Pneumologji

Infarkti pulmonar/ Simptomat, shkaqet, pasojat dhe trajtimi

Përcaktimi “infarkt” zakonisht lidhet me zemrën, por i referohet dhe një fenomeni më të përgjithshëm ku indet ose një organ shkon drejt vdekjes për shkak të pamjaftueshmërisë së gjakut, oksigjenit apo lëndëve ushqyese.

Falë furnizimit të dyfishtë të gjakut në mushkëri, qoftë nga qarkullimi bronchial dhe nga ai polmonar, ky organ është rezistent ndaj infarktit. Një bllokim i qarkullimit bronkial nuk shkakton infarkt, i cili ndodh kur bllokohet qarkullimi promonial dhe ai bronkial nuk arrin ta kompensojë si duhet.

Infarkti polmonar në pjesën më të madhe të rasteve është një komplikacion i rrallë i embolisë polmonare, që ndodh për shkak të një embolie, arterie polmonare kryesore etj. Bëhet fjalë për një mpiksje të vogël gjaku që vjen nga këmba, apo një trombozë e venës së thellë nga gjymtyrët e poshtme, por gjithashtu një emboli mund të krijohet dhe nga kolesteroli, yndyrnat, trup i jashtëm apo një fluskë ajri duke pasur kështu origjina të ndryshme.

Sipas studimeve, një në 10 pacientë me emboli polmonare shfaq një infarkt polmonar. Nëse trajtimi është i shpejtë zgjidhja bëhet e plotë, mpiksja ripërthithet, zona e nekrozës polmonare zhduket dhe në vend të saj shfaqet një shenjë (fibrozë) pa rëndësi klinike. Pacienti shërohet dhe merr frymë pa dëmtime afatgjata.

SHKAQET

Embolia polmonare është shkaku më i zakonshëm i infarktit polmonar, që shfaq një ndërlikim të tmerrshëm; mes shkaqeve të tjera, që janë më të rralla e që mund të shkaktojnë një infrakt në mushkëri përfshijnë:
Infeksioni
Tumori
Pasoja të ndërhyrjes kirurgjikale
Amiloidoza
Çrregullime hematologjike si anemia falciforme (qelizat në formë drapëri)
Vaskuliti.

FAKTORET E RREZIKUT

Mes faktorëve të rrezikut që favorizon shfaqjen e një infarkti polmonar, në disa raste sepse faktorët e rrezikut kardiovaskular ose të lidhur me zhvillimin e vetë embolisë janë raportuar tashmë në literaturë:

Dështimi i zemrës, apo sëmundje të tjera serioze të zemrës
COPD
Ateroskleroza e rëndë
Tromboza venoze e thellë apo predispozita familjare me variçe
Defiçitet e lindura të koagulimit
Duhanpirja
Ndërhyrje të fundit kirurgjikale, në veçanti ortopedike
Mungesa motorrike të moslëvzishmërisë së zgjatur
Marja për një kohë të gjatë të kokrave të kontrollit të lindjes
Fraktura

SIMPTOMAT

Një pacient me infarkt polmonar shfaqë një ose disa prej shqetësimeve të mëposhtme:
Dhimbje të papritur në gjoks, therëse që përkeëqësohet në çdo frymëmarrje apo kollë
Kollë me mukus dhe gjakë (hemoptizë apo hemopte)
Vështirësi e madhe për të marrë frymë
Rritje të frekuencës respiratore
Cianozë, apo ngjyra mavi e lëkurës
Temperaturë të lartë
Inflamacion të pleurës
Hemotoraksi
Efuzioni pleural
Edemë të gjymtyrëve të poshtme me këmbë të fryra dhe të dhimbshme.

Pacienti mund të shfaqë dhe rënie të tensionit dhe takikardi.

DIAGNOZA

Për diagnostikimin mjeku bazohet në historinë klinike të pacientit, simptomat që referon dhe shenjat klinike pas një ekzaminimi të saktë fizik; konfirmimi i diagnozës bëhet dhe përmes analizave dhe ekzaminimeve laboratorike si për shembull:

Analiza e gjakut, në veçanti hemokroma, analia e mpiksjes, D-Dimeri. Në veçanti D-Dimeri, është një produkt i degradimit të fibrinës, pra një gjetje e akumulimit të tij në gjak tregon një trombozë në zhvillim.
Tomografi të toraksit me mjet kotnrasti
EKG
Analiza e hemogaz-it
Eko dopler të gjymtyrëve të poshtëm
Shintigrafia polmonare
Angiografia polmonare

TRAJTIMI

Mpiksja trajtohet përmes ilaçeve trombolitike, teksa pacienti shtrohet në spital, në regjim absolut pushimi, mbështetur nga
Oksigjeni,
Qetësuesit e kollës,
Antidolorifikë (përgjithësisht jepet morfina për të zvogëluar dhimbjet në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje- dispnea)
Antibiotikë për të parandaluar infeksione të mundshme
Heparinë, për të shmangur shtrirjen e trombozës dhe si parandalim për një emboli të dytë polmonare

Në rastet kur

Trajtimi mjekësor me ilaçe trombolitike apo heparinë nuk këshillohet,
Apo pacienti nuk i përgjigjet këtij trajtimi,
Apo në prani të një embolie masive
Apo pacienti ka një historik të embolive të mëparshme

nevojitet ndërhyrja kirurgjikale, që parashikon heqjen e trombit nëpërmjet mënyrës intravaskulare, me një karteter që vendoset në arterien e prekur, dhe vendosjen e një filtri në gjendje të ngjitjen e trombeve të tjera nga këmbët në mushkëri./ MeMjekun.com

Shënim: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago