ORL

Prek nyjet e nofullës/ Sindroma Costen, shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Nyjet temporomandibulare (TMJ nga anglishtja: The temporomandibular joint) janë nyjet që bashkojnë kockat temporale të kafkës dhe të nofullës që ne na ndihmojnë të përtypim, flasim, gëlltisim dhe më kryesorja të hapim e të mbyllim gojën.

TMJ-ja është bilaterale, pra ka dy anë që janë të ndërlidhura ngushtësisht mes tyre gjatë lëvizjes, që tek njerëzit e shëndetshëm ndodh në sinkronizim perfekt.

Nyja temporomandibulare përbëhet nga:
Disku: me formë kërcore dhe ind të dendur lidhës, një strukturë dinamike në kontakt me kondilin.
Kondili: një pjesë në fund të kockës së nofullës
Fosa mandibulare: fosa që i përket kockës temporale ku futet kondili
Lidhjet muskulare
Membrana sinoviale dhe kërci

Ekzistojnë patologji të lidhura dhe shkaktuara me nyjen temporomandibolare që ka të bëjë dhe me muskujt e nofullës dhe nyjet. Këto anomali sjellin ndryshime të funksionimi të saj.

Mes tyre është dhe sindromi Costen, i zakonshëm dhe shumë i dhimbshëm.

Shfaqet zakonisht rreth moshës tridhjetë vjeç dhe është një problem që prek kryesisht gratë mbi moshën njëzet e pesë; Ndodh gjithashtu si rezultat i aktivitetit të papërshtatshëm dhe të tepruar të nofullës, si një simptomatologji e subjekteve veçanërisht të stresuar që kanë tendencë të kërcasin dhëmbët shpesh, veçanërisht gjatë natës (bruksizmi).

Për fat të keq, ka pak njerëz që zgjedhin të shkojnë te një mjek, një zgjedhje që zakonisht merret kur ashpërsia e dhimbjes tejkalon një prag të caktuar; në realitet diagnoza është e shpejtë dhe formulohet kryesisht nga ekzaminimi fizik. Nga ana tjetër, trajtimi ndryshon sipas llojit të mosfunksionimit dhe kryesisht përfshin përdorimin e

pajisje gojore,
ilaçe anti-inflamatore
dhe infiltrime brenda artikulare.

Ecuria e sindromës Costen besohet të jetë beninj dhe vetë-kufizues, me simptoma që ngadalë përmirësohen deri në zgjidhjen e plotë dhe pa ndikuar në rrezikun e ardhshëm të zhvillimit të artritit; megjithatë, simptomat e vazhdueshme të dhimbshme, aftësia e kufizuar dhe kufizimet funksionale, shto këtu dhe shqetësimin psikologjik si pasojë mund të dëmtojnë cilësinë e jetës së pacientit.

SHKAQET

Shkak i sindromës Costen janë problemet anatomike të nyjeve, që konsistojnë në një mosvendosje mes harkut të sipërm e të poshtëm të dhëmbëve, me një tension të tepërt muskular siç janë bluarja e dhëmbëve dhe aktiviteti i tepërt i përtypjes.

Shkaqet përfshijnë:
Sforcim i tepërt muskular i nofullës
Mosvendosje e duhur e harqeve dentare
Artriti dhe sëmundje degjenerative
Bruksizmi
Osteopenia (zvogëlim i masës kockore)
Përdorimi i papërshtatshëm i aparateve ortodentike (protezë e implantuar keq)
Probleme dentare (dhëmbë të munguar)
Lëndime traumatike brenda ose jashtë artikulare (luksacioni, fraktura të kockës)
Inflamacioni
Mosfunksionimi hormonal
Ankiloza (humbje e lëvizjes së nyjeve)
Hipermobiliteti (lirshmëria e lëvizjes së nofullës)

SIMPTOMAT

Sindroma Costa mund të jetë shumë e dhimbshme për pjesën më të madhe të atyre që preken dhe ka tendencën të rëndohet me kohën. Dhimbja është më e fortë në zgjim dhe mund të përkeqësohet në mjedise relativisht të lagështa; bëhet më intensive gjatë përtypjes apo hapjes së gojës.

Sindroma karakterizohet dhe nga një vështirësi e hapjes së gojës, duke kufizuar lëvizjes që shoqërohet me mosfunksionim të lëvizjes së nyjes, e cila nuk është më simetrike dhe në sinkron të plotë.

Kjo mund të shoqërohet dhe me probleme në strukturat krah TMJ-së duke shkatuar këto simptoma:

Shqetësimet në vesh mes të cilave:
Dhimbje e fortë
Tinitus
Dëgjim i mbytur
Marrje mendsh
Dhimbje therëse
Dhimbje koke
Pagjumësi
Acarim
Lodhje
Dhimbje qafe

DIAGNOZA

Diagnoza përcaktohet nga mjeku ORL apo dentisti gnatolog.

Në bazë të llojit të dhimbjes dhe mënyrat me të cilat shfaqe, si dhe vëzhgimin e pacientit që bën hapjen dhe mbylljen e nofullës, mund të përcaktohet diagnoza objektive: gjatë lëvizjes për hapjen dhe mbylljen e gojës mud të shihet një tonifikim i paduhur i nofullës nga ana e dhimbjes. Vihet re një palpim i muskujbe cervikalë dhe okupitalit, për të vlerësuar dhimbjen.

Ndërkaq, bëhen dhe ekzaminimet labortorike për të konfirmuar diganozën si:
Rezonanca Magnetike
Tomografia e kompjuterizuar
Radiografia
Elektromiografia.

Këto bëhen për diagnozën diferenciale me:
Disa forma të dhimbjes së kokës
Dhibmjes së dhëmbëve
Trauma të kokës dhe qafës
Otitit
Fibromialgjisë
Dhimbje mio-faciale të përgjithshme
Tumor metastatik
Goditje e lehtë

TRAJTIMI

Trajtimi i kësaj sindrome përfshin hapa të shumtë dhe të ndryshëm, të kombinuara mes tyre me gjykimin e mjekut, duke ndihmuar pacientit të kalojë dhimbjen e shkaktuar nga patologjia:
Përdorimi i një “bite” (kafshuesi) prej resine që përshtatet me formën e harkut dentar (është i nevojshëm sidomos tek pacientët që vuajnë nga bruksizmi dhe kanë tendencën të kërcasin dhëmbët fort)

Ushtrime relaksuese të fizioterapisë, të mësuara nga specialisti i gnatologjisë dhe të përsëriten përditë, të nevojshme për të stërvitur zgjatjen e ligamenteve të nofullës

Trajtimi psikologjik dhe psikoterapeutik që synon të lehtësojë stresin e pacientit dhe është një shkak i rëndësishëm i njëkohshëm për fillimin e patologjive që rezultojnë nga tendosja e tepërt e muskujve të nofullës.

Shmangi konsumin e pijeve energjike, si për shembull të pasura me kafeinë apo sheqerna para se të flini

Përdorimi i ilaçeve antiinflamatore, ansiolotike apo relaksuese të muskujve.Ilaçet më të përdorura në këtë rast janë ibuprofeni, ketoprofeni, acidi acetilsalicilik dhe prioxicam.

Heqja apo korrektimi i një proteze dentare që mund të ketë shkaktuar simptomatologjinë

Fotobiostimulimi (trajtimi me mjekime LED për nxitjen e indeve) mbi nyjet që ndihmon në reduktimin e dhimbjes falë përdorimit të lazerit me dioda;

Injektimi intra-artikular apo në pikat muskulare pikat ku dhimbja është më e madhe) të ilaçeve anestezik

Ndërhyrje kirurgjikale maksilo-faciale nëse problemi shkaktohet nga një keqformim i kockës së nofullës që zgjidhet falë kirurgjisë.

Ekzaminimet që përmendëm në fazën e diagnozës mund të përsëriten gjatë trajtimit për të monitoruar ecurinë e sëmundjes./ MeMjekun.com

Burimi referues: ScienceDirect

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago