Kategorite

Me te lexuarat

Çfarë është bruksizmi, që e njohim si kërcitja e dhëmbëve

Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me një dhimbje të muskujve të fytyrës apo dhimbje koke. Mund të ndodhë që pa e kuptuar ata kanë shtrënguar dhëmbët natën dhe nofullën gjatë gjumit. Ky fenomen njihet si bruksizmi.

ÇFARË ËSHTË BRUKSIZMI?

Siç e thotë dhe një publikim i Journal of International Oral Health, bruksizmi është një problem i nyjes temporomandibular (ATM) që ndodhet mes kockës temporale dhe mandibulës.

Kjo nyje i jep mundësinë nofullës (mandibulës) që të hapet, mbyllet e lëvizë. Ajo është e lidhur gjithashtu me okluzionin dentar dhe sistemin neuromuskular, duke na krijuar mundësinë e përtypjes, gëlltitjet dhe të folurit.

Çrregullimet e kësaj nyje çojnë në ndryshim të muskujve të nofullës dhe të strukturave ngjitur, duke shkaktuar dëme në nyjë dhe në muskulaturën që bashkon nofullën me kockën temporale.

Në të njëjtën kohë, ngjeshet nyja mes diskut kërcor dhe pjesës së nofullës bashkangjitur me të (kondili). Ashpërsia e problemit mund të rritet duke treguar faza të ndryshme të sëmundjes. Mes shkaqeve më të zakonshme të kësaj sëmundjeje gjejmë:
Dhimbje muskulore
Asimetrik skeletrike
Artrit
Sëmundje inflamatore të ATM
Stres
Mbyllje jo të duhur të gojës

SIMPTOMAT

Dhe pse simptomat e bruksizmit mund të ndryshojnë nga një pacient te tjetri ka disa të dhëna të patologjisë që mund të lehtësojnë diagnozën. Kjo mund të shfaqet me:
Dhimbje të vazhdueshme koke dhe qafe
Shqetësime të muskujve të fytyrës apo dhëmbëve
Kërcitje të dhëmbëve
Dhëmbë të konsumuar, thyer dhe shumë të lëvizshëm
Ndjeshmëri dentare
Dhimbje e ngjashme me atë të veshit
Shqetësime në gjumë
Kafshim të pjesës së brendshme të faqeve

SI IDENTIFIKOHET

Për të diagnostikuar me saktësi bruksizmin dhe çrregullimet e ATM mund të nevojitet një inspektim i zgavrës së gojës me një radiografi apo rezonancë magnetike. Në këtë mënyrë kontrollo dhe gjendjen e diskut apo kondilit.

Në momentin që gjendet problemi, duhet të nisë trajtimi sa më parë për të rifituar cilësinë e jetës së pacientit dhe për të shmangur probleme më të rënda. Nëse nuk ndërhyhet nëkohë, trajtimi mund të jetë më pak efikas. Për këtë arsye, sinjali i parë që keni rekomandohet të bëni një vizitë tek dentisti.

LLOJET E BRUKSIZMIT

Kjo patologji mund të jetë e llojit gjatë ditës apo gjatë natës. Në të dyja rastet simptomat janë të njëjta.

Bruksizmi gjatë ditës është i lidhur me nxitës të jashtëm të llojit psikosocial apo ambiental.

Ndërsa bruksizmi i natës është një shqetësim muskulor që nxit lëvizje të pavullnetshme të nofullës që shkakton kërcitjen e dhëmbëve gjatë gjumit.

TRAJTIMI

Sipas publikimit të National Center for Biotechnology Information duket se bruksizmi trajtohet në mënyra të ndryshme dhe sipas faktorit nxitës. Në momentin që identifikohet problemi, mjeku mund tu japë trajtimin e mëposhtëm:

Ilaçet antiinflamatore

Përdorimi i këtyre ilaçeve është një nga mundësitë më të njohura. Mes më të mirëve për të luftuar bruksizmin janë analgjezikët dhe antiinflamatorët, që veprojnë duke reduktuar inflamacionin dhe dhimbjet e sëmundjes.

Bite (Paradenti-roja e gojës)

Kjo është një pajisje që përdoret për të korrigjuar pozicionin e kondilit dhe të relaksojë muskujt në mënyrë progresive. Gjithashtu mbron dhëmbët nga dëmtimi për shkak të kërcitjes së vazhdueshme, dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

“Bite” bëhet sipas përmasave të çdo pacienti që e vendos kur fle gjumë. Ky është i vetmi trajtim që mund të korrigjojë në mënyrë të përhershme simptomat e bruksizmit.

Vizita tek fizioterapisti

Me ndihmën e një fizioterapisti mund të punohet me një seri procedurash që synojnë rikuperimin e funksionit të strukturave të lëvizshme, duke mësuar lëvizjet terapeutike. Ato shërbejnë për të relaksuar muskujt përtypës dhe për të eleminuar kontraktimet e mundshme.

E RENDESISHME

Bruksizmi mund të shkaktojë probleme dentare si dhe të sjellë simptoma të tjera si dhimbja e kokës, tensioni dhe bezdisje e muskujve. Nëse dyshoni se vuani nga bruksizmi, konsultoni menjëherë mjekun dhe dentistin tuaj: një diagnostikim i hershëm është i rëndësishëm që trajtimi të ketë rezultat./ MeMjekun.com