Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Fulvestrant, terapia hormonale që përdoret për tumorin

Fulvestrant është një ilaç që bllokon receptorët e estrogjenit, hormonit seksual femëror. Përdoret në disa lloje tumoresh në gji që përdorin estrogjenët për tu rritur e shumuar në trup.

Ne e dimë se shumica e tumoereve të gjirit varen nga stimulimi i estrogjenit, dhe bllokimi i këtij hormoni është strategjia kryesore terapeutike.

Kohët e fundit, përdorimi i terapive të synuara bashkë me ato hormonale ka përmirësuar shkallën e mbiejetesës dhe ka më pak efekte anësore krahasuar me kemioterapinë.

Lexo edhe- Çfarë duhet të dimë për tumorin e gjirit?

TUMORI I GJIRIT I VARUR NGA HORMONI APO RH+

Tumori në gji është një nga neoplazitë më të shpeshtë dhe shkak kryesor i vdekjes së grave. Studime të ndryshme kanë treguar se pjesa më e madhe e këtij tumori është pozitiv për receptorët e estrogjenit dhe/ose të progesteronit.

Sëmundja pozitive e repetorëve hormonalë quhet edhe tumori në gji RH+. Sjellja e saj është ndryshe nga neoplazitë me receptorë hormonale negativë RH+.

Kryesisht ato ndryshojnë në rrjedhën e sëmundjes dhe kohën e llojin e rikthimit. Pacientët me tumor RH+ kanë një rrezik më të lartë e të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës për një rikthim të saj apo vdekje të lidhur me tumorin.

TRAJTIMI AKTUAL I TUMORIT TË LIDHUR ME HORMONET, RH+

Aktualisht mundësia më e preferuar e trajtimit të tumorit pozitiv ndaj receptorëve hormonale, është terapia hormonale, edhe në prani të metastazave. Trajtimi hormonal përcaktohet mes faktorëve të tjera dhe nga gjendja e menopauzës së pacientit:

Attualmente l’opzione preferita per il trattamento del carcinoma mammario positivo al recettore ormonale è la terapia ormonale, anche in presenza di metastasi. Il trattamento ormonale è determinato, tra gli altri fattori, dallo stato di menopausa della paziente:

Gratë në postmenopauzë: Mund të përdoren shumica e terapive të disponueshme
Grata paramenopauzë: mudn të përdoret vetëm tamoxifene. Nëse në këta pacientë kërkohet përdorimi i trajtimeve të tjera si fulvestrant apo frenues të aromastazës, kërkohet supresioni i funksionit ovarik.

Mundësitë aktuale të trajtimit endokrin apo hormonal përfshijnë modulatorë selektivë të receptorëve të estrogjenit (tamoxifene), frenues i aromastazave dhe rregullatorë negativë të shprehjes së receptorëve të estrogjenit si fulvestrant.

Përveç gjendjes së menopauzës, përzgjedhja e trajtimit do të varet nga përdorimi dhe përgjigja e terapive të mëparshme, nga faza e sëmundjes, toksiciteti dhe biologjia e tumorit.

Lexo edhe- Tumori i gjirit/ Çfarë duhet të dimë për mamografinë dhe si kryhet

FULVESTRANT SI STRATEGJI E TRETË TERAPEUTIKE

Fulvestrant është një ilaç efikas për trajtimni e tumorit të gjirit me receptorë të estrogjenit. Kur rritja e tumorit nxitet nga efektet të lidhura me estrogjenet dhe receptorë të tumorit, jepet kjo terapi.

Fulvestrant është një ilaç antagonist i receptorëve të estrogjenit, që do të thotë se ndërvepron me receptorët në të njëjtin vend ku bëhen molekulat e estrogjenit. Prandaj, efektiviteti i tij është në sajë të aftësitë për të lidhur, bllokuar e degraduar receptorët e estrogjenit.

RISIA SHKENCORE

Pavarësisht hapave gjigandë në luftën ndaj tumorit, ka ende shumë dyer të hapura ku duhen fokusuar studimet. Krijimi i fulvestrant ka qenë pa dyshim një progres i madh në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Fuqia e saj kur lidhet me palbociclib vijon të studiohet./ MeMjekun.com
Burimi referues: Ascopubs

MeMjekun

Recent Posts

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

1 week ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 weeks ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 weeks ago

Qeset poshtë syve, pse krijohen dhe si trajtohen?

Qeset nën sy janë enjtje e lehtë dhe zakonisht janë një shqetësim kozmetik dhe rrallë…

2 weeks ago

Keni dëgjuar për “koktejlin e Kortizolit”, pija që redukton stresin

Nëse ndiqni përmbajtje ushqyese në TikTok ose platforma të tjera të mediave sociale, mund të…

2 weeks ago

Gurët e tëmthit, çfarë duhet të dimë?

Fshikëza e tëmthit ndodhet në anën e djathtë të barkut, poshtë mëlçisë. Është një organ…

3 weeks ago