Nena dhe Femija

Këshillat e pediatres/ Pse djersijnë fëmijët

Djersitja e tepërt është një nga ankesat e shpeshta të rasteve që paraqiten në klinikat e përditshme. Djersitje është një proces fiziologjik mbrojtës që ndodh për të balancuar temperaturë e trupit.
Ajo vjen për shkaqe të jashtme ose të brendshme. Mjedisi dhe mbiveshja janë dy faktorë të jashtëm të cilët prindi duhet t’ i rregullojmë duke gjetur balancën e duhur. Temperatura e mjedisit ku rrin fëmija duhet të jetë 18-23°C.

Artikulli ka për qëllim të shpjegojë disa sëmundje që kanë si shenjë kryesore djersitjen.

1 – Më e shpeshta është mungesa e hekurit në gjak. Quhet ndryshe anemia sideropenike.
Studimet tek fëmijët 0-5 vjeç kanë treguar se 50% e fëmijëve çfaqin një nivel të hemoglobinës më të ulët se norma.
Shkaqet e anemisë janë:
Fëmijë i lindur para kohe
Barrët binjake
Disa çrregullime të metabollizmin që lidhen me keqthithje e ushqimit në zorrët. ( Celiakia)
Parazitët e zorrëve
Gjakderdhjet e përsëritura.
Shenjat:
Dobësi fizike, lodhje , zbehje e lëkurës. Thonjtë bëhen të thyeshëm . Plasaritje në këndet e buzëve.
Diagnoza është e thjeshtë . Bëhen provat laboratorike të gjakut komplet, ku bie në sy mikrocitoza, Hemoglobina më pak se 12mg .
Ferritinemia e ulur.

Diagnoza diferenciale bëhet me anemitë lindura, ku Ferritinemia është e lartë.

Mjekimi bëhet me preparate të hekurit. Jepet 4-5 mg / kg peshë në 24 orë, me stomakun bosh. Preferohet në drekë 2 orë pas ushqimit e shoqëruar me vitaminë C.

2- Tek fëmijët 0-1 vjeç vihet re një ulje e sheqerit, një fazë tranzitore kjo, që shoqërohet me djersitje.
Tek të sëmurët diabetikë që mjekohen me insulinë, nga mbidozimi i ilaçit, mund të ndodhë një hypoglicemie, për pasojë djersitje.

3- Rakiti ka si shenjë kryesore djersitjen. Vitet e fundit është bërë profilaksia me pika nga goja të vitaminës D dhe kjo ka ulur ndjeshëm këtë çrregullim.
Por është rritur rakiti i adoleshentit. Për shkak të rritjes së shpejtë të kësaj moshe, dhe ushqyerjes jo të shëndetshme vihet re djersitje e shtuar, deformime kockore në formën e kifozës, skoliozës.

4- Disa sëmundje të lindura të zemrës shoqërohen me djersitje në formë pelerinë, në qarë dhe shpatulla.

5- Edhe shtim i funksionit të tiroides shoqërohet me djersitje, sidomos natën.
Hipertireoza shoqërohet edhe me irritabilitet nervor, pagjumësi, rrahje të shpeshta të zemrës.

6- Pas disa sëmundjeve Infektive si psh Bruceloza, Leishmanoza, etj mbetet një djersitje me erë karakteristike.
7- Përdorimi i disa ilaçeve qetësuese të dhimbjes.
8- Mbipesha
9- Janë disa tipa të sistemit nervor, shumë të ndjeshëm që djersijnë për shkaqe fare elementare, emocioni, stressi, Kjo kategori bën pjesë në çrregullimet neurovegjetative.

Nuk ka mjekim për këtë.

Trajtimi bëhet duke eliminuar shkakun, kur është e mundur.
Nëse fëmija nuk shton në peshë, ose djersitja shoqërohet edhe me ndonjë nga shenjat e mësipërme, drejtohuni mjekut tuaj të patronazhit, për të bërë analizat e mëtejshme, duke përjashtuar së pari diagnoza më të rëndësishme : ato të çrregullime e hormonale.

Stili i jetës ka rëndësi, kryesisht në drejtim të ushqyerjes.

Duhen eliminuar nga dieta ushqimet pikante, djegëset, pijet alkolike, tek adoleshentët dhe topat neurotikë.

Artikull nga dr. Pediatre Zerina Sheme. Më poshtë mund të ndiqni dhe videon

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago