që zakonisht nuk është e lehtë të identifikohen me shikim të parë se nga cili lloj është i prekur pacienti.

Në bazë të faktorëve, shkaqeve dhe simptomave diagnoza do të përcaktojë praninë e një lloj dermatiti apo një tjetri. Në këtë kuptim, trajtimi nuk është i njëjtë për çdo lloj dermatiti. Mes më të zakonshmeve gjejmë:

Dermatiti atopik: sëmudje kronike. Ka tendencë të shfaqet gjatë fëmijërisë përmes tharjes së dukshme të lëkurës dhe një kruajtje intensive të saj. Prek sidomos kyçet, të prapmet dhe faqet.

Dermatiti i kontaktit: ka tendencë të prekë sidomos të rriturit. Shfaqet kur lëkura hyn në kontakt me një substancë irrituese.

Dermatiti seborrohik: zonat me prodhim më të madh të sebumit janë më të prekur, siç është maja e kokës, fytyra apo pjesa e brendshme e veshit.

Dermatiti i stazës: konsiston në një ndryshim të lëkurës që ndodh kur gjaku akumulohet në brendësi të venave në pjesën e poshtme të këmbëve. Ka tendencën të shkaktojë një qarkullim të keq të gjakut.

Dermatiti nummular: njollat që shfaqen në lëkurë kanë formën e monedhave dhe prekin kryesisht pjesën e pasme të ekstremiteteve, trungun dhe të pasmet. Shfaqet sidomos në dimër, në veçanti tek individë me lëkurë shumë të thatë.

EFEKTET KOLATERALE

Ashtu si ilaçet e tjera dhe ilaçet me përbërës aktiv Betamethasone dipropionate mund të shkaktojë një seri reagimesh të cilat duhet të merren parasysh, që nga fillimi i trajtimit.

Gjatë përdorimit të tij janë shënuar disa efekte sekondare sidomos pas një përdorimi të gjatë të kremit, në zona të mëdha të lëkurë dhe me përdorimin e fashave.
Atrofi e lëkurës, hematomë, eritremë, tharje të lëkurës, akne, strija të lëkurës, dermatiti i kontaktit dhe infeksion.

ÇFARË DUHET TË DINI

Ilaçet me këtë përbërës aktiv përdoren në patologji të lëkurës që shkaktojnë kruarje dhe inflamacion. Trajtimet me bazë kortikosteroidë, sidomos me kohëzgjatje, nuk duhet të ndërpriten në mënyrë të beftë. Mos harroni se duhet të ndiqni gjithnjë rekomandimet e mjekut tuaj dhe të konsultoheni me të apo farmacistin për ndonjë shqetësim apo dyshim që mund të keni. MOS BENI VETEMJEKIM! / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago