Psikologji

Si ta bëjmë bashkëprindërimin pozitiv dhe të efektshëm për të gjithë familjen (pas ndarjes)

Midis ty dhe ish bashkëshortit tënd gjërat nuk shkuan mirë? Nuk ja dolët dot që të qëndronit partner për jetë? Kjo është ok! Pavarësisht kësaj ju do jeni partnerë tër jetën në prindërim. Nuk është e nevojshme që ju të jeni dakord për çdo gjë, ama duhet të bini dakord se të dy do përkushtoheni për të prindëruar bashkërisht.

Stili i prindërimit…

Është shumë e zakonshme që në çift, prindërit të kenë stile të ndryshme prindërimi, qofshin ata bashkë ose të ndarë. Prindërimi nuk është as i thjesht dhe nuk është as i barabartë. Nëse ti dhe ish bashkëshorti jot keni stile të ndryshme prindërimi, qëndro një moment dhe pyete veten : a duam të dy të njëjtën gjë për fëmijën tonë?

Zakonisht përgjigja është po! Ti dhe ish bashkëshorti jot doni më të mirën për fëmijën tuaj. Të dy doni që fëmija të ndihet mirë emocionalisht, doni të sillet mirë, të jetë i dashur, të ketë vetëbesim dhe resilient. Edhe pse mund të përdorni rrugë të ndryshme për të arritur qëllimin tuaj, qëllimi juaj është i njëjtë….

Pasi e keni kuptuar këtë, bëhet më e thjesht të shmanget etiketimi i njërit prej prindërve si të mirë dhe tjetri si i keq. Është e rekomandueshme që të shmangen këto llojë etiketimesh, sidomos në prezencë të fëmijës. Të jesh ndryshe nuk do të thotë të jesh më i mirë, as më i keq, do të thotë thjesht ndryshe. Ti mund të punosh me këtë ndryshe.

Disa gjëra në shtëpinë e ish partnerit tënd mund të ndryshojnë, por me shumë gjasa esenca e dashurisë dhe kujdesit për fëmijën  ngelet e njëjtë. Besimi tek dashuria dhe kujdesi për fëmijën është i domosdoshëm. Kur e gjen veten të zemëruar me ndryshimet e shumta midis mënyrës tënde të edukimit dhe asaj të prindit tjetër….. si p.sh. Orari i gjumit, liria e tepërt, kufizime të shumta, rutina të ndryshme, mënyra të ushqyerit të ndryshme dhe kështu me radhë…. kujtojë vetes se çfarëështë e njëjtë. Prindi tjetër e do dhe kujdeset për fëmijën.

E di që kjo është e vështirë, por sa më shumë të mbështesësh prindin tjetër, aq më shumë stabilitet je duke i garantuar fëmijës tënd. Një nga gjërat për të cilat kanë nevojë fëmijët  në zhvillimin e tyre emocional është aftësia për të pasur besim tek të dy prindërit. Çdo herë që ti suporton ose mbështet prindin tjetër, të paktën së jashtmi, me mirësjellje, empati, ndonjëherë me falje, dije se ajo që po bën është me të vërtet në të mirën e fëmijës tënd.

Lëvizjet….

Lëvizjet janë të vështira për çdo fëmijë… por kur bëhet fjalë për një fëmijë që shkon nga shtëpia e njërit prind tek shtëpia e prindit tjetër, kjo është akoma më e vështirë. Kur fëmija jot e ka të vështirë tranzicionin, lëvizjen nga një shtëpi në tjetrën, dhe e shfaq në disa forma, duhet të dish se jo domosdoshmërisht ka diçka që nuk shkon ose diçka të keqe në shtëpinë tjetër që e bën ata të mos dojëtë shkojë atje.

Shpesh herë, fëmijët që lëvizin midis dy shtëpive të prindërve të tyre e kanë të vështirë këtë tranzicion thjesht sepse lëvizjen janë të vështira dhe nuk i bëjnë të ndihen mirë…. duhet të pranojmë që këto lëvizje ndikojnë në gjendjen emocionale dhe në sjelljen e fëmijës, kjo është një gjë normale pjesë e çdo ndryshime dhe duhet të kuptosh se fëmija ka nevojë për mbështetjen tënde emocionale që ta kalojë këtë. Kjo fazë do vij në një moment, kështu që, ti mund ta përgatisësh veten. Shmang krijimin e situatave me panik dhe pyetjet e shumta. Thjesht fokusohu që ti garantosh fëmijës mbështetje dhe ta kuptosh.

Ajo që ti mund të thuash, mund të jetë e tillë:

E di që duhet pak kohë që ti të ndihesh si në shtëpi dhe të ndihesh i lirshëm kur je këtu… kjo është ok. Ti mund të marrësh kohën tënde.

Është e rëndësishme që të ruhet marrëdhënia mes juve, por gjithashtu e rëndësishme që ti të ruash gjakftohtësinë. Duhet të qëndrosh i qetë, i sjellshëm dhe të shfaqësh empati edhe kur krijohet situata të tensionuara.

P.SH. ti nuk mund të më flasësh kështu… e di që kjo të duket e vështirë tani, kjo është ok zemër. Merr kohën tënde dhe nëse do kesh nevojë për ndihmë unë jam këtu për ty. Kur të ndihesh më mirë nëse kë dëshirë ne mund të flasim rreth kësaj….

Kujto se një pjesë e lëvizjen nënkupton largimin nga prindi tjetër dhe ndjenjën e mallit për të.

Divorci ose ndarja janë pjesë e të rriturve!

Bëj të pamundurën që mos tëpërfshish emocionalisht fëmijën tënd në ndarjen, edhe nëse ai është mjaft i rritur. Shpesh fëmijët duan të dinëçfarë ndodhi dhe pse ndodhi, për të kuptuar dhe ndonjëherë për të bërë përpjekje për të rregulluar.

Ja një ide se si mund ti përgjigjesh fëmijës:

E di që ti do shumë të mësosh se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur…. dua të të them se të rriturit shpesh kanë probleme të cilat vetëm ata i kuptojnë dhe mund ti rregullojnë. Shpesh herë, pavarësisht dëshirës tonë, ne nuk mund t’jua shpjegojmë këto probleme fëmijëve. Vetëm të rriturit mund të rregullojnë problemet mes tyre zemër. Fëmijët nuk munden, pavarësisht se sa mund ta duan këtë gjë apo se sa mund të përpiqen. Asnjë nga problemet mes mua dhe prindit tjetër nuk kanë ardhur për fajin tënd apo për diçka që ti ke bër. Pavarësisht faktit që ne nuk do jetojmë më në të njëjtën shtëpi ne do vazhdojmë të jemi një familje, unë dhe prindi tjetër të duam shumë dhe do të duam përgjatë gjithë jetës. Ne do jemi gjithmonë për ty, sa herë të kesh nevojë!

Shmangni pyetjet ose marrjet në pyetje të fëmijës në lidhje me atë se çfarë ndodh në shtëpinë e prindit tjetër. Mos flisni negativisht për prindin tjetër. Supozojmë se fëmija vjen tek ti dhe të thotë tek shtëpia e Prindit bëra këtë…. e di që të gjitha kambanat e alarmit do ndizen tek ty… por merr një moment kohë, merr frymëthellë, bëj të pamundurën për të qëndruar e qetë dhe thuaj:

Kjo është interesante… tingëllon pak çuditshëm… e kuptojë…. OK, herës tjetër që babi dhe mami do flasin rreth ty, do sigurohem që ta diskutojmë këtëçështje. Dhe po, ne flasim gjithmonë rreth ty. Kjo është një nga mënyrat se si ne kujdesemi bashkërisht për ty.

Flisni me fëmijën…

Ndodh shpesh që fëmijëve të cilët ju divorcohen prindërit dëshirojnë që ata të bashkohen sërisht… shpesh ata e mbajnë këtë dëshirë të fshehur dhe nuk e shprehin për shkak të frikës se mos ju shkaktojnë vuajtje prindërve të tyre, apo frikës se nuk do të kuptohet dëshira e tyre.

Është e rëndësishme të flitet rreth kësaj çështje në mënyrë të lirshme me fëmijën:

Mendojë se ndonjëherë ti ke dëshirë që unë dhe prindi tjetër të kthehemi bashkë, të ribashkohemi. E di qëështë shumë e vështirë të ndjesh se dëshira jote nuk mund të plotësohet… më vjen shumë keq që disa gjëra nuk realizohen ashtu sikurse ne duam… Të jap fjalën që edhe pse ne nuk jetojmë mëbashkë, ne jemi sërisht një familje…..

Asnjë nga ato që u paraqitën më lart nuk janë të thjeshta… madje janë shumë sfiduese dhe kërkojnë durim. Por më beso ja vlejnë! Fëmijëria është një fazë e përkohshme, ama impakti i divorcit zgjat gjatë gjithë jetës. Le ta bëjmë këtë eksperiencë të vështirë sado pak më të lehtë për fëmijën tonë. Të punojmë për të menaxhuar ndjenjat tona të zemërimit, dështimit, tradhtisë apo armiqësisë nuk është e rëndësishme vetëm për secilin prej prindërve por është e një rëndësie të jashtëzakonshme për fëmijën tuaj.

 

Artikull nga Veliona Hoxhaj psikologe ligjore

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago