Ortopedi dhe Fizioterapi

Hipotiroidizmi dhe aktiviteti fizik, ushtrimet që këshillohen

Sporti është një nga aktivitetet themelore për një jetë të shëndetshme. Disa sëmundje apo gjendje mund të kufizojnë rezistencën dhe fuqinë, si për shembull shqetësimet e tiroides.

Hipotiroidizmi dhe aktiviteti sportiv është një raport i mundur, por duhet të keni parasysh disa faktorë. Tiroidja hipoaktive, një tjetër emër me të cilën është e njohur kjo sëmundje ngadalëson metabolizmin e trupit. Për më tepër është e lidhur me simptoma si lodhje, aritmi, dhimbje kyçesh, depresion dhe tendencë për të marr peshë.

Këto efekte mund të ndërhyjnë në programin e rregullt të ushtrimeve. Sigurisht dhe në këtë rast aktiviteti fizik i përditshëm siguron mirëqënien psikofizike. Por çfarë duhet të keni parasysh në rastin e hipotiroides?

CFARË ËSHTË HIPOTIRODIZMI

Tiroidi është organi me përmasë të vogla që ndodhet në pjesën e gushës, por pavarësisht përmasave të saj ka një rol vendimtar për metabolizmin.
Prej saj prodhohen hormone të ndryshme si tiroksina, triiodotironina që ndikojnë në rritje dhe zhvillim. Kjo e fundit është e përfshirë pothuajse në të gjitha proceset metabolike. Për më tepër rregullon rritmin e zemrës dhe temperaturën e trupit.

Kur vuajmë nga hipotiroidizmi, metabolizmi ngadalësohet. Simptomat janë tendenca për tu shëndoshur, ndjesia e lodhjes, dhimbja e kyçeve dhe gjendje jo e mirë shpirtërore.

Për shkak të niveleve të ulëta të hormonit të tiroides, aftësia kardiake ka tendencën të zvogëlohet. Për pasojë, hipotiroidizmi sjell një rrezik të madh për të vuajtur nga aritmia ventrikolare.

nga ana tjetër, tiroidja ndihmon në shpërbërjen e kolesterolit dhe nxit prodhimin e enzimave të nevojshme për të eliminuar trigliceridet. Prandaj, kur niveli i hormoneve të tiroides ulet, kolesteroli i keq dhe trigliceridet kanë tendencën të rriten.

Ndryshimi i metabolizmit oksidativ në hipotiroidizmin subklinik ndikon mes të tjerash edhe në aftësinë për të ruajtur oksigjenin. Prodhimi i energjisë ngadalësohet e për pasojë bie dhe rendimenti sportiv.

Për këtë arsye, raporti mes hipotiroidizmit dhe aktivitetit sportiv është problematik: shpesh gjatë ushtrimeve pacientët lodhen shpejt dhe kanë ngërçe, e në këtë rast nevojitet një kohë më e gjatë shërimi midis një serie ushtrimesh dhe tjetrës.

E fundit, hipotiroidizmi ndikon negativisht dhe në gjendjen shpirtërore. Arsyeja është se tiroidja është përgjegjëse për rregullimin e neurotransmetuesve kryesorë.

CILAT JANË USHTRIMET QË KËSHILLOHEN NË RASTIN E HIPOTIROIDIZMIT

Ata që vuajnë nga hipotiroidizmi duhet të tregojnë kujdes të veçantë para se të bëjnë ushtrime fizike, sidomos nëse ka bërë një jetë sedentare dhe nuk është stërvitur për pak kohë. Pra, duhet ta nisi gradualisht, pa u sforcuar.

Këshillohen ushtrime kardiovaskulare si ecja, kërcimi, joga, Tai Chi, Pilates, biçikleta eliptike dhe noti.

Kur trupi të jetë përshtatur mund të rrisin gradualisht intensitetin e ushtrimeve dhe të kalojnë në ushtrime më impenjuese. Gjithmonë sipas kufijve të aftësive të tyre. Meës këtyre lloj ushtrimeve janë kërcimi në litar, vrapi, tenisi, volejbolli, ecje në mal, çiklizëm në rrugë, squat dhe ushtrime të tjera për këmbët, ngritja e peshave dhe paralele.

Ideale do të ishte aktivitet fizik 150 minuta në javë me ushtrime aerobike dhe kardiovaskulare, duke kombinuar dy ose tre seanca ushtrime force. Nëse në fillim nuk ia dilni dot, përpiquni të paktën 15 minuta.

Stërvitja e forcës është shumë e rëndësishme për personat e prekur nga hipotiroidizmi pasi aktivizon metabolizmin dhe djeg kalori. E rëndësishme është edhe puna me të gjithë grupet muskulare, duke i dedikuar të paktën dy ditë në javë çdo muskuli.

Për të shmangur humbjen e entuziazmit, këshillohet të zgjidhni ushtrime të ndryshme çdo ditë dhe ti kombinoin ato.

Duhet të keni gjithashtu parasysh se ritmi kardiak dhe frymëmarrjës ju lajmërojnë në rast se po sforcoheni. Nëse e keni të mundur, përdorni një pulsometër. Nëse ndjeheni të lodhur apo ndjeni ndonjë dhimbje thjesht ndaluni, pasi nuk po bëni garë.

KËSHILLA TË TJERA

Kur bëhet fjalë për ushtrime fizike, rreziku për të ndërprerë rutinën është i lartë për arsye të ndryshme. Duhet të mbani vendosmërinë, këmbënguljen dhe entuziazmin.

Kërkoni ndihmën e një trajneri profesionit, me një program të përshtatëshëm për nevojat dhe nivelin tuaj.

Bëni ushtrime në shoqëri, dëgjoni muzikë gjatë stërvitjes, vendosni objektiva, përdorni aplikacione që ju ndihmojnë të shihni progresin, mos u sforconi kurrë për të arritur në limitet e lodhjes, dilni në ajër të pastër, bëni pushim të paktën një ditë në javë.

PARA SE TË ZGJIDHNI NJË SPORT

Zgjedhja e aktivitetit varet nga niveli i stërvitjes, gjendja shëndetsore dhe lloji i trajtimit që po ndiqni. Nëse hormonet e tiroides janë në kontroll dhe shëndeti është i mirë mund të bëni çdo lloj ushtrimi. Sigurisht që para se të nisni një program duhet të konsultoheni me mjekun për ato që duhet dhe nuk duhet të bëni.
Mos harroni se hipotiroidizmi mund të shkaktojë dhimbje muskulare dhe kyçesh. Disa ushtrime nuk japin probleme por të tjera kanë një farë ndikimi dhe shkaktojnë tension duke sjellë dhimbje dhe lezione.

Nga ana tjetër nëse hormonet janë në nivele të ulëta, ushtrimet mund të jenë të rrezikshme. Në mënyrë të veçantë nëse bëhet fjalë për ushtrime me intensitet të lartë që sjell ndryshim të frekuencës kardiake, prandaj është mirë të veproni me kujdes./ MeMjekun

Burimi referues: WebMD

SHËNIM: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago