Onkologji

Kistet në gjoks, kur duhet të shqetësohemi

Kistet në gjoks janë formacione të ngjashme me qeset e vogla që ndodhen brenda gjirit, shumë të zakonshme, përgjithësisht të padëmshme dhe me rëndësi të vogël klinike.

Ato prekin rreth një të tretën e grave të moshave nga 30 deri në 50 vjeç, me një kulm incidence në moshën 40-vjeçare, por mund të shfaqen dhe në adoleshentë apo gra në menopauzë që marrin trajtim hormonal zëvendësues. Shumë rralle mund të ndodhë në gjoksin e burrave.

Nëse ndjen diçka me gishta kur ekzaminoni me dorë gjoksin është gjithmonë një element ankthi për një grua. Megjithatë ato nuk janë gjithmonë shqetësuese.

Ka lloje të ndryshme kistesh, por një aspekt është i ngjashëm, përveç ecurisë klinike beninje, dhe të gjitha shfaqen si noduse në gjoks; vini re se është pikërisht ndjesia kur e prekni gjoksin me duar ku vërehet prania e një nodusi të ngjashme me një kokërr rrushi që e nxit gruan të kontrollohet tek mjeku.

Kistet në gjoks nuk kërkojnë trajtim, vetëm në rast se bëhet fjalë për forma të mëdha, apo ndryshim të ngjyrës; në këto raste mjafton thjesht kullimi me një age. Prania e një apo më shumë kisteve nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të tumorit.

PËRSE FORMOHEN KISTET NË GJOKS

Në të shkuarën kistet në gjoks përgjithësisht grupoheshin në termin e sëmundjeve fibrocistike, por pjesa më e madhe e njerëzve e refuzojnë tashmë këtë përcaktim, duke e quajtur ndryshime fibrocistike duke shmangur termin “sëmundje”.

Gratë që shfaqin kiste në gjoks, në fakt, nuk janë të sëmura në kuptimin e ngushtë të termit, por mund të preken nga çrregullime të proceseve normale të disa strukturave që formojnë gjoksin.

Shkaqet nuk janë ende të qarta plotësisht, por mendohet se një rol kyç luan prodhimi i tepërt i hormoneve estrogjene,.

Kistet zakonisht zhvillohen në pjesën terminale të kanaleve të qumështit; një rritje e tepërt e disa lobeve të gjendrave dhe indit fibros përreth mund të pengojë kanalet e qumështit, me zgjerimin e mëtejshëm deri në formimi e qeseve që janë pikërisht kistet.

Një lloj i veçantë kisti i quajtur kist qumështi apo galaktocelë është ai që krijohet vetëm gjatë ushqyerjes me gji. Në këtë rast, kisti është shkaktuar nga një stanjim i qumështit në një nga kanalet e qumështit, për shkak të zbrazjes jo të plotë të gjendrës.

Kisti i qumështit është beninj dhe zakonisht zhduket në mënyrë spontane pasi i vogli thith qumështin.Në disa raste mund të infektohet për shkak të stafilokokut auerus, normalisht i pranishëm në lëkurë, duke shfaqur një kuadër më kompleks të mastitit.

SIMPTOMAT

Kistet në gjoks në përmasa të vogla apo mikrociste, nuk shkaktojnë asnjë simptomë dhe shumë rrallë mund të vihen re përmes kqyrjes me dorë apo gjatë një vizite mjekësore. Ato dallohen vetëm me kontrolle specifike, si ekografia e gjirit apo mamografia.
Kistet në gjoks me përmasa të mëdha, apo makrokistet, mund të arrijnë dhe një madhësi prej 5 centimetër, janë të prekshme dhe duke e shtypur gjirin mund të shkaktojnë dhimbje (mastodonia), ndjesi tensioni në gjoks, deformim i lehtë i profilit normal të gjirit.

Dhe më rrallë në prani të kisteve të pezmatuar apo infektuar:

Sekrecione transparente ose të verdha nga thithka e gjirit
Djegie apo skuqje të lëkurës së gjirit

Vetëm kistet në gjoks kanë tendencën të rriten në përmasë dhe të jenë më të dhimbshme, pak para ciklit menstrual, ndërsa zvogëlohen pas menstruacioneve ( duke reduktuar njëkohësisht dhe ndjesinë e bezdisjes).

VETËEKZAMINIMI

Një aspekt i rëndësishëm përsa i përket parandalimit është njohja e gjoksit tuaj, në mënyrë që të shihni çdo ndryshim në mënyrë periodike përmes vetëkontrollit.

Çfarë është?

Bëhet fjalë për një vetëkontroll, të ngjashëm me masazhin, që i jep mundësinë gruas të kontrollojë trupin e saj dhe të vërejë anomali të mundshme. Përbën një vepri të rëndësishëm parandalues ndaj noduseve malinje.

Si bëhet?

Qëndroni para një pasqyre dhe vëzhgoni gjoksin tuaj, duke i kushtuar vëmendje profilit, përmasave, simestrisë, ngjyrës dhe aspektit të lëkurës dhe aureolës, dhe pozicionit të thithkës.

Më pas kalojmë në kontrollin manual: me një dorë bëni lëvizje rrethore duke nisur nga sqetullat deri në qendër të gjoksit, duke vërejtuar nëse ka ënjtje, noduse apo çdo gjë tjetër që e shihni që nuk shkon. Normalisht gjoksi shfaqet nga kontrolli si një ind me gunga apo më i dendur, sipas moshës së gruas.

Nëse me këtë vetëkontroll:
Vëreni noduse të reja që nuk zhduken pas menstruacioneve

Apo një nga noduset e vërejtura pëson ndryshime që nuk lidhen me ciklin menstrual, si rritje të përmasave, ndryshim të formës, etj., duhet ti drejtoheni mjekut.

Kur duhet bërë?
Këshilla është të bëni vetëkontrollin çdo muaj nga mosha 20 vjeç e lart. Për gratë në moshë pjellore vetëkontrolli duhet bërë disa ditë pas përfundimit të ciklit menstrual, kur gjoksi ësht ëmë paj i fryrë dhe i dhimbshëm. Ndërsa për gratë në menopauzë mund ta kryejnë në çdo kohë.

DIAGNOZA

Kistet kanë një natyrë përgjithësisht beninje dhe duhet ti drejtoheni mjekut për një diagnozë të saktë.

Vizita mjekësorë përfshin

Anamnezën (mbledhjen e të dhënave nga pacienti)
Analizën e gjoksit

Mjeku vijon më pas me kontrollin e gjoksit.

Më poshtë shpjegohet më saktë dhe ndryshimi mes kistit dhe tumorit malinj.

EKOGRAFIA E GJIRIT

Ekografia e gjirit është një ekzaminim i thjeshtë, i padhimbshëm dhe shumë i nevojshëm për diagnostikimin e kisteve. Përmes saj shihen noduset, qartësohen karakteristikat si forma, përmasa dhe pjesa anësore dhe vlerësohet materiali i tyre, nëse është lëng, yndyrë, kalcifikim etj.

Aspirimi me gjilpërë ose agocenteza

Ky ekzaminim bëhet për të marr një masë nga kisti, duke e shpuar me një agë të butë të shoqëruar me pamje ekografike për të përthithur përbërjen. Prania e lëngut transparent, të verdhë apo jeshil për diagnozën e kistit. Nëse nuk përthithet asnjë lëng apo kisti nuk ka tendence të përthahet me aspirim me gjilpërë, atëherë bëhet ago-biopsia për të përjashtuar praninë e ndonjë tumori.

TRAJTIMI

Kistet e thjeshta, të mbushura me lëng, nuk kanë ndonjë trajtim specifik; nëse nuk sjellin shqetësime dhe janë normalisht të monitureshme në kohë dhe vlerësimin e një agravimi të mundshëm. Shumë kiste janë të qëndrueshme për gjithë jetën dhe zhduken me menopauzën.

Asprimi me gjilpërë i përdorur mund të jetë i nevojshme edhe si trajtim për kistet e mëdha apo të dhmbishme. Kullimi i përmbajtjes së lëngshme, në fakt, shkakton rithithjen e tij me zhdukjen e simptomave. Aspirimi nuk kërkon shtrimin në spital, kryhet në një klinikë ambulatore dhe mund të kërkojë kullimin e lëngut disa herë (zakonisht 2-3 herë).

Nëse kistet kanë tendencë të vazhdojnë për 2-3 cikle menstruale, rikthim të shpeshtë pas përthithjes apo rritje në vëllim drenazhimi (kullimi) mund të mos jetë më i nevojshëm dhe në këtë rast mjeku ju rekomandon mjekimin.

Kontraceptivët dhe veçanërisht terapia hormonale me tamixofene jepet vetëm në rastet kur drenazhimi nuk funksionon apo në prani të simptomave të bezdisshme, për shkak të efekteve të mundshme kolaterale.

Përdorimi i hormoneve konsiston në rregullimin e ciklit menstrual, përcakton përthithjen e kisteve të pranishme dhe zvogëlon rrezikun e formimit të kisteve të reja.

Trajtimi hormonal zëvendësues në menoapuzë ndërpritet në rastin e shfaqjes së kisteve.

Ndërhyrja kirurgjikale ndodh vetëm në raste të rralla, veçanërisht komplekse, apo në prani kisteve që rikthehen apo kanë gjak dhe karakterizohen nga një tjetër natyrë.

Disa gra me kist të dhimbshëm në gjoks, kanë thënë se kanë përfituar nga adoptimi i disa kurave natyrale në shtëpi por për të cilat nuk ka të dhëna shkencore si për shembull:

Reduktimi i konsumit të kafeinës, kripës, pijeve me gaz, çokollatës dhe çajit.
Dietë të pasur me drithëra integrale, fruta, perime dhe bishtaja
Marrja e integratorëve multivitaminë
Përdorimi i sutjenave që garantojnë mbështetjen e duhur
Masazhet.

Por është shumë e rëndësishme të mos bëni vetë terapi pa u konsultua me mjekun./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago