Psikologji

PSIKOLOGJI/ Përballimi i ankthit, “mrekullia” e aktivitetit fizik dhe jo ilaçeve

Një vajzë 27 vjeçare, u diagnostikua me çrregullime paniku dhe depresion. Shpesh ajo izolohej në shtëpi, ndihej e paaftë të përballonte punën, nuk argëtohej dot me shoqërinë dhe ndjente vazhdimisht lodhje. Menjëherë e shqetësuar për shëndetin e saj, ju drejtua mjekut i cili i dha terapi me antidepresant dhe njëkohësisht i rekomandoi edhe psikoterapi. B u ndje më mirë dhe u rikthye në punë, përpiqej të dilte me shoqërinë e megjithatë ende ndjente lodhje. Ajo ishte e përpiktë në përcjelljen e këshillave te terapistit.

Njëkohësisht filloi të kryente edhe ushtrime fizike, B i pëlqente qetësia që ndjente pasi vraponte sepse ndihej më pak e stresuar. Pas pak muajve ju rikthye energjia e dikurshme. Pas një viti B ishte e gatshme të ulte dozën e medikamenteve dhe të rriste intensitetin e ushtrimeve fizike, kjo i shkaktoi një rritje të nivelit të endorfinave të cilat e ndihmuan në përballimin e ankthit pasi ndërpreu mjekimin.

Shpesh njerëzit nuk e besojnë se ushtrimet fizike e bëjnë këtë ’mrekulli’, pra të përmirësojë kaq mrekullisht shëndetin e tyre mendor. Shumë terapist pohojnë se në nivel fiziologjik ushtrimet fizike ndikojnë pozitivisht mbi nivelet e neurotrasmetuesve në tru dhe përmirësojnë humorin, gjithashtu rritja e nxehtësisë trupore ka efekte qetësuese. Aktiviteti fizik rrit nivelin e endorfinës, lehtëson tensionin në muskuj dhe redukton nivelin e kortizolit i cili është hormoni i stresit.
Ushtrimet fizike gjithashtu ndikojnë pozitivisht dhe japin edhe përfitime të tjera te individët qofshin ata me ankth apo pa ankth, me depresion apo pa depresion.
-Rrisin besimin në vetvete.
Aktiviteti fizik të jep besim, jep edhe një lloj ndjenje të përmbushjes së qëllimeve dhe sfidave sado të vogla qofshin ato. Ndihesh edhe në formë të mirë përsa i përket pamjes fizike.
-Shpërqendrimi nga problemet dhe mendimet negative.
Gjatë vrapit në natyrë apo lojërave të ndryshme sportive zhvendosen mendimet negative dhe i lihet hapësirë kreativitetit. Ushtrimet fizike mund të shoqërohen edhe nga ndonjë muzikë e preferuar e cila po ashtu ka efekte pozitive.
– Rrisin bashkëveprimin me të tjerët.
Duke qënë se depresioni të çon në vetizolim, ushtrimet fizike në natyrë të japin mundësinë e të përshëndeturit ose edhe të shkëmbyerit e ndonjë buzëqeshje me të tjerë, gjithashtu edhe njohje me miq të rinj.
-Përballimi i suksesshëm.
Duke bërë përpjekje për të përballuar ankthin apo depresionin në mënyrë të shëndetshme dhe jo duke përdorur devijime, si përdorimi i alkoolit apo mbyllja në vetvete është një sfidë mjaft e madhe. Kjo sigurisht që të bën të ndihesh krenar me veten.

Artikull nga psikologe Juliana Dulla

Nr. Tel +355 69 823 2247

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago