Gastroeneterologji

Fibroza hepatike/Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Fibroza hepatike është një proce që konsiston në zëvendësimin progresiv në mëlçi të qelizave normale, të afta për të marrë funksione të ndryshme të organit, me inde mbresë, që në fakt nuk janë në gjendje të kryejnë asnjë funksion. Është një shfaqje e përpjekje të themi të ngathët për të riparuar qelizat e dëmtuara .

Fibroza hepatike në vetvete nuk ka simptoma, por ka tendencën të evolojë drejt një gjendje të cirozës hepatike që do të shfaqet kur dëmtimi tashmë është në një fazë të avancuar.

SHKAQET

Mëlçia është organi më i madh i trupit njerëzor (nëse përjashtojmë lëkurën) dhe angazhohet në mënyrë aktive dhe çdo ditë në tretjen e ushqimit, magazinimin e energjisë dhe trajtimin/eliminimin e substancave mbetje.

Ka shume lloje sëmundjesh të mëlçisë:

Sëmundje vitale, si hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C
Sëmundje të shkaktuara nga stili i gabuar i jetës si droga, helmet, ilaçet hepatoksike apo abuzimi i alkoolit.
Tumori në mëlçi
Sëmundje të trashëgueshme si hemokromatoza dhe sëmundja e Wilson.

Shkaqet kryesore te fibrozës hepatike në shtetet e industrializuara përfshihen hepatiti C, abuzimi me alkoolin, steatohepatiti joalkoolik (mëlçia e dhjamosur, një gjendje e nënvlerësuar dhe zakonisht rezultat i një stili jetese jo të duhur), i cili shpesh karakterizohet nga sindroma metabolike, obeziteti, diabeti melit i tipit 2, kolesteroli i lartë, dhe insulino-rezistenca si karakteristikë e përbashkët.

Në prani të një sëmundjeje të mëlçisë, organi mund të bëhet objekt i në rrethi vicioz të rrezikshëm:
Sëmundja themelore shkakton dëme qelizore
Mëlçia dërgon sinjale të pandërprera që synojnë riparimin e qelizave

Stimuli i vazhdueshëm inflamator/riparues çon në prodhimin e indit mbresë (i përbërë nga kolagjeni dhe proteina), që nuk është më në gjendje të garantojë funksionimin e duhur të organit.
Përqindja e indeve mbresë rritet në mënyrë progresive, ndërsa aftësia funksionale e organit zvogëlohet në mënyrë të kundërt propocionale.

Indi mbresë kufizon dhe bllokon edhe fluksin e gjakut në brendësi të mëlçisë, duke i lënë qelizat hepatike “të urritura” e më pas i shkatërron qelizat e shëndetshme duke përshpejtuar më tej procesin e zëvendësimit patologjik.

SIMPTOMAT

Fibroza në fazat fillestare shpesh nuk shkakton simptoma dhe kjo është arsyeja e një rreziku të vonuar në diagnostikimin e gjendjes deri në fazë më të avancuar të cirrozës:
Zvogëlim i oreksit
Humbje e peshës
Dobësi dhe lodhje
Të përziera
Verdhëza
Asciti
Konfuzion dhe vështirësi në përqëndrim (encefalopatia hepatike)

KOMPLIKACIONET

Fibroza hepatike e avancuar shkakton cirozë, pamjaftueshmëri hepatike, hipertension portal, tumor në mëlçi, e mbi të gjitha nëse neglizhohet mund të kërkojë dhe transplant të mëlçisë.

Fillimi i fibrozës hepatike është i fshehtë zakonisht dhe shumica e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë ndodhin pas zhvillimit të cirrozës, ndonjëherë për një periudhë të gjatë (për shembull, në harkun kohor të 15-20 viteve); por duhet të themi se jo të gjithë ata që zhvillojnë fibrozë shkojnë drejt cirrozës dhe jo të gjithë ata që sëmuren me cirroë shkojnë drejt tumorit.

A MUND TË REGRESOHET?

Gjithnjë e më shumë publikime kanë dokumentuar mundësinë e regresit të fibrozës së lehtë, moderuar apo dhe avancuar, si për shembull në rastin e terapisë antivirale të Hepatitit C (e disponueshme prej pak vitesh); dhe duhet të theksojmë se mundësia më e madhe është në fazën fillestare.

Kjo mundësi është pothuajse e kufizuar për pacientët ku shkaku themelor i fibrozës është në fakt i shërueshëm; Përveç fibrozës dhe cirrozës së lidhur me hepatitin viral, regresioni u vu re edhe në hepatitin joviral, për shembull:

fibroza e pacientëve me sëmundje të mëlçisë së dhjamosur alkoolike regresohet pas ndërprerjes së konsumit të alkoolit,
pacientët me steatohepatit joalkoolik kanë shfaqur shenja të regresionit pas humbjes së peshës nëpërmjet modifikimit të stilit të jetesës ose kirurgjisë bariatrike,
pacientët me hepatit autoimun kishin më shumë gjasa të shfaqnin regres pas arritjes së remisionit biokimik,
pacientët me hemokromatozë përfitojnë nga trajtimi efektiv.

DIAGNOZA

Diagnoza e fibrozës hepatike vjen nga informacionet e mara nga mjeku përmes:

Vizitës mjekësore (anamnezës)
Analizave të gjakut (transaminaza, bilirubina…)
Ekzaminimet imazherike
Ekografia
Tomografia e kompjuterizuar
Rezonanca magnetike

Megjithatë, ekzaminimi i referencës është biopsia e mëlçisë, një qasje invazive që kërkon një mostër të vogël të indit të mëlçisë; Ai të jep mundësinë jo vetëm të diagnostikohet me siguri ecuria e dëmtimit, por edhe të monitorohet reagimi ndaj terapive me kalimin e kohës.

SI TA NGADALËSOJMË DHE KUROJMË FIBROZËN HEPATIKE

Objektivi kryesor i trajtimit është kura e patologjisë themelore, zgjidhja e të cilit në mënyrë ideale ndërpret apo ngadalëson dëmin hepatik:

Ilacet antivirale për hepatite të shkaktuara nga virusi
Ndërprerja e konsumit të alkoolit në rastin e hepatitit alkoolik
Ilaçe për heqjen e metaleve të rënda në rastet e sëmundjes Wilson / hemoromatozës
Zvendësimi i ilaçit hepatotoksik
Trajtimi i bllokimit të kanaleve biliare
Humbja e peshës dhe trajtimet metabolike për pacientët e prekur nga steatoza joalkoolike

Një vëmendje të madhe për stilin e jetës është një kusht i domosdoshëm për të gjithë pacientët, për të pasur një mëlçi në kushtet e funksioniomit të mirë:
Humbja në peshë është e nevojshme
Ndërprerja e alkoolit
Një regjim ushqimor me perime, fruta, bishtaja dhe drithëra integrale
Praktikimi i rregullt i aktivitetit fizik./ MeMjekun.com

Burimi referues: NIH

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago