Injeksioni nënlëkuror përdoret gjerësisht në fushën mjekësore, por mund të kryhet dhe nga vetë pacienti për përdorimin e ilaçeve të zakonshme si insulina në rastin e diabetit.
Ajo kryhet në indin dhjamor nënlëkuror, pra, shtresa e yndyrës e vendosur mes lëkurës dhe muskujve. Ai është një ind pak i vaskularizuar, prandaj është i përshtatshëm për mbajtjen e vëllimeve të vogla të ilaçit. Për më tepër garanton një përthithje të lehtë e të vazhdueshme të ilaçeve. Edhe pse është e lehtë për tu kryer, është e rëndësishme të dimë disa aspekte që lidhen me këtë formë të marjes së ilaçit.
Injeksioni nënlëkuror ngatërrohet shpesh me injeksionin intradermal. Në të vërtetë, në injeksionin intradermal gjilpëra depërton vetëm në lëkurë (shtresa e mesme e lëkurës).
Si në rastin e injeksionit nënlëkuror, përdoret për marrjen e ilaçeve që përthithen ngadalë. Ndryshimi mes tyre është në thellësinë dhe këndin e injeksionit. Në atë intradermale, gjilpëra ka një kënd rreth 10 gradë, pothuajse paralel me lëkurën.
Ndërsa në rastin e injeksionit nënlëkuror, gjilpëra penetron në indin nënlëkuror. Ky ind siç e thamë më sipër, ndodhet mes lëkurës dhe shtresës muskulare dhe quhet edhe indi dhjamor.
Përdoret në marrjen e sasive të vogla të ilaçeve, përgjithësit, sasi më e vogël se një mililitër. Meqënëse indi nuk ka shumë vaskularizim, ilaçi përthithet gradualisht.
Kjo është një nga ndryshimet kryesore krahasuar me injeksionin endovenoz, që në fakt ka efekt më të shpejtë. Gjithashtu, injeksioni nënlëkuror është më i lehtë për tu kryer dhe më pak i kushtueshëm. Një nga arsyet kryesore pse përdoret janë ilaçet që nuk mund të merren përmes gojës.
Para se të bëni një injeksion nënlëkuror është mirë të merni në konsideratë disa aspekte. Sipas një artikulli të revistës Nursing, duhet shmangur injektimi i ilaçeve irritues, të cilët mund të shkaktojnë abcese apo nekrozë të indit.
Ndryshe nga llojet e tjera të injektimit, aspirimi nuk duhet të kryhet pas futjes së gjilpërës. Kjo është një procedurë normale në injeksionin endovenzo, për të parë nëse gjilpëra është pozicionuar në mënyrën e duhur. Ndërsa në rastin e injektimit ndërlëkuror mund të shkaktojë hematomë.
Masazhimi i zonës ku është injektuar ilaçi nuk këshillohet, pasi mund ta përthithë ilaçin më shpejt dhe shkon kundër efektit që duam.
Nëse injektimet do të kryhen në mënyrë të vazhdueshme duhet ndryshuar zona e injekimit. Si për shembull në rastin e insulinës që merret tek pacientët me diabet. Kjo parandalon formimin e shenjave.
Pikat e injektimit duhet të jenë me një distancë më shumë se 1 cm nga njëra-tjetra. Në rastin e insulinës këshillohet të bëhen shenja në bark për të ndryshuar vendin e injekimit.
Kryerja e injeksionit nënlëkuror kërkon përdorimin e materialeve të ndryshme. Para së gjithash është shiringa, që bëhet nga tre pjesë, gjilpëra, cilindri dhe pistoni.
Shiringat mund të kenë kapacitete të ndryshme por secila ka njësitë matëse. Për të kryer injeksimin nënlëkuror duhet të përdorësh gjipërë të re dhe masën e duhur. Zakonisht shiringat janë njëpërdorimshe, për të reduktuar kështu rrezikun e infeksionit. Gjithashtu në dispozicion duhet të keni pecetë alkooli për të dezinfektuar zonën.
Injeksioni nënlëkuror kanë një farë thellësie dhe këndin e duhur, dmth 90 gradë (pingul) ose 45 gradë. Këndi i parë përdoret kur mund të kapni një pjesë të madhe të lëkurës , ndërsa 45 gradë për zonat apo njerëzit me pak ind dhjamor.
Sipas disa ekspertëve, nuk është e nevojshme gjithmonë të pastroni lëkurën para injektimi, por vetëm në rastet kur këkura është e dukshme që është pis.
Gjithashtu e rëndësishme është të përgatisni shiringën para injekimit. Me njërën dorë mbajmë shiringën dhe me tjetrën pjesën e lëkurës ku do të bëhet injektimi. Sipas një artikulli në Kaiser Permanente, gjilpëra futet me forcë e gjitha brenda, dhe më pas përmes pistonit shtyn ilaçin. Gjilpëra nxirret me të njëjtin kënd që futet. Kur përfundon lihet lëkura. Ka gjasa që në vendin e injektimit të dal pak gjak dhe në këtë rast mund të vendosni lehtësisht një pambuk apo garzë në atë vend.
Ky injeksion mund të kryhet në zona të ndryshme të trupit, po më i zakonshëm është në bark. Në këtë rast gjilpëra futet 5 centimetra larg nga kërthiza, duke e shmangur kështu që të jetë shumë afër. Duhet të keni kujdes që të mos shtypni kockën e legenit apo brinjët.
Një tjetër zonë që përdoret shpesh për injeksionin nënlëkuror është këmba. Në mënyrë të veçantë zona e jashtme e kofshës mes gjurit dhe ijëve.
Edhe pjeas e poshtme e kurrizit, pak mbi fidhe është gjithashtu një ndër zonat më të pëdrorura. Në këtë rast, injektimi kryhet nën bel. Së fundmi, mund të kryhet dhe në krahë.
Injeksioni nënlëkuror bëhet në indin yndyror të lokalizuar mes lëkurës dhe muskulit. Ndër përdorimet kryesore është ai për insulinën. Për ta kryer pa rrezik rekomandohet të ndryshohet gjithmonë vendi i injeksionit dhe të bëni gati materialet në mënyrën e duhur, për të garantuar një zonë sterile dhe aspetike./ MeMjekun.com
SHËNIM: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…