Lateksi është një material që vjen nga lëngu i pemës së gomës (Hevea brasiliensis).
Ky material njihet dhe si gomë natyrale dhe shërben për të prodhuar produkte të ndryshme të përdorimit të përditshëm. Alergjia ndaj lateksit shfaqet kur sistemi imunitar jep përgjigje të tepruar ndaj proteinave që përmban lateksi.
Ky material përdoret për të prodhuar artikuj të ndryshëm me të cilët jemi në kontakt direkt. Llogaritet se rreth një në 100 persona janë alergjikë ndaj lateksit. Mes profesionistëve sanitarë, një mesatare prej 10 në 100 persona është alergjik ndaj saj. Situata ndërlikohet në këto raste pasi shumë produkte sanitare prodhohen me lateks apo kanë përmbajtje të saj.
Alergjia ndaj lateksit shkakton kruarje të lëkurë (e njohur dhe si ortikarie). Mund të shfaqë dhe irritim të syve, hundë të zëna që skuqen. Në rastet më të rënda mund të rrezikojë jetën e personit duke shkaktuar inflamacion të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje.
Siç e përmendëm më sipër, lateksi është një produkt natyral i përbërë nga komponentë të ndryshëm, mes të cilëve, proteinat që janë përgjegjësit kryesor të alergjisë. Pjesëzat e lëshuara nga produkti hyjnë në kontakt me lëkurën dhe hyjnë në mushkëri përmes thithjes.
Disa persona me alergji ndaj lateksit nuk e kuptojnë se kur kanë rënë në kontakt me këtë material. Në këto raste hipoteza është se kanë qenë të tjerë persona që kanë pasur kontakt me lateksit dhe pjesëzat janë transportuar nga lëkura tek rrobat e tyre, që i janë afruar personit alergjik.
Një tjetër hipotezë është se mund të bëhet fjalë për kontakt jo të drejt për drejtë me ushqimet e gatuara me dorashka me lateks. Simptomat janë të dukshme në çdo kontakt të ri me lateksin, edhe pas muajsh apo vitesh.
Produktet që përmbajnë lateks apo derivate të tij janë kudo, pasi bëhet fjalë për një material të butë dhe rezistent.
Produktet sanitare
Bëhet fjalë për një përbërës që është i pranishëm në pajisjet mjekësore si dorashka njëpërdorimshe, shiringa, stetoskop për matjen e tensionit, tubat për rrugët ajrore apo endovenoze, fasha.
Në disa vende është e detyrueshme të tregohet në paketimin e pajisjes mjekësore nëse ka prani të lateksit, në mënyrë që ata që janë alergjikë të shmangin kontaktin.
Produkte të përdorimit të përditshëm
Shumë produkte të përdorimit të përditshëm përmbajnë lateks apo çfarëdo lloj gome natyrale. Mes tyre gjejmë: Tullumbacet, breza elastikë, prezervativë, dorashka për pastrim apo për kuzhinë, goma, lodra, etj.
Në përgjithësi këto produkte rrallë shkaktojnë probleme me përjashtim të personave që janë shumë të ndjeshëm.
Produkte te tjera
Ka një lidhje mes alergjisë ushqimore dhe asaj nga lateksi pasi disa ushqime përmbajnë të njëjtën alergjenë si lateksi. Bëhet fjalë për avokadon, hudhrën, bananen, kivin e gështenjën.
Si për shumë lloje të tjera, dhe për alergjinë ndaj lateksit diagnoza është sfidë më vete. Mjeku do të ekzaminojë lëkurën dhe do të bëjë disa pyetje mbi simptomat. Gjithashtu do të mbledhë të dhëna për të përjashtuar shkaqet e tjera të simptomave.
Testi i lëkurës është një nga analizat që mund të kërkojë mjeku. Duhet vëzhguar nëse lëkura reagon apo jo ndaj proteinës së lateksit dhe për këtë mjeku vendos një age të butë përmes së cilës do të injektojë një sasi të vogël lateksi në parakrah apo në kurriz.
Disa ilaçe ju ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të alergjisë së lateksit, por është e rëndësishme të theksojmë se nuk ka një trajtim për këtë shqetësim. E vetmja mënyrë për të parandaluar një reaksion alergjik është ajo e shmangies së produkteve që e përmbajnë atë.
Në rastet e reaksioneve të lehta, mjeku mund tju japë antihistaminikë apo doza të vogla kortikosteroidësh, që merren pasi keni rënë në kontakt me lateksin. Këto ilaçe shërbejnë për të kontrolluar reaksionin dhe për të qetësuar ndonjë shqetësim të mundshëm.
Edhe pse përpiqeni të shmangi mund të keni kontakt të pavullnetshëm me të. Nëse keni një reaksion të rëndë alergjik ndaj lateksit, mund të merrni gjithnjë me vete një autoinjektues epinefrine. Në rastin e reaksionit anafilaktik, duhet të shkoni sa më shpejt të jetë e mundur në urgjencë për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Duhet të dimë se është shumë e rëndësishme që personat alergjik ndaj lateksit të dijnë këto informacione dhe tia vënë në dukej personelit shëndetësore që do ti ndihmojë, kjo pasi spitali është një vend ku gjejmë një pjesë të mirë të produkteve që përmbajnë lateks.
Një alternativë për të parandaluar alergjinë është zvendësimi i produkteve me bazë lateksi me të tjera që nuk e kanë.Ka në fakt dorashka, garza, prezervativë dhe lodra pa lateks. Këshillohet gjithashtu dhe shmangia e frutave që përmendëm në këtë artikull , për të parandaluar gjithashtu një reaksion alergjik nga proteina që përmbajnë.
Në rastin e alergjisë ndaj lateksit është shumë e rëndësishme diagnoza e duhur. Shumë pacientë e marrin me vonesë diagnozën; nga shfaqja e dermatitit tek simptomat e para të astmës mund të kalojnë dy vjet.
Disa masa shumë të rëndësishme janë: përdorimi i produkteve pa lateks dhe informimi i profesionistit shëndetësore mbi alergjinë që vuani para se ti nënshtroheni ndonjë procedure mjekësore. Në këtë mënyrë shmangni kontaktin direkt apo indirekt me lateksin.
Pemët dhe bimët polenizohen në stinë të ndryshme të vitit, por bari është ai që shkakton më shumë alergji. /MeMjekun.com
Burimi: NCBI
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…