Testi i metakolinës njihet dhe me emra të tjerë, si testi i bronkoprovokimit apo testi i provokimit bronkial jospecifik. Ky test bëhet me metakolinë (emri tregtar i saj njihet si Provocholine).
Përmes këtij testi përcaktohet Hiperraktiviteti bronkial dhe për rrjedhojë diagnotikimi i astmës. Gjatë procedurës, përthithet mjekimi i dhënë që shkakton një shtrëngim të rrugëve respiratore.
Por për të kryer testin e metakolinës duhet të kemi disa gjëra parasysh. Për shembull, nuk duhen marrë disa ilaçe dhe nuk duhet konsumuar kafeinë apo cigare. Gjithashtu ky test nuk këshillohet gjatë shtatzënisë.
Hiperraktiviteti bronkial është një proces që ndodh gjatë një ndjeshmërie anormale të rrugëve të frymëmarrjes. Kjo ndodh për shkak të një pengese të fluksit të ajrit, kur subjekti i nënshtrohet stimujve të caktuar, si polena, pluhuri, tymi i cigares.
Gjatë Hiperraktivitetit, një përgjigje e tepruar e mukozës bronkiale nxit bronkopazmën. Kjo situatë ndodh tek njerëz të prekur nga sëmundje të ndryshme respiratore, si astma, bronkiolite, deri tek alergjitë dhe ftohja.
Në testin e metakolinës, ilaçi përdoret për të nxitur hiperraktivitetin për të parë se si funksionojnë mushkëritë.. Kloruri i metakolinës është një antagonist kolinergjik sintetitk joselektiv. Aktivizon receptorët e acetilkolinës të llojit bronkokonstriktor. Në veçanti, kur thithet metakolina ngushton rrugët e frymëmarrjes.
Testi i metakolinës zgjat rreth 90 minuta dhe ndahet në tre faza:
Faza e parë
Testi nis me një vlerësim bazë të frymëmarrjes, e njohur dhe si spirometria. Kjo ndihmon për të kuptuar si funksionojnë mushkëritë në lidhje me variablat si vëllimi maksimal i frymëmarrjes në sekondën e parë, sa e shpejtë është frymëmarrja, sa ajër thithet dhe nxirret.
Faza e dytë
Duke përdorur një nebulizator, metakolina merret përmes inhalimit deri në përfundimin e katër dozave.
Para dhe pas çdo doze, bëhet sërish spirometria për të matur shtrëngimin e rrugëve të ajrit. Fluksi respirator mund të mbetet i njëjtë, përmirësohet apo përkeqësohet.
Faza e tretë
Kur arrihet doza maksimale e metakolinës e parashikuar në test, apo nëse funksionaliteti polmonar zvogëlohet me 20% në krahasim me matjen fillestare, testi përfundon. Dhe kur përfundon pacienti duhet të marrë bronkodilator (salbutamol).
Gjatë testit, mund të jenë të pranishëm disa profesionist të kujdesit shëndetësor, që kanë njohuri të testit të metakolinës. Por është pneumologu ai që merret me vlerësimin dhe interpretimin e rezultatit dhe përgatit raportin përkatës.
Testi mund të ketë dy rezultate të mundshme. Konsiderohet pozitive nëse metakolina nxit zvogëlim të funksionit polmonar me 20% apo më shumë. Prandaj personi mund të ketë astmë.
Nëse funksioni pulmonar nuk ndryshon apo rënia e tij nuk arrin nivelin e mësipërm prej 20% rezultati konsiderohet negativ. Pra, kjo sëmundje përjashtohet.
Para se të bëni testin e metakolinës, pacienti duhet të japë informacione të ndryshme ekipit mjekësor që do bëjë testin. Në veçanti duhet të tregojë nëse: ka pasur simptoma astme, ka pasur infeksion të rrugëve të frymëmarrjes në javët e fundit, është shtatzënë apo ushqyerje me gji, ka marrë së fundmi ndonjë vaksinë, nëse vuan nga ndonjë sëmundje kardiake, alergji, nëse merr ilaçe për rrugët respiratore, pi duhan apo përdor inhalatorë.
Ndërprerje e ilaçeve dhe trajtimeve
Në rast se pacienti merr ilaçe, do të duhet ti ndërpresë përkohësisht disa trajtime para se të bëjë testin e metakolinës, sidomos nëse ilaçet kanë të bëjnë me rrugët respiratore.
Duhet ta diskutoni me mjekun për të parë se cilat ilaçe dhe për sa kohë duhet të ndërpriten. Për disa është e mjaftueshme vetëm një apo dy ditë ndërsa për të tjerë edhe më shumë kohë.
Theksohet se pacienti nuk duhet të veprojë me iniciativë personale, por me këshillën e mjekut. Për më tepër duhet të kontaktojë me mjekun nëse sheh ndonjë reaksion pas ndërprerjes së trajtimit.
Ditën e testit
Dita e parashikuar për testin e metakolinës duhet të respektoni këto kufizime:
Mos përdorni asnjë lloj inhalatori për trajtimin e astmës
Shmangi konsumin e pijeve që kanë kafeinë të paktën 6 orë para
Mos pini duhan të paktën 24 orë para testit
Ndërprisni bronkodilatorët rreth 12-18 orë para
Këshillohet të konsumoni një vakt të lehtë të paktën 2 orë para testit
Mos bëni aktivitet fizik.
Pas testit
Pas testit të metakolinës, personi mund të rimarë trajtimin me ilaçe dhe të rikthehet në regjimin e tij ushqimor dhe aktivitetit të rregullt. Nuk ka nevojë për periudhë shërimi, vetëm nëse mjeku ju thotë të kundërtën.
Testi i metakolinës nuk këshillohet në disa raste:
Shtatzëni apo ushqyerje me gji
Aneurizëm i aortës apo cerebrale
Shqetësime të lidhura me tensionin e gjakut
Infarkt apo iktus në muajt e fundit
Çfarë duhet të merni në konsideratë gjatë testit të metakolinës
Testi i metakolinës është minimalisht invazic dhe nuk shkakton asnjë bezdisje apo efekte anësore. Megjithatë, janë të nevojshme disa masa paraprake.
Para se gjithash duhet të keni parasysh që testi zgjat vetëm 90 minuta, prandaj duhet durim për këtë test. Nga ana tjetër kërkohet dhe një farë sforcoje. Për një person që nuk është në kushte të mira fizike apo vuan nga shqetësime të frymëmarrjes, fakti i marrjes frymë dhe nxjerrjes së saj me forcë dhe shpejt shumë herë mund të shkaktojë marramendje, kollë, frymëmarrje me zhurmë, dhimbje të kraharorit, mungesë frymëmarrje.
Prandaj pacienti duhet të vërë në dijeni mjekun nëse ka ndonjë bezdisje, apo nuk ndjehet mirë, apo ka nevojë për më shumë kohë para se të bëjë një spirometër apo nëse mendon se duhet ta ndërpresë testin. Gjithashtu, nëse ditët para testit vërehet një situatë që mund të ndikojë në rezultate këshillohet të vini në djeni mjekun./ MeMjekun.com
Burimi: American Lung Associaton
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…