Sëmundje infektive

Omicron, çfarë është varianti i ri i COVID-19

Varianti i ri B.1.1.529 nga Afrika e Jugut eshte quajtur Omicron (O) nga OBSH dhe jo Nu sic u mendua me parë.

Gjithashtu është klasifikuar direkt si VOC (Variant of Concern) dhe jo si VOI (Variant of Interest)

Çfarë duhet të dimë për të?

VARIANTI B.1.1.529 ME NUMER REKORD 32-MUTACIONE NE SPIKE – INFO

Afrika e Jugut me 5 shtete të tjera fqinje të Afrikës janë vendosur në Listën e Kuqe nga shume shtete që këtë javë për shkak të paraqitjes së variantit të ri B.1.1.529 i cili përmban 32 mutacione në Spike-proteine, pra numër të pazakontë të lartë mutacionesh dhe më shumë mutacione se të gjitha variantet e tjera të njohura deri më tani në përgjithësi dhe në S-proteine.

Sidoqoftë, duhet të sqaroj përkundër paralajmërimeve se mund të jetë edhe më i rrezikshëm në përhapje dhe ikje të imunitetit se varianti Beta që u zbulua në Afrikën e Jugut, theksoj se evolucioni i virusit në një variant me më shumë mutacione nuk do të thotë domosdoshmërish se do të jetë më i rrezikshëm.

Ka ndodhur edhe në të shkuarën që të jetë edhe e kundërta, me fenomenin e “mutagjenezës letale” që kur një virus pëson shumë mutacione, ajo e dërgon virusin në vetëshkatërrim dhe evolucion negativ, përkatësisht në rrezikshmëri shumë të ulët.

Prandaj nuk duhet panik por vigjilencë për ta pasur në kontroll dhe mos lejuar të përhapet në botë, ashtu siç nuk u lejua të përhapet varianti Beta që i ik imunitetit paraprak me shumë nga të gjitha variantet tjera, por jo panik. Një ngadalësim i tillë dhe ky mendohet se ka pasur mutagjenezë letale të variantit Delta ka ndodhur në Japoni, ku Instituti i Gjenetikës në Tokio kishte hasur numër jo të zakonshëm të rritur të mutacioneve në nënvariantet e Deltës, që pas një kohë varianti të pësonte një ngadalësim në përhapje dhe fitnes, duke u ndikuar nga proteina nsp4.

Une realisht mbështes teorinë se virusi po kalon në mutagjenezë letale/vdekjeprurëse për veten, pra ka arritur në evolucion në disa mutacione që i bëjnë më shumë dëm virusit se sa i ndihmojnë atij. Prandaj numri i madh i mutacioneve ≠ rrezikshmeri nga virusi.

Shtetet duhet të bëjnë të pamundurën për të kontrolluar kufijtë nga pasagjerë që kanë qenë në Afrike e veçanti Afrikën e Jugut dhe shtetet e lidhura me banorë të tyre dhe gjithashtu duhet të sekuencohen sa më shumë mostra në baza rutinore për të parë nëse ka hyrë në qarkullim ky variant apo në përgjithësi cilët variante. Duhet theksuar se shtetet e Ballkanit janë njëherësh edhe shtetet që sekuencojnë më pak mostra pozitive të SARS-CoV-2 për të zbuluar variante të reja, kurse Islanda, Danimarka, Luksemburgu janë shtetet që sekuencojnë më shumë në Europë dhe botë.

Ky variant në aspekt e gjenomit të tij detektohet më lehtë dhe më shpejtë me PCR për shkak të ndryshimit të pazakontë në gjenin S të tij dhe paraqitjes së më shumë mutacioneve, kështu nuk duhet bërë sekuencim të plotë gjenomik por detektohet më shpejtë dhe më lehtë,

Artikull nga Egzon ADEMI /Asst.prof ne dept. e Farmacise dhe Biokimise Analitike, UT, RMV

Burimi: Facebook

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago